KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Evropa në udhëkryq
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Evropa në udhëkryq
AktualeAnalizeBotaPolitike

Evropa në udhëkryq

Përditësimi i fundit: 20 Janar, 2026 11:33 am
251 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Reagimi i shpejtë dhe i unifikuar i liderëve evropianë për të mbrojtur sovranitetin e Danimarkës përballë kërcënimeve nga Shtetet e Bashkuara pasqyron mobilizimin e Evropës për të mbrojtur Ukrainën nga agresioni rus. Por kjo situatë e re ka ngritur një pyetje të pakëndshme dhe thelbësore: a mund të vazhdojnë të dy anët e Atlantikut të bashkëpunojnë për mbrojtjen e Ukrainës, nëse vetë SHBA-ja vë në dyshim sovranitetin e një aleati evropian?

Për katër vjet me radhë, liderët evropianë kanë qenë të angazhuar intensivisht në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, përmes deklaratave të forta politike, takimeve urgjente dhe koordinimit diplomatik kundër luftës agresive të Rusisë. Megjithatë, fundjava e kaluar shënoi një kthesë dramatike të skenarit.

Këtë herë, Evropa u detyrua të reagojë me të njëjtin mekanizëm diplomatik – deklarata të përbashkëta, telefonata emergjente dhe takime krize – jo përballë Moskës, por përballë Uashingtonit, një vend që konsiderohet aleati më i vjetër dhe garantuesi kryesor i sigurisë evropiane.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas bisedimeve me liderët e Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë, deklaroi se Bashkimi Evropian do të “qëndrojë i palëkundur në mbrojtjen e sovranitetit të Grenlandës dhe Mbretërisë së Danimarkës”, duke theksuar se Evropa do të mbrojë interesat e saj strategjike, ekonomike dhe të sigurisë.

Kërcënimi i Trumpit për të vendosur tarifa prej 10 për qind ndaj tetë vendeve evropiane – Danimarkës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar – me qëllim ushtrimin e presionit për marrjen e Grenlandës, ka tronditur themelet e aleancës transatlantike.

Në thelb, bëhet fjalë për një situatë kur udhëheqësi i një vendi anëtar të NATO-s kërcënon me luftë tregtare aleatët e tij për të përvetësuar territorin e Grenlandës. Këto kërcënime mjaftojnë për të minuar parimin e mbrojtjes kolektive që ka qenë shtylla kryesore e NATO-s që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Goditja vjen në një moment delikat për Evropën, pikërisht kur po punohet intensivisht për hartimin e garancive të sigurisë për Ukrainën pas përfundimit të luftës. Përpjekjet e përbashkëta mes SHBA-së dhe vendeve evropiane synojnë parandalimin e një agresioni të ri rus dhe ruajtjen e stabilitetit në kontinent.

Megjithatë, përshkallëzimi i retorikës së Trumpit ka ngritur dyshime serioze nëse Evropa mund t’i besojë ende SHBA-së si garantuese të sigurisë së Ukrainës, në një kohë kur ajo vetë cenon sovranitetin e Danimarkës.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka lidhur drejtpërdrejt mbrojtjen e Ukrainës me atë të Grenlandës, duke deklaruar se Evropa nuk do të lejojë që kërcënimet të ndikojnë në qëndrimin e saj, pavarësisht se ku shfaqen ato.

Në të njëjtën linjë, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez paralajmëroi se një përpjekje e suksesshme amerikane për të marrë Grenlandën do të ishte dhuratë strategjike për Vladimir Putinin.

Sipas Sánchezit, një veprim i tillë do të legjitimonte agresionin rus ndaj Ukrainës dhe do të përbënte “zilen e vdekjes për NATO-n”.
Marrë nga Euronews.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ujësjellësit licencohen, por nuk kontrollohen

AMF bëhet palë me paligjshmërinë, nuk i bindet Kuvendit

Rama bën deputetin e tij të Beratit, Buzali, me hotel luksoz në Qeparo

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”

Si po e humbet Shqipëria biodiversitetin e saj bujqësor?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tituj karrem dhe lajme të kobshme për të shitur kura ‘mrekullibërëse’
Artikulli tjetër Lebron James nuk starton në “All-Star”, për herë të parë, që nga viti 2004

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Dosjet Shqiptare” zbulojnë verbërinë morale të arkitektëve
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 25 Gusht, 2026
Aksident në Golem/ Humbin jetën 2 persona, pas përplasjes së motorit
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
Viti 2025 shënoi rritje të shtetasve të huaj, në Shqipëri
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
“Taranto 2026”/ Mundësit shqiptarë shkruajnë historinë në Lojërat Mesdhetare
Aktuale Kryesore Sociale Sporti Te Tjera 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.