KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Abuzimi me fondet IPARD, BE kërkon 33.5 milion euro mbrapsht nga Shqipëria
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Abuzimi me fondet IPARD, BE kërkon 33.5 milion euro mbrapsht nga Shqipëria
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSociale

Abuzimi me fondet IPARD, BE kërkon 33.5 milion euro mbrapsht nga Shqipëria

Përditësimi i fundit: 11 Dhjetor, 2025 1:16 pm
231 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Bashkimi Europian kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33.5 milionë euro në kuadër të programit IPARD 2.

Kjo shumë konsiderohet si e shpenzuar në mënyrë të parregullt në harkun e viteve 2020-2022. Pas hetimeve të kryera, Zyra Europiane Kundër Mashtrimit gjeti 52 rast të abuzimit me paratë që BE jep në kuadër të IPARD.

“Çdo shumë që rezulton të jetë përdorur në mënyrë të parregullt do të duhet të kthehet në buxhetin e BE-së. Qeveria shqiptare ka angazhuar një kompani të jashtme të specializuar për të kryer një auditim të thelluar të granteve dhe pagesave të IPARD II, si edhe të sistemit të ri të brendshëm të menaxhimit dhe kontrollit. Tashmë që autoritetet kanë marrë rekomandimet e auditimit, ato po vlerësojnë masat përkatëse korrigjuese”, thotë Komisioni Europian për A2 CNN.

Rastet dhe shuma e gjetur si e shpenzuar në formë të parregullt në Shqipëri është më e larta në Rajon, madje duke ja kaluar edhe Turqisë.

Komisioni Europian kërkon nga Qeveria e Shqipërisë “që ta trajtojë me seriozisht maksimal këtë çështje”:

“Duke qenë se bëhet fjalë për fondet e taksapaguesve të Bashkimit Evropian, Komisioni pret që autoritetet shqiptare ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet maksimal. Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë, sektorin agro-ushqimor dhe zonat rurale në të ardhmen, me kusht që interesat financiare të Bashkimit Evropian të mbrohen siç duhet”.

Bashkë me një pjesë të fondeve të IPARD 2, pezull kanë mbetur edhe ato të IPARD 3. Janë 146 milionë euro në total, 112 milionë prej të cilave financim nga Bashkimi Evropian.

Me fondet që skadojnë në vitin 2027, Shqipëria mund të mos përfitojë asnjë qindarkë nëse nuk lëviz më shpejt në përpjeke për të rifituar besimin e institucioneve të BE:

“Aktualisht, po zhvillohet një procedurë dypalëshe midis Komisionit Evropian dhe autoriteteve shqiptare, me qëllim që të sigurohet vendosja sa më shpejt e masave të duhura korrigjuese nga ana e institucioneve shqiptare”.

Veç institucioneve të Bashkimit Europian, çështja e abuzimit me fondet IPARD të Bashkimit Evropian po hetohet edhe nga SPAK.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria hap rrugën për shitjen e 100 mijë hektarëve tokë bujqësore tek të huajt

Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut

Hapësirat civile në Ballkanin Perëndimor po tkurren

IKMT konfirmon “zhytjen” e dy pallateve në “Durrës Marina”

Si po monopolizohet tregu shqiptar nga Doganat

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tregu i punës humbet 11 mijë të rinj në një vit
Artikulli tjetër Euroskeptiku betohet si kryeministër i Republikës Çeke

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Maj, 2026
Si Vilma Nushi financoi kullën e babait të Ervin Matës?
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 14 Maj, 2026
Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 14 Maj, 2026
Izraeli drejt zgjedhjeve të reja
Aktuale Bota Politike 14 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.