KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit
AnalizeBotaPolitikeZhvillim

Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Përditësimi i fundit: 9 Nëntor, 2026 8:31 am
133 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Presidenti izraelit, Isaac Herzog, ka vendosur t’ia besojë mandatin për formimin e qeverisë udhëheqësit të opozitës, Gadi Eisenkot. Zyra e Presidentit njoftoi vendimin të shtunën në mbrëmje, më 7 nëntor 2026.

Presidenti e ftoi liderin e partisë së qendrës, Yashar, në rezidencën e tij në Jerusalemtë dielën pasdite.

Vendimit i paraprinë konsultimet me të gjitha grupet parlamentare në Knessetin e ri. Grupet parlamentare, të cilat disponojnë gjithsej 67 nga 120 vendet në parlament, rekomanduan që Herzogt’ia besojë mandatin për formimin e qeverisë Eisenkotit.

Formimi i qeverisë pritet të jetë i ndërlikuar

Formimi i një qeverie pritet të jetë shumë i vështirë, pasi në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit as koalicioni qeverisës i kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe as blloku opozitar i drejtuar nga Eisenkot nuk arritën të sigurojnë shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh.

Blloku kundër Netanjahut, i udhëhequr nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gadi Eisenkot, në përgjithësi ka refuzuar bashkëpunimin me partitë arabe, të cilat mund t’i siguronin shumicën. Megjithatë, politikanët arabë kanë deklaruar mbështetjen e tyre për Eisenkotin gjatë konsultimeve.

Mundësi të reja për krijimin e një koalicioni janë hapur edhe përmes afrimit të aleancës opozitare me partitë ultraortodokse, të cilat deri më tani kanë qenë aleate të Netanjahut. Së bashku, ato do të siguronin 61 deputetët e nevojshëm për formimin e qeverisë.

Pika kryesore e mosmarrëveshjes mbetet shërbimi i detyrueshëm ushtarak për studentët ultraortodoksë të shkollave fetare.

Eisenkot tani ka 28 ditë për të formuar një koalicion qeveritar, me mundësinë e zgjatjes së këtij afati edhe me 14 ditë të tjera. Nëse ai dështon, Presidenti do t’ia besojë mandatin një deputeti tjetër, i cili gjithashtu do të ketë 28 ditë për të tentuar formimin e qeverisë.

Netanyahu bën thirrje për një “qeveri të unitetit kombëtar”

Kryeministri aktual izraelit, Benjamin Netanjahu, u bëri më herët thirrje partive opozitare që të formojnë një “qeveri të unitetit kombëtar”.

Netanyahu nuk specifikoi se kush duhet ta udhëheqë një qeveri të tillë. Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi opozitën të mos krijojë një qeveri që do të varej nga mbështetja e dy partive arabe. Sipas tij, një qeveri e tillë do ta dëmtonte Izraelin nga brenda.

Eisenkot e cilësoi fjalimin e Netanjahut në platformën X si “një truk të lirë propagandistik”. Sipas tij, një njeri që ka përçarë shoqërinë izraelite dhe ka mbjellë ndasi flet për unitet vetëm kur e kupton se ditët e tij në pushtet janë të numëruara.

Ai shtoi se Netanjahu nuk ka respektuar kurrë asnjë nga marrëveshjet që ka nënshkruar me partnerët politikë.

“Nëse Likudi dhe aleatët e tij janë vërtet të interesuar për unitetin dhe një qeveri të gjerë, atëherë duhet të shkëpusin publikisht aleancën me ekstremistët dhe të njoftojnë se janë të gatshëm t’i bashkohen një qeverie të udhëhequr nga Eisenkot”, deklaroi kreu i opozitës.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Plan amerikan për sigurinë e Evropës
Artikulli tjetër Mblidhet sot Komisioni i Posaçëm për “Zgjedhoren”, konfirmohet pjhesmarrja nga PD dhe PS

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.