KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjermani, plani i CDU/CSU për emigrantët e paligjshëm
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gjermani, plani i CDU/CSU për emigrantët e paligjshëm
AnalizeBotaPolitikeSociale

Gjermani, plani i CDU/CSU për emigrantët e paligjshëm

Përditësimi i fundit: 27 Janar, 2025 1:10 pm
120 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kushdo që nuk ka dokumente të vlefshme nuk do të lejohet më të hyjë në Gjermani dhe kontrolle të përhershme në kufi. Këto janë planet e CDU/CSU për politikën e migracionit, për të cilat pritet të votojë Bundestagu.

Në kuadrin e diskutimeve për politikën e migracionit, grupi parlamentar i partive CDU/CSU ka formuluar dy mocione për Bundestagun, në të cilat sqarohen edhe idetë për këtë temë.

Ndalimi i hyrjes për të gjithë pa dokumente të vlefshme

CDU/CSU kërkon një ndalim de facto të hyrjes në Gjermani për të gjithë personat që nuk kanë dokumente të vlefshme për të hyrë në Gjermani dhe që gëzojnë lirinë e lëvizjes që ekziston brenda BE – pavarësisht nëse ata bëjnë kërkesë për azil.

Ndër pesë pikat që sipas CDU/CSU duhet të zbatohen menjëherë, bën pjesë edhe “arrestimi i menjëhershëm dhe mbajtja në paraburgim” e personave të cilët janë të detyruar të largohen nga Gjermania. Për këtë duhet të rriten në mënyrë të konsiderueshme kapacitetet përkatëse të burgjeve në landet gjermane.

Përveç tyre qeveria federale duhet të vërë sa më shpejt që të jetë e mundur në dispozicion të gjitha objektet që ka në zotërim, ndër të tjera kazermat e lira dhe kontejnerët e banimit.

Dëbime të përditshme

Partitë CDU/CSU kërkojnë gjithashtu që landeve gjermane t’u jepet më shumë mbështetje për dëbimin e personave që janë të detyruar për t’u larguar nga Gjermani. Dëbimet duhet të kryhen çdo ditë.

Po ashtu Policisë Federale duhet t’i jepet kompetenca për të bërë kërkesë për urdhër arresti dhe mbajtje në paraburgim në pritje të dëbimit për persona që gjatë kontrollove rezultojnë pa leje qëndrimi dhe qe duhet të largohen nga Gjermani. Gjithashtu kërkohet edhe ashpërsimi i së drejtës së qëndrimit për kriminelët dhe të ashtuquajturit persona të rrezikshëm.

SPD dhe të Gjelbrit: Kërkesa jokushtetuese

Partia socialdemokrate SPD dhe të Gjelbërit i konsiderojnë disa pika të mocioneve të partive CDU/CSU si jokushtetuese dhe në kundërshtim me ligjin e BE-së. CDU/CSU e kundështojnë këtë qëndrim duke argumentuar se ligji kombëtar duhet të ketë përparësi ndaj ligjit evropian, gjë që është gjithashtu e mundur në “situata të jashtëzakonshme emergjente”.

Për të arritur një shumicë për miratimin e mocioneve në Bundestagun aktual, unionit CDU/CSU i nevojiten mbështetja dhe votat e disa partive. sepse vetëm votat e AfD-së, nuk do të mjaftoninin.

Por nëse edhe deputetët e partisë liberale FDP dhe ata të partisë BSW do të votonin pro propozimeve të unionit CDU/CSU, atëhere do të arrihej  shumica e nevojshme.

Shkak për kërkesat e unionit CDU/CSU është sulmi vdekjeprurës me thikë i një afgani 28-vjeçar në qytetin e Ashafenburgut.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Protestuesit rikthehen pranë Ministrisë së Arsimit, rinisin tensionet

Arbitrat shqiptarë gjykojnë dy ndeshje në UEFA Europa League dhe UEFA Conference League

Pse serbët i urrejnë shqiptarët?

OJF-të e propagandës, edhe 9 miliardë lekë shtesë

Protestë e tensionuar tek Ministria e Arsimit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Prokurorët e Koresë së Jugut padisin presidentin e burgosur
Artikulli tjetër Kolumbia bllokoi avionët me emigrantët e dëbuar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

GJKKO vendos avokatë të Ndihmës Juridike Falas për Erion Veliajn
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 13 Tetor, 2026
Përshkallëzohet protesta në Ministrinë e Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Tetor, 2026
Vjedhje e hapur me hemodializën pas përfundimit të koncesionit
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 13 Tetor, 2026
Bryzh/ Banda shqiptare rrezikon dënime të ashpra, pasi mbushi qytetin me kokainë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 13 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.