KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Donald Trump gati të takojë Putinin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Donald Trump gati të takojë Putinin
AktualeBotaKomentPolitike

Donald Trump gati të takojë Putinin

Përditësimi i fundit: 10 Janar, 2025 12:45 pm
138 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Donald Trump pohoi se, po organizohet një takim mes tij dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, nuk dha asnjë afat kohor se kur mund të zhvillohet biseda kokë më kokë. “Ai dëshiron që të takohemi dhe ne po angazhohemi për këtë”, u shpreh president ii zgjedhur i SHBA-së nga rezidenca e tij në Florida.

Agjencia ruse e lajmeve Tass citon ndërkohë zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, të pohojë se, nga SHBA, ende nuk ka asgjë zyrtare lidhur me një takim të tillë. Trump është zotuar të  negociojë një fund luftës në Ukrainë menjëherë sapo të marrë detyrën më 20 janar, teksa është shprehur vazhdimisht skeptik për mbështetjen ushtarake dhe financiare të SHBA për Kievin. “Putin e ka thënë dhe publikisht se kjo luftë duhet mbyllur. E gjithë kjo është rrëmujë e përgjakshme, u shpreh Trump. Republikani ka caktuar Keith Kellogg, ish-këshilltar për sigurinë kombëtare dhe gjeneral-lejtnant në pension në ushtrinë amerikane, si të dërguar special në Ukrainë dhe Rusi. Kellogg ka paraqitur idetë e tij se si SHBA mund t’i japë fund konfliktit dhe propozon që Ukraina të përfitojë ndihmë të mëtejshme nga SHBA vetëm nëse pranon të marrë pjesë në bisedimet e paqes me Moskën.

Një ditë më parë, sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin mblodhi homologët e tij botërorë, pjesë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, për një takim të fundit të këtij grupi nën patronazhin e tij. Në takim mori pjese edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili i bëri thirrje administratës së ardhshme amerikane që të mos e braktisë Ukrainën.

Gjatë kësaj vizite në bazën ushtarake amerikane të Ramstein në Gjermani, administrata e Presidentit Biden njoftoi paketën e fundit të ndihmës ushtarake për Kievin në vlerë prej 500 milionë dollarësh.

 

Marrë nga BBC

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjendja e Janullatos kritike, pas intubimit futet në sallën e operacionit
Artikulli tjetër Dritan Rexhepit i komunikohet masa e sigurisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.