KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dikur ndahej pushteti për të bërë shtet, sot vjedhin pushtet për të mos bërë shtet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Dikur ndahej pushteti për të bërë shtet, sot vjedhin pushtet për të mos bërë shtet
KryesoreOpinionPolitike

Dikur ndahej pushteti për të bërë shtet, sot vjedhin pushtet për të mos bërë shtet

Përditësimi i fundit: 20 Janar, 2025 2:31 pm
126 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, deklaroi në një intervistë televizive se, në vendin tonë sot mund të flitet për autokraci dhe jo për demokraci.

Sipas tij, dikur ndahej pushteti për të bërë shtet, ndërsa sot vidhet pushtet për të mos bërë shtet. Ai theksoi se e keqja aktuale në vendin tonë është se liderët mendojnë se duhet të qëndrojnë sa më gjatë në pushtet sepse nuk ka tjetër që ta marrë përsipër qeverisjen.

“Sot flitet për autokraci dhe kjo është vërtetuar nga shumë raporte. Por, nuk është fenomen vetëm shqiptar, por gjendet në shumë vende, si Hungari, Turqi dhe Rusi. E keqja është se liderët tanë mendojnë se duhet të qëndrojnë sa më gjatë në pushtet sepse nuk ka tjetër që ta marrë përsipër qeverisjen. Kur je në qeveri ke shumë mundësi të keqpërdorësh pushtet. Në kohën tonë kishim shumë vështirësi, por qeverisja ishte shumë demokratike, në parti dhe në vend. Ishte teza “do të ndajmë pushtet për të bërë shtet”. Tani, siç më tha një kolegu im, “po vjedhin pushtet për të mos bërë shtet”. Nuk e kam fjalën vetëm për këtë qeverisje, por në tranzicionin tonë”, u shpreh Malaj.

Sipas Malajt , çelësi i rotacionit politik është “përçarja e mazhorancës”.

“Duke ditur që ekziston vetëm kjo mundësi, opozita duhet të bëjë maksimumin që me krijimin e një fryme besimi dhe me forca të ndryshme politike, të krijojë një front. Por, që ta krijosh këtë, duhet kredibiliteti publik”, theksoi Arben Malaj.

Gjatë intervistës, Arben Malaj tregoi dhe një përplasje që kishte patur me Edi Ramën, para se Partia Socialiste të vinte në pushtet në vitin 2013. Ai tregoi se i kishte kërkuar kryesocialistit që të modernizonin partinë para se të vinin në pushtet, por Rama kërkonte të kundërtën.

Malaj e konsideroi si absurde faktin që sot përfaqësues të PS-së deklarojnë se sindikatat pengojnë ekonominë, ku sipas tij, ky detaj tregon fshirjen e ndarjes mes të majtës dhe të djathtës.

“Unë kisha idenë që PS-ja duhej të demokratizohej përpara se të vinte në pushtet, ndërsa Rama kishte idenë që të vinim një herë në pushtet e më pas të demokratizohej. Kur sot diskutohet nga të gjithë se pse është thelluar pabarazia, një nga tezat është shpërbërja e sindikatave. Nuk ka më palë që negociojnë me njëra-tjetrën. Zakonisht, punëdhënësit nuk i duan sindikatat. Të kishte përfaqësues të PS dhe të thonë që sindikatat pengojnë ekonominë do të thotë që është fshirë ndarja mes të djathtës e të majtës.

Është modeli i lidershipit që u krijua. Të gjithë kanë merakun e mbijetesës. Duke mos pasur një karrierë të mirëfilltë, duke mos ardhur nga Akademia e PS, ata e shikojnë fatin e tyre vetëm te lideri. Fushata që nisi në PS me ardhjen e Edi Ramës ishte ajo kundër “xhaketave të vjetra”. Në fakt, ne ishim rreth 50 vjeç, njerëz me integritet”, tha Malaj.

Ai foli edhe për atë që nuk shkon me Reformën në Drejtësi, ku theksoi se kemi probleme shumë të mprehta te administrata publike dhe të gjyqësori.

“SPAK nuk është zgjidhje shqiptare, por përshtatje e një programi për të pastruar drejtësinë nga korrupsioni. Janë 140 mijë dosje që presin, me 3 veta për familje janë 420 mijë persona në gjyq. Më e keqja është se aty ka probleme prone dhe pushimesh nga puna. Shqiptarët ikin jo vetëm për pagat, por nuk gjejnë respektin institucional dhe ligjor. Kemi probleme shumë të mprehta te administrata publike dhe të gjyqësori”, tha Arben Malaj.

I pyetur nëse a ka më ambicie politike, Malaj mohoi që të ketë dëshirë të bëhet më ministër apo deputet, por theksoi se nëse qeveria aktuale do të ketë nevojë, ai është i gatshëm për t’i shërbyer vendit.

“Nuk kam asnjë ambicie të drejtpërdrejtë as për deputet, as për ministër. Unë pata rastin që i shërbeva vendit tim në krizën e tij më të thellë. Tani jam në pension suplementar dhe shkruaj libra. Nëse qeveria ka nevojë për këshilltar, unë shërbej sepse ky është vendi im. Por, ambicie të tjera nuk kam.

Le të krijohen gjenerata të reja, por nuk duhet bërë ajo që bëri Partia Socialiste duke i ndarë gjeneratat: të vjetrit që duhet të iknin dhe të rinjtë që duheshin provuar. Nancy Pelosi (në SHBA) është 94 vjeç. Edhe në Itali senatorët janë të vjetër… Nuk është mosha ajo që të bën ty të vjetër, është rënia e fuqisë për t’i shërbyer vendit. Mund të jesh i ri dhe përtac. Të rinjtë nuk e kanë eksperiencën në vendimmarrje, ndërsa ata që kanë eksperiencë kanë shpejtësi në vendimmarrje dhe logjikë.” – deklaroi Malaj.

 

Marrë nga A2 CNN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dumani flet për gazetarët: SPAK ndan provën nga thashethemi
Artikulli tjetër E majta në të gjithë botën prek fundin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.