KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dyshime për manipulim votash, brenda partive, në Kosovë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dyshime për manipulim votash, brenda partive, në Kosovë
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeRajoni

Dyshime për manipulim votash, brenda partive, në Kosovë

Përditësimi i fundit: 20 Janar, 2026 10:49 am
450 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Rinumërimi i pjesshëm i votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, në disa komuna të Kosovës ka shpërfaqur mospërputhje të shumta, për kandidatë që përfshijnë të gjitha partitë politike. Këto mospërputhje të votave në regjistrat përfundimtar, nuk ndryshojnë përqindjen e rezultatit të partive politike, por ndryshojnë rezultatin e kandidatëve për deputet brenda subjekteve politike.

Nga mbi 900 vendvotime në të gjithë Kosovën që shkuan në rinumërim, sipas një vendimi të KQZ-së, në komunën e Prizrenit dalin mospërputhjet më të mëdha deri tani. Kandidatëve të caktuar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), u janë shtuar rreth 19 mijë vota që nuk i kanë marrë nga qytetarët në kuti. Atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dallimi është rreth 4.500, ndërsa të Vetëvendosjes mbi 3.100. Dallime më të vogla ka edhe te partitë tjera.

Mospërputhjet e mëdha

Pas këtyre mospërputhjeve të votave në kuti me regjistrat përfundimtar të kandidatëve të caktuar për deputet dhe dyshimeve për “vjedhje” të votave, kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Petrit Kryeziu, tashmë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të identifikojë personat përgjegjës dhe të sigurojë prova, duke përfshirë edhe nënshkrimet e komisionerëve. Sipas Kryeziut, “çdo person që ka vendosur nënshkrimin e tij duke falsifikuar rezultatet zgjedhore, nuk duhet të qëndrojë i qetë”.

“Tani që rinumërimi po i afrohet fundit, janë evidentuar keqpërdorime të dukshme të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit. Në cilësinë e kryeprokurorit, me vetiniciativë kam lëshuar autorizim me shkrim për Policinë e Kosovës që të identifikojë personat përgjegjës, të sigurojë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet. Çdo person që ka vendosur nënshkrimin e tij duke falsifikuar rezultatet zgjedhore dhe duke ndryshuar vullnetin e qytetarit, nuk duhet të qëndrojë i qetë, do të mbajë përgjegjësi të plotë penale. Manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore janë krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis”, ka thënë prokurori Kryeziu.

Edhe pjesëtarë të shoqërisë civile që kanë monitoruar procesin zgjedhor, kanë bërë thirrje që prokuroria të nisë hetimet dhe ndjekjet penale për, siç thonë, “manipulim të votave të kandidatëve”.

Kërkohen hetime dhe dënime

“Emrat e komisionerëve për secilën tavolinë numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dihen. Por këto manipulime nuk janë bërë krye në vete nga komisionerët. Dhjetëra e qindra vota të shtrembëruara në një vendvotim të vetëm, e mijëra në nivel komune – kryesisht për kandidatë të caktuar dhe në komunat e tyre – nuk janë as rastësi, as gabim njerëzor”, tha Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, organizatë kjo që vazhdimisht monitoron proceset zgjedhore. Sipas Cakollit, “përfshirja e kandidatëve të caktuar në këto skema është shumë e mundshme”. Kështu që sipas tij, “hetimi, pashmangshëm duhet t’i përfshijë edhe ata”.

Si zhvillohet procesi i numërimit të votave?

Në qendrat komunale të numërimit, çdo fletëvotim kalon përmes disa kontrolleve, ku lexohet me zë të lartë nga një numërues, shfaqet në ekran përmes kamerës dhe regjistrohet në sistem elektronik nga një zyrtar tjetër, ndërsa një person i fundit e verifikon fletën.

Megjithatë, sipas organizatave të shoqërisë civile, manipulimi thuhet se bëhet në fazën e leximit të votave për kandidatë. Kur një fletëvotim i takon një partie, ai përmban edhe vota për disa kandidatë. Numëruesi mund të ndryshojë verbalisht numrin e kandidatit të votuar, duke e zëvendësuar me numrin e një kandidati tjetër. Në këtë mënyrë në sistem regjistrohet votë për kandidatin e gabuar, edhe pse fletëvotimi real tregon diçka tjetër. Në fund, numri i votave për parti të caktuar nuk ndryshon, por ndryshon numri i votave për kandidatë brenda të njëjtës parti. Ndaj këtij fenomeni dhe këtyre zhvillimeve reagoi Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila për kandidatët e saj pati më së shumti mospërputhje të rezultateve. Sipas PDK-së, “manipulimet e votave janë të papranueshme”.

PDK: Të respektohet vullneti i popullit

“Eliminimi i çdo dyshimi është në interes të kandidatëve, institucioneve dhe qytetarëve. Partia Demokratike e Kosovës i pret konkluzionet zyrtare të organeve përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me besimin se e vërteta dhe vullneti i qytetarëve do të reflektohen saktë dhe në përputhje me ligjin”, thuhet në një komunikatë të PDK-së.

Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, shkroi në Facebook se “përtej turpit publik dhe ligjit të Republikës, do të ketë edhe përgjegjësi politike brenda shtëpisë sonë”, duke iu referuar LDK-së.

Kërkohet rinumërim i plotë

“Institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë dhe pa përjashtim. Përgjegjësi sipas ligjit, burg, për këdo që ka cenuar votën e lirë. Komisionerët manipulues kanë emra. Dihen të gjithë. Jepuni atyre dhe porositësve përgjigjen pa hezitim. Dhe për të hequr çdo dyshim, KQZ duhet të sigurojë rinumërim të plotë të çdo kutie në çdo qytet. Le të inkurajohen ata që kanë vlerësuar mirë, të zbulohen ata që kanë vjedhur. Vota nuk tjetërsohet. Vota mbrohet”, shkroi Abdixhiku.

Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se “meqë deri tani janë gjetur dhjetëra mijëra fletëvotime me gabime, pa rinumërim të tërësishëm nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve”. Ai thotë se prokuroria duhet të nisë hetime lidhur me manipulimet e mundshme. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ndërkaq, ka thënë se “nëse pas rinumërimit vërehen manipulime të mundshme me votat e kandidatëve brenda subjekteve politike, komisioni do t’i çojë në organet kompetente anëtarët e ekipeve të numërimit”.

Manipulimet dhe zgjidhja

Sidoqoftë, organizatat e shoqërisë civile thonë se mënyra të tilla të keqpërdorimit të votave brenda subjekteve politike për kandidatë të caktuar janë vërejtur në pothuajse secilin proces zgjedhor në Kosovë. Sipas tyre, zgjidhja për këtë problem do të ishte vetëm skanimi teknologjik i fletëvotimeve në vend të numërimit fizik nga komisionerët. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pas këtyre zhvillimeve ka thirrur mbledhje për ditën e hënë, 19.01. Nëse KQZ vendos që të shkohet në nivel vendi në rinumërim të të gjitha votave për kandidatë për deputet, kjo mund ta vonojë certifikimin e rezultateve dhe rrjedhimisht e vonon edhe themelimin e institucioneve të reja, konstituimin e Kuvendit, i cili deri më 4 mars është i obliguar ta zgjedhë presidentin apo presidenten e Kosovës, para se presidentes aktuale, Vjosa Osmani, t’i përfundojë mandati.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Hierarkia e pagave të zyrtarëve të lartë në Shqipëri

Botoxi kontrabandë/ Si u mbyll dosja për doktorin e VIP-ave, Skerdi Faria

Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait/ Po fshihet në Shqipëri?

Vendi i varfër i Europës, e shet naftën 2.8 dollarë për litër

Pas problemeve me qeverinë në shtëpi, 4iG vendos të listohet në Nasdaq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Këshilli i Paqes” i Trumpit: Deklaratë lufte ndaj OKB-së?
Artikulli tjetër QSUT pa drita, mjeku psikiatër: U kalua vija e kuqe, në reanimacion sekondat vrasin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nafta, 70 lekë më shumë se në rajon/ Konfindustria kërkesë për qeverinë
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 17 Shtator, 2026
OVL e UÇK-së thërret protestë popullore nesër në Prishtinë
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Rajoni Sociale 17 Shtator, 2026
Dënimet e Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin protestat
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 17 Shtator, 2026
Qytetarët protestojnë pranë Kuvendit, përplasen me policinë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 17 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.