KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fronti Evropian shpall nismën ‘Roja e Gjuhës’, në Maqedoninë e Veriut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Fronti Evropian shpall nismën ‘Roja e Gjuhës’, në Maqedoninë e Veriut
AnalizePolitikeRajoni

Fronti Evropian shpall nismën ‘Roja e Gjuhës’, në Maqedoninë e Veriut

Përditësimi i fundit: 9 Dhjetor, 2024 9:33 am
101 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Koalicioni Fronti Evropian që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë, më 8 dhjetor ka njoftuar nisjen e iniciativës “Roja e Gjuhës”, një veprim që, sipas organizatorëve, synon të ndalojë “tendencat politike që minojnë Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit”.

Nga ky koalicion deklaruan se do të qëndrojnë para Gjykatës Kushtetuese në Shkup, deri në shqyrtimin e Ligjit për gjuhët, ligj i cili është në qendër të debateve të vazhdueshme.

Kushtetuesja pritet ta shqyrtojë Ligjin e shumëpërfolur për gjuhët gjatë një seance më 11 dhjetor.

“Ky ligj nuk është thjesht një akt juridik. Është simbol i Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje që i dha fund periudhës së errët të margjinalizimit, përjashtimit dhe diskriminimit, që çoi në luftën e vitit 2001 dhe hapi rrugën për paqe, stabilitet dhe bashkëjetesë. Çdo përpjekje për ta shfuqizuar këtë ligj është një sulm ndaj arritjeve tona historike dhe një goditje ndaj bashkëjetesës ndëretnike”, tha deputeti Arbër Ademi të dielën, në një paraqitje për shtyp para Gjykatës Kushtetuese.

Ademi komentoi edhe deklaratat e kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski. Ai i bëri thirrje Mickoskit që të heqë dorë nga platforma “Maqedonia sërish e jotja”, e cila u përdorur gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare nga partia e tij, VMRO-DPMNE.

“Një kryeministër që është në krye të pushtetit ekzekutiv, duhet të jetë i të gjithë qytetarëve, dhe jo i një etnie”, shtoi Ademi.

Në anën tjetër, kryeministri Mickoski, më herët, gjatë ditës, tha se të mërkurën (11 dhjetor), “nuk do të ndodhë asgjë”.

Ai akuzoi BDI-në për krijimin e tensioneve ndëretnike.

“Kemi një situatë ku askush nuk mund të ndërhyjë në Gjykatën Kushtetuese… Tema e vetme përmes së cilës BDI-ja është e pranishme në publik është krijimi i ndasive mbi baza etnike. Ata i trajtojnë vetëm çështjet etnike, pasi nuk mund të imponojnë tema të tjera ose të tërheqin njerëz që t’i mbështesin”, tha Mickoski gjatë një konference shtypi, të dielën në Qeveri.

Ndërsa zëvendëskryeministri i parë, Izet Mxhiti, nga koalicioni shqiptar VLEN, pjesë e Qeverisë, tha se gjuha shqipe nuk është cenuar, por shtoi se “pasuritë e paligjshme të BDI-së, po”.

“Për të gjithë ata që këtyre ditëve kanë ulëritur si të tërbuar për të frikësuar shqiptarët dhe për të kërcënuar me destabilizim kam një përgjigje: Loja u dogj. Rrini rehat. Gjuha shqipe nuk do të kontestohet”, shkroi Mexhiti të dielën në Facebook.

Vendimi për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit ka shkaktuar reagime të forta politike, veçanërisht pas shfuqizimit të mekanizmit të Balancuesit më 9 tetor, një instrument që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të komuniteteve në institucione shtetërore.

BDI, ditë më parë, u dërgoi sërish letra ndërkombëtarëve, Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe NATO-s, duke kërkuar që si garantues të Marrëveshjes së Ohrit të ndërhyjnë për të parandaluar çdo vendim të mundshëm për shfuqizimin e neneve të Ligjit për gjuhët.

Në të njëjtën kohë, më 7 dhjetor, mbi 250 intelektualë shqiptarë nënshkruan një letër të hapur drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që kjo e fundit të veprojë me profesionalizëm dhe të shmangë vendime të motivuara politikisht. Sipas tyre, çdo vendim arbitrar mund të sjellë pasoja të rënda për marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Ligji për përdorimin e gjuhëve ka pesë vjet që qëndron në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ky Ligj, i cili nisi të diskutohet qysh më 2017 dhe u miratua më 2018, parasheh përdorim të zgjeruar të gjuhës shqipe. Lënda që lidhet me kundërshtimin e këtij ligji, përfshin 13 iniciativa të parashtruara nga qytetarë, parti politike dhe shoqata të ndryshme që prej vitit 2019.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kalonte rrugën për në shkollë, 7-vjeçari përplaset për vdekje, në aksin Elbasan-Librazhd

Mbi 100 raste të dyshuara për dhunë e abuzim seksual, në çerdhe e shkolla në Francë

Shqipëria ndan nga buxheti më pak lekë për paga, se Rajoni

SelfCare sërish nuk punon, bizneset të shqetësuara

Formula 1/ Antonelli bën “poker” në GP të Kanadë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rebelët rrëzojnë nga pushteti Assadin, çfarë pritet të ndodhë?
Artikulli tjetër BBC: Rënia e Bashar al-Assad, një goditje për prestigjin e Rusisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shkolla e Aviacionit, projekti më i madh i investimeve publike
Analize Ekonomi Kryesore Sociale 25 Maj, 2026
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë/ Kurti nis premtimet
Aktuale Koment Kryesore Politike Rajoni 25 Maj, 2026
Të shtëna me armë zjarri, pranë Shtëpisë së Bardhë
Analize Bota Fokus Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
Shpërthim me tritol pranë rrethimit të një kantieri ndërtimi në Kamëz
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.