KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjermani: Krijimi i qeverisë së re mision i vështirë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gjermani: Krijimi i qeverisë së re mision i vështirë
AktualeBotaOpinionPolitike

Gjermani: Krijimi i qeverisë së re mision i vështirë

Përditësimi i fundit: 24 Shkurt, 2025 9:37 am
132 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kandidati për kancelar i unionit CDU/CSU, Friedrich Merz, dëshiron ta formojë qeverinë e re federale gjermane deri në festën e Pashkëve. “Tani jemi më pak se tetë javë para festës së Pashkës dhe mendoj se kjo kohë duhet të jetë maksimalisht e mjaftueshme për të formuar qeverinë në Gjermani,” tha ai në Berlin. Gjermania ka që prej muajit nëntor që drejtohet nga një qeveri pa shumicë parlamentare, tha Merz, duke iu referuar shpërbërjes së koalicionit qeveritar pas largimit të partisë FDP. “Ky është një ngërç nga i cili duhet të dalim dhe shpresa ime është që ne ta bëjmë këtë sa më shpejt”.

Scholz: Nuk do të negociojë me unionin

Kancelari Olaf Scholz nuk dëshiron të jetë pjesë e një qeverie federale të udhëhequr nga CDU/CSU. Po ashtu ai tha se nuk do të jetë as pjesë e grupit negociator të bisedimeve për koalicionin.

“Nëse do të ketë ka bisedime, mes SPD dhe Unionit, unë nuk do të jem negociator i SPD-së,” tha Scholz. Ai tha se kishte kandiduar për postin e kancelarit federaldhe se nuk dëshiron të marrë ndonjë post si përfaqësues i SPD-së në një qeveri federale të udhëhequr nga CDU”.

Lindner tërhiqet nga politika

Kryetari i partisë liberale FDP, Christian Lindner, tha se tërhiqet nga politika pas rezultatit katastrofik të kësaj partie ne zgjedhje. Lindner shkroi në Platformën X: “Zgjedhjet federale sollën një disfatë përFDP-në, por shpresojmë një fillim të ri për Gjermaninë.

Kjo është ajo për të cilën luftova. Tani po tërhiqem nga politika aktive. Me vetëm një ndjenjë: mirënjohje për pothuajse 25 vite intensive, sfiduese plot me debate dhe veprim.”

Trump: Rezultati i zgjedhjeve ditë e madhe për Gjermaninë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i përshëndeti rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani. “Ngjashëm me Shtetet e Bashkuara, popullit të Gjermanisë i ka ardhur në majë të majë të hundës me agjendën e pakuptimtë, veçanërisht për energjinë dhe emigracionin, që ka mbizotëruar për kaq shumë vite,” shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth Social. “Kjo është një ditë e mrekullueshme për Gjermaninë”.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin
Artikulli tjetër Gjermani: Pjesëmarrja më e lartë në votime që nga viti 1990

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.