KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Franca akuzon SHBA-në për shkelje të ligjit ndërkombëtar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Franca akuzon SHBA-në për shkelje të ligjit ndërkombëtar
AktualeAnalizeBotaFokusPolitike

Franca akuzon SHBA-në për shkelje të ligjit ndërkombëtar

Përditësimi i fundit: 12 Nëntor, 2025 11:12 am
155 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Franca ka kritikuar operacionet ushtarake amerikane në Karaibe si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot tha të martën (11.11.) në margjinat e takimit të ministrave të Jashtëm të G7 në Kanada se Franca i ndjek ato me shqetësim. Në territoret franceze jashtë Francës, në Karaibe, jetojnë më shumë se një milion qytetarë francezë. Këta qytetarë mund të cënohen, nëse situata përshkallëzohet.

Sipas ushtrisë amerikane, deri më tani janë kryer të paktën 19 sulme ndaj anijeve të dyshuara për drogë në Karaibe dhe pranë brigjeve të Paqësorit të Amerikës Latine, duke vrarë të paktën 76 persona. Zyrtarët të SHBA konfirmuan edhe vendosjen e aeroplanmbajtëses “Gerald R. Ford” në rajon. Tetë anije luftarake, një nëndetëse bërthamore dhe avionë luftarakë F-35 janë tashmë të stacionuar aty. Presidenti venezuelian Nicolás Maduro akuzon SHBA-në se po përdor forcat ushtarake për të tentuar ta rrëzojë atë nga pushteti.

Reagime nga vende të tjera

Si reagim pas sulmeve amerikane kundër anijeve të dyshuara për drogë, Kolumbia ka ndaluar shkëmbimin e informacionit të inteligjencës me Shtetet e Bashkuara. Presidenti Gustavo Petro njoftoi të martën në X se ishin lëshuar urdhra në “të gjitha nivelet” e shërbimeve të inteligjencës për të “pezulluar komunikimin dhe kontaktet e tjera me agjencitë amerikane të sigurisë”. Ky urdhër do të mbetet në fuqi për sa kohë që vazhdojnë sulmet me raketa ndaj anijeve. Siç raportohet nga CNN, duke cituar burime të brendshme, edhe Britania e Madhe ka pezulluar shkëmbimet e informacioneve të inteligjencës me SHBA-në në lidhje me anijet e dyshuara për trafik droge në Karaibe për të shmangur përfshirjen në sulme të mundshme. Qeveria britanike deri më tani ka refuzuar ta komentojë këtë. “Ne nuk komentojmë për çështje sigurie ose inteligjence”, tha një zëdhënës i kryeministrit britanik Keir Starmer. Ai theksoi se SHBA-të ishin “partneri më i ngushtë i Britanisë në mbrojtje, siguri dhe inteligjencë”.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqiptarja që po udhëheq epokën e inteligjencës artificiale në Microsoft
Artikulli tjetër Belgjikë: Dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.