KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fotografia me Trumpin kushtonte pesë milionë dollarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Fotografia me Trumpin kushtonte pesë milionë dollarë
PolitikeRajoniZhvillim

Fotografia me Trumpin kushtonte pesë milionë dollarë

Përditësimi i fundit: 9 Maj, 2025 12:19 pm
253 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Më 30 prill 2025, presidenti serb Aleksandar Vuçiç pati deklaruar se do të udhëtonte në SHBA për t’u takuar dy herë me presidentin amerikan Donald Trump. Jo një, por dy herë. Megjithatë, mediat serbe raportuan për këtë udhëtim me spekulime të ndryshme, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet e vërteta të vizitës.

Një tjetër mendim i përhapur ishte se Vuçiç kërkonte njëfarë “leje” nga Trump për të shkuar në Moskë, sepse BE ishte kundër asaj vizite. Ai vetë pati deklaruar se Serbia nuk mund t’i urdhërohet dhe se ai, do të shkojë atje.

Portali “Danas” duke iu referuar portalit të Sarajevës “klix” njofton se darka gala kishte kushtuar 1 milionë dollarë për njeri, ndërsa një fotografi me Trumpin 5 milionë dollarë.

Këto takime janë zakonisht të destinuara për mbledhje fondesh për Partinë Republikane dhe nuk lejohet pjesëmarrja e politikanëve të huaj, si një masë për të parandaluar ndikimin e jashtëm në politikën amerikane.

Presidenti Trump ka qenë më parë nën hetim për lidhje të mundshme me ndërhyrje të huaja në zgjedhjet e vitit 2016, ndaj një përfshirje e Vuçiçit në atë ngjarje mund të shihej si e rrezikshme për imazhin e Trumpit, thotë tutje gazeta.

Kjo mund të shpjegojë arsyen pse, sipas disa burimeve, Vuçiç është detyruar të largohet pa takuar Trumpin dhe të rikthehet në Beograd, duke simuluar dhembje në gjoks, por duke hipur në avion në atë derexhe për të fluturuar rreth 10 orë.

Pas kthimit, Presidenca serbe raportoi se Vuçiç kishte pasur probleme me tensionin e gjakut dhe dhimbje në kraharor, duke lënë të kuptohet një incident shëndetësor. Por sjellja teatrale dhe koha e këtij njoftimi ka ngjallur dyshime në opinionin publik dhe në media.

Vuçiç, duke përjetuar një refuzim dramatik në rritje në Serbi, po përpiqet të ndërtojë për vete një narrativë si lider global, për të rritur kapitalin politik të brendshëm duke përmendur shpesh takimet me figura të fuqishme botërore si presidentët e Kinës, Brazilit, Rusisë e SHBA-së.

Ai pat besuar se protestuesve do t’ua dërgonte disa fotografi me Trumpin dhe pas diku një jave, disa tjera me Putinin, pastaj me presidentin e Kinës dhe liderë të tjerë që do t’i takonte në Moskë.

Por, meqenëse Bashkimi Europian mund t’i vendosë sanksione, e mundur se do të shtiret i sëmurë tutje dhe do ta dërgojë Vulinin në Moskë. Sidoqoftë, aktrimeve të tij i ka ardhur fundi në Serbi

 

Marrë nga ResPublica.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fushëbetejat përcaktuese të 11 majit: Maxhoranca vendoset në Tiranë
Artikulli tjetër Mesazh i Ambasadës së SHBA-ve dy ditë para zgjedhjeve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.