KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: E dashur e majtë ‘woke’: Larg duart nga Zhan D’Arka!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > E dashur e majtë ‘woke’: Larg duart nga Zhan D’Arka!
BotaOpinionPolitikeSociale

E dashur e majtë ‘woke’: Larg duart nga Zhan D’Arka!

Përditësimi i fundit: 12 Prill, 2025 10:30 pm
216 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Nga Hélène de Lauzun

 

Ndër shekuj, përplasjet mes Francës dhe Anglisë janë përshkallëzuar në mënyrë të vazhdueshme dhe kanë kaluar nëpër mijëra kthesa e të papritura. Nga Agincourt te Mers-el-Kébir, duke kaluar nga Trafalgari, marrëdhënia midis galëve dhe armiqve të tyre më të dashur përtej Kanalit është karakterizuar nga stuhi të zhurmshme, të ndërprera, sidoqoftë, nga periudha paqeje të bukura, si martesa e Sharlit I me Henriettën e Francës apo nënshkrimi i “Entente Cordiale”. Ky është sharmi i historisë sonë europiane, të cilën burokratët tepër të zellshëm të Brukselit dëshirojnë ta fshijnë dhe ta zëvendësojnë me një epokë paqeje burokratike të përhershme.

Episodi më i fundit në këtë konflikt të lashtë midis galëve të egër dhe Albionit të pabesë është përvetësimi i Zhan D’Arkës nga një botues britanik për ta shndërruar në një ikonë jo-binare për edukimin e nxënësve të shkollës (!). Kjo është pikërisht mënyra si ajo paraqitet në një antologji me titull Who We Are (Kush Jemi Ne), botuar nga Collins dhe drejtuar për adoleshentë të moshës 11 deri në 14 vjeç. Një kapitull i kushtuar diversitetit gjinor ndër shekuj sjell së bashku figura historike me “identitete fluide”, duke përfshirë edhe shenjtoren e dytë mbrojtëse të Francës.

Po afron 700-vjetori i përfundimit të ekzistencës së brishtë të virgjëreshës së pastër nga Lorreina, e cila mobilizoi ushtritë franceze kundër pushtuesve anglezë gjatë Luftës Njëqindvjeçare, në torturat e flakëve në Sheshin e Tregut në Ruën. Duhej të pritej shekulli njëzet e një që më në fund të “kuptonim” të vërtetën. Zot i madh! Sigurisht, Zhana është jo-binare. Si nuk na shkoi mendja më herët? Ajo lufton si burrë, ka flokë të shkurtër, ka ndërruar sfurkun me shpatë dhe kalëron një kalë. Pra, nuk lejon të kufizohet nga stereotipet gjinore të shoqërisë së ngurtë të shekullit XV. I lumtë.

Identiteti jo-binar i Zhanës është një fiksim shumë britanik. Që në vitin 2022, në Londër, teatri prestigjioz Globe i Shekspirit vuri në skenë një shfaqje që i vendoste në gojë një kredo queer: “Unë nuk jam grua. Nuk i përkas asaj fjale.” Shfaqja ishte shkruar nga Charlie Josephine dhe luhej nga Isobel Thom: dy persona të lindur si gra që identifikohen si jo-binarë. Zhana mund të ketë luftuar kundër identitetit të saj të caktuar si grua në një botë burrash, por është vështirë të imagjinohet se ajo zhvillonte beteja të brendshme për përemrat e saj gjatë këtij procesi.

Duke përvetësuar kështu të gjorën Zhanetë, siç e thërrisnin në shtëpi, e cila nuk kishte kërkuar asgjë nga askush, dhe që për të disatën herë gjendet e përdhosur nga l’ennemi anglois (armiku anglez), nuk është vetëm personi i saj që fyhet, por edhe e gjithë kauza e grave. Në fakt, ta bësh Zhanën një personazh “jo-binar” nënkupton se jo të gjitha arritjet e saj mund të përmbushen nga një grua, një grua e vërtetë, plotësisht femërore, që është krenare për këtë. “Ta quash ndryshe është fyese për të dhe në mënyrë të tërthortë për të gjitha gratë që janë të guximshme të rrezikojnë jetën për bindjet e tyre, sikur gratë të mos jenë të afta për heroizëm,” tha Robert Tombs, profesor emeritus i historisë franceze në Universitetin e Kembrixhit.

Është shumë e përshtatshme për apostujt e jo-binarizmit të përvetësojnë Zhanën. A nuk u dogj ajo si magjistare nga një Kishë mashkullore dhe reaksionare?

Por realiteti nuk i përballon dot fantazitë e tyre. Zhana, një grua e butë, ishte plotësisht e tillë, edhe pse, që në vitin 1429, në fillimet e epopesë së saj, ajo preu flokët “si tas,” sipas modës mashkullore të kohës, dhe zgjodhi të vishte një fustan mesatarisht të gjatë, gjithashtu të stilit mashkullor. Ajo u rrit me nënën e saj Izabelën, duke mësuar gjithçka që një vajzë e moshës së saj duhej të dinte: tjerrje, punë shtëpie dhe menaxhim shtëpiak.

Ajo vuajti nga një fat që qielli ia kishte caktuar. Zemra e saj e re dhe e ndjeshme derdhte lot kur shihte një armik të plagosur pranë saj, apo kur ndjente peshën e madhe të padrejtësisë nga gjykatësit. Ajo nuk e mori për asnjë çast në konsideratë të mbante armë, por preferoi të hynte në betejë duke mbajtur një flamur me emrat e Jezusit dhe Marisë.

Kisha që e dënoi me vdekje nuk ishte forca brutale patriarkale që disa feministe e paraqesin. Edhe pse peshkopi Koshon donte ta shihte të vdekur, priftërinj të tjerë e ndihmuan, i dëgjuan rrëfimet, i dhanë eukaristinë dhe u përulën përpara hirit dhe forcës që buronte nga ajo vajzë e guximshme e Lorreinit.

Edhe sot, disa feministe ngrihen në mbrojtje të Zhan D’Arkës së tyre sepse nuk ndihen të përfaqësuara nga kjo maskaradë, le të themi, të shndërrimit të një gruaje të re në një aktiviste queer. Zhan D’Arka ka gjithashtu një mesazh për gratë, si një grua e plotë: “ndiq idealin tënd, mos lejo të trembesh nga ata që përpiqen të të ndalojnë.” Është fakt: Zhana është një grua frymëzuese, edhe për një feministe progresiste.

Për shtatëqind vjet, rasti i Zhanës ka qenë burim debatesh dhe tronditjesh. Në kohën e saj, ajo e fitoi zemrën e ushtarëve që nisën të marshonin pas saj, pa kuptuar plotësisht çfarë po ndodhte. Me sinqeritetin dhe forcën e saj, ajo çarmatosi gjykatësit që donin ta vrisnin.

Ndaj u kërkojmë miqve tanë anglezë ta lënë Zhanën rehat dhe të ndjekin shembullin e atyre ushtarëve që, gjatë Luftës së Parë Botërore, kur ajo ende nuk ishte shenjtëruar, luteshin për ndihmën e saj që t’u jepte forcë për të mundur armikun.

Në luftën e tmerrshme mesjetare që zgjati më shumë se njëqind vjet dhe përfundoi me ndihmën e Zhanës, a ishte Zoti në anën e Francës apo të Anglisë? Për këtë pyetje të tmerrshme, vajza dha përgjigjen më të bukur para gjykatësve të saj:

“Sa për dashurinë apo urrejtjen që Zoti ka për anglezët, nuk di gjë, por jam e bindur se ata do të dëbohen nga Franca, përveç atyre që do të vdesin në këtë tokë.”

Edhe sot, nëpërmjet Zhanës së butë, dëgjohet zëri i atyre që e duan me pasion atdheun e tyre dhe e mbrojnë deri në vdekje kundër pushtuesit. Le ta dëgjojmë Zhanën!

 

Marrë nga European Conservative

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tenderi i çmendur i Shërbimeve Qeveritare, vlera 2.3 milionë euro
Artikulli tjetër Serbi, mbështetësit e Vuçiçit rrahin një politikan të opozitës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.