KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjykata e Apelit në SHBA: Vendimet për tarifat tregtare janë të jashtëligjshme!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gjykata e Apelit në SHBA: Vendimet për tarifat tregtare janë të jashtëligjshme!
AktualeAnalizeBotaEkonomiFokusPolitike

Gjykata e Apelit në SHBA: Vendimet për tarifat tregtare janë të jashtëligjshme!

Përditësimi i fundit: 30 Gusht, 2025 10:44 am
150 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara ka vendosur se pjesa më e madhe e tarifave tregtare të vendosura nga Presidenti amerikan Donald Trump janë të paligjshme. Ky vendim i hap rrugën një përballjeje ligjore që mund të tronditë seriozisht axhendën e tij të politikës së jashtme.

Vendimi prek tarifat “reciproke” që Trump vendosi ndaj shumicës së vendeve në mbarë botën, si dhe tarifa të veçanta ndaj Kinës, Meksikës dhe Kanadasë. Me shtatë vota pro dhe katër kundër, Gjykata Federale e Apelit për Qarkun Federal hodhi poshtë argumentin e Trump se tarifat ishin të ligjshme nën Aktin për Fuqi Ekonomike të Emergjencës Ndërkombëtare (IEEPA), duke i cilësuar ato si “të pavlefshme dhe në kundërshtim me ligjin”.

Vendimi do të hyjë në fuqi më 14 tetor, duke i dhënë kohë administratës të kërkojë shqyrtimin e çështjes në Gjykatën e Lartë të SHBA.

Trump reagoi ashpër në rrjetin e tij Truth Social.

“Nëse ky vendim lejohet të qëndrojë, do të shkatërrojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot një Gjykatë Apeli thellësisht partizane tha gabimisht se tarifat tona duhet të hiqen, por ata e dinë që SHBA do të fitojë në fund.”

Trump i vendosi këto tarifa bazuar në deklaratën për gjendje emergjente kombëtare, duke e justifikuar me një kërcënim të pazakontë për sigurinë kombëtare që, sipas tij, buronte nga pabarazitë tregtare. Por gjykata argumentoi se vendosja e tarifave është një kompetencë themelore e Kongresit dhe nuk bie brenda mandatit presidencial.

Në vendimin prej 127 faqesh, gjykata sqaroi se IEEPA nuk përmend tarifat dhe nuk i jep presidentit autorizim të qartë për t’i vendosur ato. “Kur Kongresi dëshiron t’i japë presidentit fuqi për të vendosur tarifa, ai e bën këtë në mënyrë eksplicite,” thuhet në vendim.

Ky vendim vjen pas padive të ngritura nga disa biznese të vogla dhe shtete amerikane, të cilat kundërshtuan urdhrin ekzekutiv të Trumpit të prillit, që vendoste një tarifë bazë 10% pothuajse ndaj çdo shteti në botë, përfshirë dhe tarifa “reciproke”. Trump e quajti atë ditë “dita e çlirimit të Amerikës” nga politikat tregtare të padrejta.

Vendimi gjithashtu anulon tarifat ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës – që Trump pretendonte se ndalonin futjen e drogave në SHBA. Por tarifat mbi çelikun dhe aluminin mbeten të vlefshme, pasi ato u vendosën në bazë të një ligji tjetër presidencial.

Përpara vendimit, avokatët e Shtëpisë së Bardhë paralajmëruan se heqja e tarifave mund të shkaktojë një krizë të ngjashme me atë të vitit 1929, që çoi në Depresionin e Madh.

Ky rast pritet të shkojë tani në Gjykatën e Lartë të SHBA, e cila vitet e fundit ka treguar një qëndrim kritik ndaj presidentëve që përpiqen të zbatojnë politika të gjera pa miratimin e qartë të Kongresit.

Pavarësisht se gjykata e apelit i dha një humbje presidentit, një fakt ngushëllues për Shtëpinë e Bardhë është se vetëm tre nga njëmbëdhjetë gjyqtarët ishin të emëruar nga republikanët. Ndërkohë, në Gjykatën e Lartë, gjashtë nga nëntë gjyqtarët janë të emëruar nga republikanët, përfshirë tre të përzgjedhur nga vetë Trump.

 

Marrë nga Associated Press

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Indonezia në ‘flakë’ pas vdekjes së një taksisti 21-vjeçar! Protesta të dhunshme
Artikulli tjetër Pse Trump hoqi mbrojtjen nga Shërbimi Sekret për Kamala Harris?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.