KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ekspertët: Votat e diasporës ndikojnë rreth 20 mandate në zgjedhjet për Kuvendin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ekspertët: Votat e diasporës ndikojnë rreth 20 mandate në zgjedhjet për Kuvendin
AktualeKryesoreOpinionPolitike

Ekspertët: Votat e diasporës ndikojnë rreth 20 mandate në zgjedhjet për Kuvendin

Përditësimi i fundit: 6 Mars, 2025 9:23 am
164 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Ekspertë të pavarur dhe me përvojë në vëzhgimin e proceseve zgjedhore pohuan për Zërin e Amerikës se votimi i shqiptarëve nga jashtë shënon arritjen më në fund, e një standarti dhe një të drejte qytetare, për mosplotësimin e të cilës Shqipëria dallohej deri dje nga vendet e tjera.

Shifrat i kanë edhe ato të dy anët e medaljes: nga një anë 234 mijë votuesit nga jashtë të regjistruar janë më shumë se dyfishi i parashikimeve fillestare, por nga ana tjetër ata përbëjnë vetëm 15 -20 për qind të zgjedhësve shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit.

Drejtuesi i Institutit për Zhvillimin e Sistemeve Zgjedhore, Kristaq Kume, thotë për Zërin e Amerikës se që zgjedhësi nga jashtë ka një sjellje tjetër ndaj votës dhe një mënyrë tjetër se si e përdor atë.

“Votat e shtetasve nga jashtë territorit të vendit do të kenë efekt më të ndjeshëm në shpërndarjen e mandateve midis subjekteve veçanërisht në ato njësi zgjedhore ku numri i mandateve është tek. Në të tilla njësi zgjedhore, sipas formulës që bëhet ndarja e mandateve lëvizet ngandonjëherë edhe me shumë pak vota, edhe me 100 vota, edhe me 50 vota ka kaluar mandati nga një subjekt në tjetrin”, thotë zoti Kume.

Në Koalicionin për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara ekspertët besojnë se votat e shqiptarëve që jetojnë jashtë do të ndikojnë në afro 19- 20 mandate të Kuvendit të ri në të 12 Qarqet e vendit.

Sipas studimit të kësaj organizate, që e bën me dije për Zërin e Amerikës Dritan Taulla, qarku që do të ndikohet më shumë nga votat e jashtme është Tirana me 4 mandate, Fieri me 3 mandate, Durrësi, Elbasani, Vlora, Shkodra me nga 2 mandate, Berati, Korça, Gjirokastra, Lezha me nga 1 mandat, ndërsa ndikimi pritet të jetë i papërfillshëm në Dibër e Kukës.

“Besoj se me këto ritme shifra përfundimtare do të shkojë rreth 250 mijë. Duke vlerësuar se ky proces u bë për herë të parë, gjykoj që është arritje që një numër kaq i lartë shqiptarësh që jetojnë jashtë vendit u regjistruan për të votuar, për të thënë fjalën e tyre dhe për të përcaktuar se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në Kuvend”, tha zoti Taulla.

Llogaritjet mbi votat e shqiptarëve nga jashtë vendit mbështeten në besimin që fletët e tyre të votimit do të kthehen të gjitha, por ekspertët besojnë se pjesëmarrja e tyre në zgjedhje do të rritet ndjeshëm nëse partitë politike do të futin në listat emërore të kandidatëve për deputetë figura të njohura nga diaspora, në mënyrë që ata të sjellin drejtpërdrejt në sallën e Kuvendit zërin dhe problemet e emigrantëve shqiptarë.

Mbetet për t’u parë se çfarë emrash do të dorëzojnë partitë politike, sidomos në pjesën e sipërme të listave të sigurta, thotë zoti Kume, por nëse do të bëheshin të ditur emrat e kandidatëve nga diaspora më herët se sa regjistrimi i votuesve nga jashtë, atëherë edhe numri i tyre do të ishte shumë më i lartë.

Të gjitha partitë e kanë bërë këtë premtim, edhe dy partitë e mëdha edhe partitë e reja, theksoi ai.

“Faktori i dytë për mua do të jetë edhe fakti se sa partitë politike do të përfshijnë në listat e tyre të kandidatëve, veçanërisht në një të tretën e sipërme të listës, kandidatë nga diaspora. Unë do të votoja shumë më tepër një kandidat bashkëqytetari im në emigrim, se sa dikë që jeton në Shqipëri. Varet se si do ta përdorin partitë politike këtë faktor”, tha zoti Kume.

Edhe zoti Taulla thotë për Zërin e Amerikës se edhe tek veprimtarët e Koalicionit KRIIK gjithëmonë ka mbizotëruar ideja që ashtu si shtresat shoqërore ashtu votat e emigrantëve tani të mos shpërndahen në rezultatet e përgjithshme të partive të mëdha, por ato të përqëndrohen tek përfaqësues të tyre, në mënyrë që edhe pikëpamjet e tyre në Kuvend të shfaqen qartë dhe fort.

“Mbetet për t’u parë emrat e kandidatëve, që do të sjellin partitë politike deri në 12 mars, që është afati i fundit. Idealja do të kishte qenë sipas KRIIK-ut, që shqiptarët jashtë vendit të kishin një përfaqësim të dedikuar; pra që të kenë deputetë të vetët, që të sjellin zërin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë”, tha zoti Taulla.

Ekspertët besojnë se më të favorizuarat për të marrë më shumë vota nga jashtë do të jenë në zgjedhje ato parti, që do të kenë më shumë emra kandidatësh nga diaspora. Madje më pas deputetët nga jashtë vendit mund të krijojnë edhe një grup parlamentar të diasporës, pohuan ata, por këto vëzhgime dhe zhvillime pritet edhe së paku një javë afat tjetër kur të publikohen listat e kandidatëve për deputetë.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjykata e Lartë i kërkon administratës Trump të paguajë organizatat e huaja të ndihmave
Artikulli tjetër Siria zotohet të shkatërrojë armët kimike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.