KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pse Trump hoqi mbrojtjen nga Shërbimi Sekret për Kamala Harris?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pse Trump hoqi mbrojtjen nga Shërbimi Sekret për Kamala Harris?
AnalizeBotaFokusOpinionPolitikeSociale

Pse Trump hoqi mbrojtjen nga Shërbimi Sekret për Kamala Harris?

Përditësimi i fundit: 30 Gusht, 2025 10:48 am
161 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Presidenti Donald Trump ka vendosur të anulojë mbrojtjen e ‘Secret Service’ për ish-Zëvendëspresidenten Kamala Harris, vetëm shtatë muaj pas largimit të saj nga detyra.

Vendimi ka shkaktuar polemikë të fortë në politikën amerikane, pasi Harris pritet të nisë së shpejti një turne të gjerë kombëtar për promovimin e librit të saj, “107 Days”, që rrëfen periudhën e shkurtër dhe të tensionuar të kandidaturës së saj presidenciale në vitin 2024.

Çfarë thotë ligji?

Ligji federal i vitit 2008 parashikon që ish-zëvendëspresidentët dhe familjet e tyre gëzojnë mbrojtje nga Secret Service për gjashtë muaj pas përfundimit të mandatit të tyre. Ky afat mund të zgjatet në raste të veçanta, kur Sekretari i Sigurisë Kombëtare vlerëson se ekziston rrezik i shtuar.

Sipas burimeve të CNN, Joe Biden, pak para largimit nga Shtëpia e Bardhë në janar 2025, kishte firmosur një urdhër të fshehtë për zgjatjen me një vit të mbrojtjes për Harris, një vendim që tani Trump e ka anuluar.

A përballet Harris me kërcënime reale?

Ndërsa një vlerësim i fundit i kërcënimeve nuk ka identifikuar ndonjë rrezik të menjëhershëm ndaj Harris, burime nga stafi i saj janë shprehur se pozita e saj si gruaja e parë dhe personi i parë me ngjyrë që ka shërbyer si zëvendëspresidente e bën atë një figurë të ekspozuar ndaj kërcënimeve të urrejtjes.

Në vitin 2024, disa individë u arrestuan për kërcënime të drejtpërdrejta ndaj saj, përfshirë plane për atentat dhe përhapje videosh me armë dhe gjuhë të dhunshme.

Zemërim në Kaliforni:

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, dhe kryetarja e bashkisë së Los Angeles, Karen Bass, kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, duke e quajtur “politikisht të motivuar dhe hakmarrës”.

“Siguria e zyrtarëve publikë nuk duhet të jetë lojë politike. Ky është një vendim i rrezikshëm dhe i motivuar nga mllefi politik,” – u shpreh zëdhënësi i Newsom për CNN.

Trump: Shërbimi Sekret është i mbingarkuar

Sipas analistit Ronald Kessler, i cili ka shkruar për Shërbimin Sekret, vendimi ka një anë praktike: agjencia është e mbingarkuar dhe nën presion logjistik.

“Turneu i librit të Harris do të kërkonte qindra orë pune, dhjetëra makina dhe agjentë që ta shoqëronin në qytete të ndryshme. Është barrë e madhe për një agjenci tashmë të shtrirë në maksimum,” u shpreh ai për BBC.

Kessler shtoi gjithashtu se Trump ka hequr mbrojtjen edhe për figura të tjera, përfshirë Hunter dhe Ashley Biden, si dhe ish-zyrtarë të administratës së vet si Mike Pompeo dhe Anthony Fauci, duke e portretizuar vendimin si pjesë e një spastrimi politik të gjerë.

Presidentët mbrohen përjetë – zëvendësit jo

Ndryshe nga ish-zëvendëspresidentët, ish-presidentët amerikanë gëzojnë mbrojtje të përhershme nga Secret Service. Kjo falë një ligji të nënshkruar nga Barack Obama në vitin 2013, që riktheu mbrojtjen e përjetshme të liderëve të mëparshëm të Shtëpisë së Bardhë.

Vetëm Richard Nixon në vitin 1985 kishte zgjedhur të heqë dorë vullnetarisht nga kjo mbrojtje, për të kursyer buxhetin e agjencisë.

Për momentin, Kamala Harris do të jetë e detyruar të kërkojë mbrojtje private për të përballuar turin e saj mediatik, një kosto që, sipas ekspertëve, mund të arrijë miliona dollarë në vit.

 

Marrë nga BBC

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjykata e Apelit në SHBA: Vendimet për tarifat tregtare janë të jashtëligjshme!
Artikulli tjetër Ndikimi i George Soros po zvogëlohet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale
Aktuale Finance Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale 28 Tetor, 2026
Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.