KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor, në BE
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor, në BE
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitikeRajoni

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor, në BE

Përditësimi i fundit: 5 Qershor, 2026 10:49 am
129 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe Franca e kanë paraqitur një të ashtuquajtur non-paper, përmes të cilit propozojnë integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë në programet dhe politikat e Bashkimit Evropian.

Qëllimi i kësaj nisme është përshpejtimi i integrimit të vendeve kandidate dhe dhënia e një shtyse të re për reforma.

Dokumenti franko-gjerman, i përgatitur nga kabinetet e kancelarit gjerman, Friedrich Merz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, niset nga vlerësimi se politika e zgjerimit ka nevojë për një impuls të ri politik.

Propozimi pritet të jetë një nga temat e diskutimit në samitin BE–Ballkani Perëndimor, që zhvillohet sot në Tivat të Malit të Zi.

Bëhet fjalë për nismën e dytë të kancelarit gjerman Merz lidhur me politikën e zgjerimit, pasi në maj ai doli me propozimin për “zgjidhje kreative” për vendet e përfshira në procesin e anëtarësimit në BE.

Njëkohësisht, kjo është nisma e parë e përbashkët e Francës dhe Gjermanisë, dy prej shteteve më me ndikim në BE, kushtuar së ardhmes së procesit të zgjerimit.

Non-paper është dokument joformal që përdoret në qarqet diplomatike evropiane për paraqitjen e ideve të reja, testimin e qëndrimeve ose propozimin e zgjidhjeve, pa e detyruar palën që e paraqet atë të marrë qëndrim formal.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi po e kërkojnë anëtarësimin në BE prej shumë vitesh, por ende nuk arritur t’i përmbushin kushtet e nevojshme, sipas bllokut.

Çdo shtet ndodhet në fazë të ndryshme të procesit të anëtarësimit, por Mali i Zi dhe Shqipëria janë shumë më përpara në këtë rrugëtim.

Ndërsa Kosova është akoma vendi i vetëm i rajonit që nuk e ka as statusin e vendit kandidat.
Çfarë përmban propozimi franko-gjerman?

Qasja e propozuar franko-gjermane bazohet në integrimin gradual të vendeve kandidate në politikat dhe institucionet evropiane, duke ruajtur parimin se përparimi varet nga rezultatet e reformave.

Sipas dokumentit, qëllimi i nismës është thjeshtimi i procesit të tanishëm të negociatave, zvogëlimi i pengesave procedurale dhe mundësimi i hapjes më të shpejtë të kapitujve negociues, kur për këtë ekzistojnë rekomandime nga Komisioni Evropian.

Autorët e dokumentit theksojnë se modeli i propozuar nuk është zëvendësim për anëtarësimin e plotë dhe as zgjatje e procesit të anëtarësimit, por një përpjekje për të përshpejtuar reformat dhe për t’u mundësuar qytetarëve të vendeve kandidate të ndiejnë përfitime konkrete nga integrimi evropian edhe para pranimit formal në BE.

Sipas propozimit franko-gjerman, fokusi më i madh duhet të vihet te përmbajtja e reformave dhe më pak te hapat proceduralë.

Dokumenti propozon krijimin e një strategjie të posaçme paraanëtarësuese, e cila do t’u mundësonte vendeve kandidate përfitime më konkrete edhe para anëtarësimit të plotë.

Mekanizmat e paraparë do të lidheshin me përparimin në reforma, por do të mbeteshin të kthyeshëm në rast të kthimit prapa në fushën e sundimit të ligjit ose shmangies nga vlerat themelore të BE-së.

Komisionit Evropian i kërkohet të përgatisë propozime që do ta lehtësonin një integrim të tillë gradual.

Ndër propozimet konkrete është mundësimi i qasjes së privilegjuar në tregun e përbashkët të BE-së, si dhe përfshirja graduale e përfaqësuesve të vendeve kandidate në punën e institucioneve evropiane, përmes statusit të vëzhguesit në takime të caktuara.

Si niveli më i lartë i integrimit gradual përmendet pjesëmarrja e plotë në tregun e përbashkët, sipas modelit të një Hapësire të zgjeruar Ekonomike Evropiane, me kusht që vendi kandidat të miratojë dhe zbatojë legjislacionin evropian në fushat kyçe të negociatave dhe të mbyllë përkohësisht kapitujt përkatës negociues.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Prokuroria e Hagës: Shqipëria kishte rol të rëndësishëm në luftën e UÇK-së
Artikulli tjetër Kërcënimi marksist për SHBA-të, përparon në dy fronte

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.