Donald Trump po shkonte drejt humnerës. Presidenti i SHBA e pa se Wall Street-i dhe sistemi global i tregtisë (nga i cili Amerika përfiton më shumë se kushdo tjetër) filloi të shembej, dhe bëri një kthesë.
Kjo do jetë narrativa konvencionale, sipas të cilës Trump u zmbraps, por unë mendoj se ai thjesht mori atë që donte.
Vendimi i djeshëm për një pauzë 90-ditore të tarifave reciproke, ndërkohë që rriti normën për Kinën në 125 përqind, sigurisht që ka ardhur si një lehtësim për tregjet. S&P500 u rrit pothuajse 9 përqind. Investitorët mund të marrin frymë të lehtësuar përsëri.
Do të ishte e lehtë të argumentohej se presidenti Trump thjesht u tërhoq nga lufta. Tarifat ishin gati të shkaktonin një recesion global, dhe pasojat nga kjo, do të dominonin pjesën tjetër të kohës së tij në Shtëpinë e Bardhë. Nuk ia vlente.
E megjithatë kjo injoron atë që është e dukshme. Pjesa tjetër e botës është nënshtruar e tmerruar.
Gjatë tre muajve të ardhshëm do të shohim një sërë lëshimesh. Vendet në Azi, si Vietnami, që do të zhdukeshin, do të mirëpresin mallrat amerikane.
BE-ja do të kuptojë se kamionçinat Ford nuk kanë nevojë për tarifa.
Dreqi e mori, edhe kryeministri britanik Keir Starmer mund të fotografohet duke hapur tregun në Mbretërinë e Bashkuar. Trump do fitojë!
E gjithë kjo mund të përfundojë me një marrëveshje globale për të riorganizuar tregtinë dhe financat: “Marrëveshja Mar-a-Lago”, e cila ishte përfolur në tregje për javë të tëra.
Do të shohim këtë gjatë javëve të ardhshme. Vërtet pasiguria do të zgjasë me muaj dhe kjo mund të dëmtojë besimin. Por ndërkohë kriza është shmangur – dhe tregtia globale mund të vazhdojë përpara.
Marrë nga Spectator