KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Euroskeptiku betohet si kryeministër i Republikës Çeke
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Euroskeptiku betohet si kryeministër i Republikës Çeke
AktualeAnalizeBotaPolitike

Euroskeptiku betohet si kryeministër i Republikës Çeke

Përditësimi i fundit: 11 Dhjetor, 2025 1:21 pm
325 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Euroskeptiku i krahut të djathtë, Andrej Babis, i cili bëri fushatë me premtimin për të kufizuar ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe për t’u pë`rqendruar në çështjet e brendshme, është betuar si kryeministri i ri i Republikës Çeke.

Partia e Babisit, ANO, fitoi zgjedhjet parlamentare në tetor, por nuk arriti shumicën, dhe ka formuar një koalicion me partitë SPD dhe AUTO. Politikani veteran ka shërbyer si kryeministër ndërmjet viteve 2017 dhe 2021, dhe më parë si ministër i Financave dhe zëvendëskryeministër.

Babis, 71 vjeç, falënderoi mbështetësit e tij për besimin që i dhanë partisë së tij në një deklaratë të shkurtër në platformën X.

“Premtoj se do jem një kryeministër që mbron interesat e të gjithë qytetarëve tanë brenda dhe jashtë vendit, dhe që do punoj për ta bërë Republikën Çeke vendin më të mirë për të jetuar në të gjithë planetin,” shkroi ai.

Në fjalimin e tij në Kështjellën e Pragës pas ceremonisë së emërimit, Babis tha se do të përballet me Brukselin jo vetëm për ndihmën ndaj Ukrainës, por edhe për energjinë, TVSH-në dhe tarifat.

Politikani është zotuar se do kundërshtojë politikën e emigracionit të bllokut dhe planet e tij për kufizimin e emetimeve të karbonit.

Babish ka premtuar prej kohësh se do zhvendosë fokusin e qeverisë çeke në çështjet e brendshme, duke kritikuar ndihmën shtetërore për Ukrainën të ofruar nën paraardhësin e tij Petr Fiala, nën të cilin vendi nisi një skemë të madhe ndërkombëtare të prokurimit të municioneve për Kievin.

“Nuk do t’i japim Ukrainës asnjë cent nga buxheti ynë për armë,” tha Babis menjëherë pasi partia e tij fitoi në fillim të këtij viti.

Kryeministri hungarez Viktor Orban, një tjetër kritik i hapur i ndihmës ushtarake për Ukrainën, e uroi Babisin për marrjen e detyrës.

“Një patriot çek i përkushtuar është kthyer në krye,” shkroi ai në X të martën.

 

Marrë nga Rt.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Abuzimi me fondet IPARD, BE kërkon 33.5 milion euro mbrapsht nga Shqipëria
Artikulli tjetër Zëdhënësja ruse tall ministren e Finlandës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.