KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Donald J. Trump, një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Donald J. Trump, një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës
AnalizeBotaKomentPolitike

Donald J. Trump, një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës

Përditësimi i fundit: 21 Janar, 2025 9:06 am
164 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Donald Trump bëri dje betimin si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ky moment shënon një rikthim historik në pushtet të njeriut që në pak më shumë se nëntë vite riformësoi Partinë Republikane, në një vend ku ndasitë politike janë gjithnjë e më të dukshme.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh i hedh një vështrim rrugëtimit politik të Trump dhe rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump thotë se u rizgjodh pas një mbështetjeje “të paparë dhe të fuqishme” të votuesve amerikanë.

“Dua të falënderoj popullin amerikan për nderin e jashtëzakonshëm duke më zgjedhur si presidentin e 47-të dhe të 45-të. Do të luftoj për çdo qytetar, familjet dhe të ardhmen tuaj. Çdo ditë do të luftoj për ju. Në çdo frymëmarrje, nuk do të pushoj derisa ta bëjmë Amerikën të fortë, të sigurt dhe të begatë, ashtu siç e meritojnë fëmijët tanë dhe ju”, tha Trump.

Njohësit thonë se rikthimi i Trump në pushtet është rezultat i vendosmërisë së tij për të triumfuar.

“Mendoj se ai është dikush që ka besim të jashtëzakonshëm në intuitën e tij”, thotë gazetari Russ Buettner.

Ai dhe Susanne Craig janë gazetarë investigativë të gazetës ‘New York Times’ dhe bashkëautorë të librit “Lucky Loser”,” Humbësi me Fat”, një vlerësim kritik mbi portretizimin që Trump i ka bërë vetes si miliarder që u bë i suksesshëm falë punës së tij.

“Që nga fillimi i viteve ‘80 ai nuk u ka besuar njerëzve që janë ekspertë të fushës në pothuajse asgjë. Ai gjithmonë do t’i anashkalojë ata, për t’i bërë gjërat ashtu siç do ai”, thotë Buettner.

Shkronjat e mëdha prej ari të emrit të tij në kullat Trump, janë një shfaqje e ambicieve dhe reklamimit të vetvetes.

“Pasuria e tij ishte 200 milionë dollarë kur po fliste në një intervistë për ‘New York Times’ dhe ajo u rrit në një miliard dollarë kur po fliste për emisionin ‘60 minuta’ një dekadë më vonë”, thotë gazetarja Susanne Craig.

Trump arriti të tërheq vëmendjen duke e portretizuar veten si një person që sjell rezultate. Përmes emrit të tij ai fitoi miliona.

Por pas suksesit të tij qëndronin problemet. Kompanitë e tij shpallën falimentimin gjashtë herë. Kazinotë e tij dolën me humbje para dhe u mbyllën.

Trump arriti t’i kompensojë humbjet me programin e tij televiziv “The Apprentice”, një projekt që e çoi atë drejt rolit më të madh deri tani.

“Zonja dhe zotërinj, unë po kandidoj zyrtarisht për president të Shteteve të Bashkuara dhe ne do ta bëjmë vendin tonë madhështor sërish”, tha ai më 16 qershor 2015.

Pa keqardhje dhe pa filtra, Trump ishte një kandidat polarizues dhe nacionalist.

“Kur Meksika dërgon njerëz, nuk dërgon më të mirët që ka. Ata po sjellin drogë, krim, ata janë përdhunues, ndërsa disa supozoj se janë njerëz të mirë”, tha ai.

Si president,  Trump emëroi tre anëtarë të Gjykatës së Lartë që ndihmuan në sfuqizimin e ligjit të së drejtës për abort.

Në fillim të vitit 2020, pandemia COVID-19 vuri në provë Trump. Ai përshpejtoi zhvillimin e vaksinave të domosdoshme për të shpëtuar jetët e njerëzve. Por, ai gjithashtu dha përshtypjen se u sugjeroi shkencëtarëve që të studionin injektimin e klorit për të vrarë virusin.

Me mbi 9 milionë amerikanë të infektuar dhe mbi 230 mijë të vdekur, nëntorin e atij viti votuesit zgjodhën Joe Bidenin si presidentin e tyre të ardhshëm.

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Trump u përball me padi të shumta penale dhe është ish presidenti i parë që është dënuar për një vepër penale.

Trump i ka cilësuar proceset kundër tij, si një gjueti politike shtrigash. Sidoqoftë, ai kurrë nuk ka qenë më popullor. Trump i mbijetoi dy atentate vitin e kaluar, gjë që forcoi lidhjen e tij me mbështetësit.

“Zoti ka një plan për Trumpin. Ai shpëtoi për disa qëllime dhe arsye. Shpresojmë se do të bëhet presidenti i 47-të”, tha para zgjedhjeve Pam Smith, mbështetëse e Trump.

Politika amerikane ka ndryshuar me hyrjen në skenë të Donald Trumpit. Bashkëautori i librit “Arti i Rikthimit”, po nis mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë në një nga rikthimet më të mëdha në historinë amerikane.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Donald Trump nis menjëherë nga puna, SHBA tërhiqet nga marrëveshja e Parisit për klimën
Artikulli tjetër Tragjedi në Turqi: 10 të vdekur nga zjarri në një hotel

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.