KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: QSUT pa drita, mjeku psikiatër: U kalua vija e kuqe, në reanimacion sekondat vrasin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > QSUT pa drita, mjeku psikiatër: U kalua vija e kuqe, në reanimacion sekondat vrasin
AktualeFokusKryesoreOpinionSociale

QSUT pa drita, mjeku psikiatër: U kalua vija e kuqe, në reanimacion sekondat vrasin

Përditësimi i fundit: 20 Janar, 2026 10:53 am
300 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Mjeku psikiatër Neli Demi, ka reaguar ashpër pasi QSUT mbeti pa energji elektrike mbrëmjen e së hënës.

Në një reagim në rrjetet sociale, mjeku shkruan se spitali pa energji elektrike nuk mund të quhet defekt teknik, por një krim institucional.

Sipas mjekut, mbrëmë është kaluar vija e kuqe dhe fakti që nuk pati viktima për shkak të mungesës së energjisë elektrike, nuk ishte sukses i sistemit, por fat i verbër.

“Fakti që reanimacioni, urgjenca dhe shërbime jetike në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza kanë mbetur pa energji elektrike është krim institucional, jo “defekt teknik”. Kjo është vijë e kuqe e kaluar. Në asnjë vend normal: reanimacioni, terapia intensive, sallat e operacionit nuk mbeten pa energji elektrike, kurrë. As për sekonda. As për minuta. As “rastësisht”.

Nëse pacientët janë nxjerrë në korridore, kjo do të thotë se: sistemet rezervë nuk ekzistojnë realisht, ose janë jashtë funksioni, ose nuk janë testuar kurrë, ose drejtuesit nuk kanë besim te to. Secila prej këtyre do ishte një dështim kriminal në menaxhimin e shërbimeve jetike.

Mos na flisni për: linja 110 kV, OSHEE, avari të papritura, “ishte për pak minuta”. Në mjekësi “pak minuta” vrasin. Në reanimacion sekondat vrasin. Nëse sot nuk ka viktima, kjo nuk është sukses i sistemit, por fat i verbër. Dhe një shtet që mbështetet te fati për të mbrojtur jetën e qytetarëve nuk është shtet, është rrezik publik. Ky nuk është problem teknik. Ky është problem përgjegjësie penale, administrative dhe morale.

Duhet hetim i pavarur dhe publik, auditim urgjent i sistemeve UPS dhe gjeneratorëve, publikim i menjëhershëm i protokolleve të sigurisë dhe largim i drejtuesve përgjegjës, pa justifikime dhe pa vonesa. Reanimacioni nuk është shërbim “i rëndësishëm”. Është kufiri i fundit mes jetës dhe vdekjes. Kush e ka lënë atë kufi pa energji, ka dështuar në detyrën më bazike të shtetit: mbrojtjen e jetës njerëzore. Dhe për këtë duhet dhënë llogari“-shkruan mjeku në Facebook.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor

Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale

Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore

Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dyshime për manipulim votash, brenda partive, në Kosovë
Artikulli tjetër Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, rinumërimi rrezikon formimin e institucioneve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pasuria e çmendur e drejtoreshës së Tatimeve, Erilinda Lala
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
Intervista e plotë e Edi Ramës për Channel 5
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Nëntor, 2026
Trumpi thotë se do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve
Aktuale Bota Koment Politike 4 Nëntor, 2026
Champions/ Manchester-i përmbys Romën, PSG dërrmon Villarreal-in, Bayern-i thyen Atletico-n
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.