KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjatë protestës së opozitës, në Tiranë, u sulmua vila e ish-diktatorit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gjatë protestës së opozitës, në Tiranë, u sulmua vila e ish-diktatorit
AnalizeFokusKryesorePolitikeZhvillim

Gjatë protestës së opozitës, në Tiranë, u sulmua vila e ish-diktatorit

Përditësimi i fundit: 2 Mars, 2026 8:59 am
428 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Partia Demokratike mbajti të shtunën (28.02), protestën kombëtare të disatën në radhë. Në ndryshim nga protestat e kaluara, opozita ndryshoi skenar. Përballë Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk u ngrit një podium.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha udhëhoqi demokratët në një marshim në institucionet kryesore, që ato i kanë cilësuar “si më të korruptuara”.

Tensione me policinë, sulmohet me molotovë vila e ish-dikatorit Enver Hoxha

Protesta u zhvillua fillimisht përpara Kryeministrisë, ku u këndua himni kombëtar. Pas disa minutash, protestuesit u zhvendosën drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku u përballën me forcat e rendit. Demokratët patën përpjekje për të çarë kordonin e policisë, por efektivët u kundërpërgjigjën me ujë dhe me gaz lotjsjellës, duke shpërndarë turmën.

Më pas, marshimi vijoi drejt Kuvendit të Shqipërisë. Ndryshe nga protestat e mëparshme, nuk u shënuan përplasje apo tensione, edhe për shkak të afërsisë së Parlamentit me Xhaminë e Namazgjasë, ku ndodheshin besimtarë të shumtë për shkak të muajit të Ramazanit.

Protestuesit vijuan më tej drejt selisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë, për të vazhduar më pas në zonën e ish-Bllokut ku sulmuan me molotovë vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha. Në momentin e incidentit, në godinë ndodhej personel, por sipas informacioneve zyrtare nuk ka pasur të lënduar.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Gazment Bardhi, deklaroi se kjo godinë u slumua nga demokratët pasi shërben si “vend ku kryeministri Edi Rama zhvillon pazare korrupsioni dhe lidhje me krimin”.

Pas tensoneve në ish-Bllok, protestuesit u rikthyen drejt Kryeministrisë, për të përmbyllur më pas marshimin-protestë në selinë e Partisë Demokratike. Ato deklaruan se protestat do të vijojnë deri në rrëzimin e qeverisë Rama.

Protesta, pas ndryshimeve në qeveri

Protesta e radhës e demokratëve vjen pasi kryeministri Edi Rama bëri ndryshime në shtatë pozicione në qeveri. Mes tyre, numri një i qeverisë shkarkoi dhe Belinda Ballukun, e cila mbante postin e zv.kryeministres dhe njëherazi dhe atë të ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, pasi SPAK kërkon arrestimin e saj nën akuzën për shkelje të barazisë në tendera, kryer disa herë.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pse zgjedhja e pasardhësit të Khameneit është aq e ndërlikuar?
Artikulli tjetër 40 ditë zie për Khamenein

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.