KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Deputetët më të gjobitur për mungesat në Kuvend
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Deputetët më të gjobitur për mungesat në Kuvend
AnalizePolitike

Deputetët më të gjobitur për mungesat në Kuvend

Përditësimi i fundit: 12 Gusht, 2024 1:01 pm
114 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë nëshkuar me gjoba për shkak të mungesave në seanca plenare apo në komisione përgjatë muajit korrik që përmbylli edhe sesionin parlamentar.

Ligjvënësit janë penalizuar me heqje të pagës nga 10 deri në 60 mijë lekë, teksa mazhoranca ka numrin më të lartë të deputetëve të penalizuar për shkak të mungesave me 15 emra në listë.

Blendi Klosi, Eduard Shalsi, Pandeli Majko janë disa prej ligjvënësve socialistë të cilëve i janë hequr rreth 10 mijë lekë nga paga. Ndërsa gjobën më të lartë në radhët e së majtëve e ka marrë ish-deputetit i LSI-së Agron Çela me 50 mijë e lekë, e pas tij vijnë Plarent Ndreca dhe Paulin Sterkaj me 30 mijë lekë gjobë.

Por, rekordin për penalitetin e shifrës më të lartë në pagë gjatë muajit Korrik e mban sërish opozita, e më konkretisht, sërish deputetja Oriola Nebijaj.

Kësaj të fundit i është mbajtur paga me rreth 60 mijë lekë vetëm për muajin korrik. Pas nuk mbetet as deputetja Andia Ulliri me një gjobë prej 51 mijë lekësh, ndërsa Enekelejd Alibeaj vjen pas tyre me penalitetin prej 40 mijë lekësh. Janë 13 deputetë në listë nga radhët e së djathtës, të cilët kanë marrë dhe gjoba më të vogla si 10 deri në 30 mijë lekë heqje të pagës, mes tyre dhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha.

Deputetët e gjobitur të mazhorancës:

  1. Agron Çela 51,192 lekë
  2. Plarent Ndreca 30,730 lekë
  3. Paulin Sterkaj 30,715 lekë
  4. Tatiana Nurçe 20,477
  5. Bardhyl Kollçaku 20,477 lekë
  6. Laert Duraj 20,477 lekë
  7. Nasip Naço 20,477 lekë
  8. Lavdrim Krrashi 20,477 lekë
  9. Antoneta Dhima 10,238 lekë
  10. Fadil Nasufi 10,238 lekë
  11. Alban Xhelili 10,238 lekë
  12. Ilir Topi 10,238 lekë
  13. Blendi Klosi 10,238 lekë
  14. Eduard Shalsi 10,238 lekë
  15. Pandeli Majko 10,238 lekë

Deputetët e gjobitur të opozitës:

  1. Orjola Nebijaj 61,431 lekë
  2. Andia Ulliri 51,192 lekë
  3. Enkelejd Alibeaj 40,954 lekë
  4. Flutura Açka 32,202 lekë
  5. Gëzim Ademaj 20,477 lekë
  6. Merita Bakiu 10,238 lekë
  7. Lulzim Basha 10,238 lekë
  8. Arbi Agalliu 10,238 lekë
  9. Eralda Bano 10,238 lekë
  10. Orjola Pampuri 10,238 lekë
  11. Saimir Korreshi 10,238 lekë
  12. Agron Gjekmarkaj 10,238 lekë
  13. Albana Vokshi 10,238 lekë

Aktualisht deputetët e parlamentit paguhen 310 mijë lekë në muaj, pagë e cila u dyfishua në mars të vitit që lamë pas me vetë votat e tyre. Deri para një viti paga e deputetit rezultonte 156 770, ndërkohë që u rrit në 310 mijë lekë. Ndërkohë, paga e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit shkoi rreth 395 mijë lekë në muaj, e Presidentit në 425 mijë lekë, kurse e ministrave në rreth 318 mijë lekë bruto.

Bashkë me pagat u rritën edhe shpërblimet për deputetët, duke përfshirë rimbursimin e karburantit, qirasë dhe telefonit. Ndërkaq, shpërblimet nuk janë unifikuar, e për rrjedhojë, ndahen sipas aktivitetit të secilit deputet dhe sot disa prej tyre marrin deri në 385 mijë lekë çdo muaj.

Pasqyra financiare tregoi se listëpagesa kapi vlerën e 57.6 mln lekëve, të hedhura në llogaritë bankare të anëtarëve në parlament. Nga borderorja e muajit të fundit të ekzekutuar tashmë, del se të ardhurat mesatare të deputetit në parlament arrijnë në 440 mijë lekë, ose 4.4 milionë lekë të vjetër.

Paga më e lartë në piramidën e shtetit shqiptar aktualisht është ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë. Por, të ardhurat mujore për deputetët tejkalojnë të ardhurat e Presidentit, për shkak të dietave të larta, pagesave për karburant, telefon dhe pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Të ardhurat mujore të deputetëve, vetëm nga statuti i deputetit, do të arrijnë deri në 5 milionë lekë të vjetra në muaj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Medaljet e bronzta nuk tregojnë asgjë për gjendjen e sporteve olimpike në Shqipëri
Artikulli tjetër 60% e familjeve në Shqipëri nuk përballojnë shpenzimet e papritura

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.