KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Durrës, investimet për turizmin nxisin akuza për përfitime elektorale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Durrës, investimet për turizmin nxisin akuza për përfitime elektorale
AktualeKryesoreOpinionPolitikeSociale

Durrës, investimet për turizmin nxisin akuza për përfitime elektorale

Përditësimi i fundit: 7 Maj, 2025 12:16 pm
174 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Pak ditë pas nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ndaloi në shëtitoren “Taulantia” përgjatë vijës bregdetare të qytetit për të inauguruar një tjetër projekt rehabilitimi.

I shoqëruar nga kryebashkiakja Emiriana Sako, Rama prezantoi punimet si pjesë e një strategjie për të forcuar turizmin lokal dhe gjallëruar jetën e natës së qytetit gjatë sezonit veror.

“Në shëtitore do të ketë edhe hapësira të tjera që do të i japin shumë adrenalinë turizmit, shëtitjeve të pasdites, fundjavës e jetës së natës,” u shpreh Rama, i cili vuri theksin te potenciali ekonomik i punimeve.

Projekti në shëtitoren “Taulantia”, një zonë që ka kaluar disa herë nën rikonstruksion gjatë dekadës së fundit, është vetëm një nga disa punime që po kryhen paralelisht në zona të tjera bregdetare. Punime të ngjashme po zhvillohen në Plazhin e Madh dhe në segmentin nga “Nyja e Shkozetit” deri te “Stacioni i Trenit,” si dhe në zona periferike që vuajnë prej vitesh nga mungesa e infrastrukturës.

Por për rivalët e tij politikë, koha e këtyre investimeve nuk është e rastësishme. Opozita ka denoncuar projektet si “punime elektorale” të nxituara nga përllogaritje politike që, në vend të përmirësojnë përvojën turistike, shkaktojnë rrëmujë, kaos dhe ndotje në prag të sezonit turistik.

Kandidatët e opozitës në qytetin bregdetar e akuzojnë qeverinë për përdorim të fondeve publike në funksion të fushatës, duke vënë në pikëpyetje jo vetëm qëllimin e projekteve, por edhe efikasitetin dhe planifikimin e tyre.

“Në fillim të sezonit turistik dhe në mes të fushatës, bashkia Durrës shpartallon shëtitoren në zonën ku ndodhen restorantet”, shkroi në një postim në media sociale Oerd Bylykbashi, kandidati i koalicionit opozitar për Qarkun e Durrësit.

E pyetur nga BIRN, bashkia e Durrësit tha në një përgjigje me shkrim se punimet rehabilituese në zonën e plazhit nuk ishin të lidhura me fushatën zgjedhore.

“Bashkia Durrës ndër vite ka marrë masa për përmirësimin e infrastrukturës në zonat e plazhit, duke realizuar rehabilitimin e rrugëve në të gjithë elementët e saj, ndriçim, kanalizimet, etj”,” tha ajo.

Rama po kërkon një mandat të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit dhe Durrësi konsiderohet si një nga qarqet kryesore ku do të vendoset se kush do ta qeverisë vendin në katër vitet e ardhshme.

Të dhënat nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës tregojnë se mbi 1,200 biznese janë të lidhura me turizmin bregdetar. Sipas Bashkisë së Durrësit, rreth 1.5 milionë vizitorë kanë vizituar qytetin vitin e kaluar, dhe autoritetet synojnë që kjo shifër të rritet në sezonin e ardhshëm.

“Çdo vit rikonstruksionet fillojnë në prag të sezonit, duke krijuar bllokime rrugësh, pluhur dhe rrëmujë urbane,” tha Artan Luku, kandidat i Aleancës për Shqipërën Madhështore. Ai shtoi se vizitorët nuk vijnë për të parë ekskavatorë, por për përvojë relaksuese, e cila sipas tij mungon në shumicën e plazheve.

“Shumë destinacione atraktive humbin vlerën e tyre vetëm për shkak të mungesës së rrugëve funksionale, ndriçimit dhe sinjalistikës,” tha Luku.

Përfaqësues nga mazhoranca i hedhin poshtë kritikat. Klodiana Spahiu, kandidate e Partisë Socialiste, tha se puna është planifikuar me kohë dhe po kryhet në periudhën më të përshtatshme. “Gjatë dimrit punimet janë të pamundura për shkak të kushteve të motit,” tha ajo.

Spahiu theksoi se faza e dytë e shëtitores së Plazhit të Madh po i afrohet përfundimit dhe pritet të mbyllet brenda muajit maj. Sipas saj, projektet janë përshëndetur nga qytetarët, ndërsa infrastruktura rrugore në qytet është përmirësuar ndjeshëm falë investimeve të bashkisë dhe fondeve të qeverisë.

Artan Kacani, kandidat për deputet në Durrës nga partia “Lëvizja Bashkë”, i cili me profesion është urbanist, tha se projektet e qeverisë shpesh mungojnë në koherencë dhe vizion.

“Bizneset lokale janë ndër viktimat kryesore të kësaj situate,” theksoi Kacani. “Mungesa e infrastrukturës jo vetëm që ul ndjeshëm numrin e turistëve që zgjedhin të vizitojnë zona më të izoluara, por dekurajon edhe investimet e reja”, përfundoi ai.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Arsimi në fushatë: Si po përdoren nxënësit për kalendarin elektoral të Ramës
Artikulli tjetër ‘Sy më sy’ me komunitetin rom, që politika e kujton vetëm për vota

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.