KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjykata e Bosnjës e shpall jokushtetues Ligjin Zgjedhor të Republikës Sërpska
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gjykata e Bosnjës e shpall jokushtetues Ligjin Zgjedhor të Republikës Sërpska
AktualePolitikeRajoni

Gjykata e Bosnjës e shpall jokushtetues Ligjin Zgjedhor të Republikës Sërpska

Përditësimi i fundit: 20 Shtator, 2024 6:46 am
108 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës e ka shpallur jokushtetuese një Ligj Zgjedhor paralel të Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnjës. Në një vendim të enjten, Gjykata Kushtetuese deklaroi se ligji i kontestuar nuk është në përputhje me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës e as me Ligjin Zgjedhor të saj, për shkak se kështu ligji i Republikës Sërpska do t’i merrte përsipër kompetencat që i takojnë vetëm ligjit në fjalë të Bosnjës.

Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi Ligjin Zgjedhor të Republikës Sërpska dhe erdhi në përfundim se nuk ka dispozita kushtetuese në bazë të të cilave mund të vërtetohet kushtetutshmëria e ligjit të kontestuar që u miratua nga Asambleja Parlamentare e Republikës Sërpska në fillim të këtij viti.

Në shpjegimin e vendimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se bëhet fjalë për “çështje shumë serioze dhe komplekse të kushtetutshmërisë së ligjit të kontestuar zgjedhor të Republikës Sërpska”.

Ligji Zgjedhor i Republikës Sërpska parashikonte përvetësimin e kompetencave shtetërore të subjekteve në fushën e zgjedhjeve.

Kjo nënkupton se Komisioni Republikan Zgjedhor i Republikës Sërpska e merr rolin e Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje e Hercegovinës në organizimin e zgjedhjeve lokale, si dhe zgjedhjet për Asamblenë Parlamentare të entitetit dhe për presidentin dhe zëvendëspresidentin e Republikës Sërpska.

Ambasada amerikane në Sarajevë e kishte quajtur antikushtetues dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit krijimi i një sistemi zgjedhor paralel nga Qeveria e Republikës Sërpska.

Me Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, që i ka dhënë fund luftës në Bosnje e Hercegovinë, ky vend është ndarë në dy entitete autonome – Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska – plus Qarku i Bërçkos, që është njësi administrative vetëqeverisëse. Të gjithë bashkë janë nën ombrellën e qeverisë federale dhe presidencës me rotacion.

Prej atëherë, entitetet nuk kanë juridiksion dhe as nuk mund të organizojnë zgjedhje në gjithë territorin e Bosnjës. Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës nuk u jep të drejtat entiteteve për zhvillimin e zgjedhjeve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mbretëria e Bashkuar u kërkon qytetarëve në Liban, të largohen
Artikulli tjetër Franca në prag të formimit të Qeverisë së re

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.