KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjykata e Lartë lë në fuqi bllokimin e pasaportës së Belinda Ballukut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gjykata e Lartë lë në fuqi bllokimin e pasaportës së Belinda Ballukut
AktualeAnalizeFokusKryesorePolitike

Gjykata e Lartë lë në fuqi bllokimin e pasaportës së Belinda Ballukut

Përditësimi i fundit: 10 Prill, 2026 9:17 am
217 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjykata e Lartë vendosi të enjten më 9 prill që të mos pranojë rekursin e ushtruar nga ish zv.kryeministrja Belinda Balluku kundër masës së sigurimit personal “ndalim i daljes jashtë shtetit”, e caktuar pasi SPAK e mori atë të pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Po ashtu, u vendos mospranimi i rekursit të ushtruar pranë Gjykatës së Lartë nga ish-kreu i KESH, Erald Elezi, ndaj masës së arrestit shtëpiak.

Vendimi u mor nga Kolegji i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genti Shala.

Dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit miratoi vendimin e Shkallës së Parë, për vijimin e masës tjetër së sigurimit personal të caktuar ndaj Ballukut, atë të pezullimit nga detyra.

Përveç çështjeve për shkelje të barazisë në tenderat me vlerë qindramilionë euro për infrastrukturën rrugore, SPAK ka regjistruar dhe një tjetër procedim penal bazuar në një kallëzim të kryer nga Adriana Kalaja, e cila pretendon se ish ministrja Balluku dhe ish zëvendësi i saj, Ceno Klosi, kanë përfituar tenderat e institucionit që drejtonin.

Kryeministri Rama udhëhoqi një betejë ligjore në Gjykatën Kushtetuese për të bllokuar pezullimin nga detyra të Ballukut, ndërkohë që mazhoranca e tij në Kuvend mbajti peng prej rreth dy muaj kërkesën e SPAK për autorizimin e masës së arrestit ndaj ish zv.kryeministres. Ai e shkarkoi Ballukun nga detyrat si zv.kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës më 26 shkurt.

Më datë 12 mars, mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, që sipas prokurorëve është e nevojshme pasi provat tregojnë qartë se persona të fortë e anëtarë të kabinetit të ish-ministres kanë kontaktuar dhe intimiduar dëshmitarët përmes shantazhit, kërcënimit për shkarkim nga detyra apo ofertave në para.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste e mbrojti Ballukun me pretendimin se rreziku i prishjes së provave nuk u provua me fakte reale. Ata i cilësuan parashtrimet e prokurorëve të Posaçëm si konsiderata, që në themel të tyre kishin ish-funksionin e ministrit që mbante Balluku.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar

Kongresi amerikan nis hetim për Sazanin

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, për spiunazh dhe shantazh

Kroacia ngre alarmin : Serbia po armatoset me armë sulmuese

Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Duhet shfuqizuar ligji për zonat e mbrojtura

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm PS drejt liberalizimit të kushteve për dhënien e shtetësisë
Artikulli tjetër Beqaj letër nga burgu: Mos më nxirrni nga qelia, lërmëni këtu, si dëshmi e suksesit të reformës në drejtësi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Turqia dënon pesë kryetarë bashkie të opozitës
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 25 Gusht, 2026
BE po ndryshon rregullat e zgjerimit
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 25 Gusht, 2026
Bashkitë i drejtohen Këshillit të Evropës për Reformën Territoriale
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Politike 25 Gusht, 2026
Një shtet bektashi së shpejti?/ Gazeta holandeze: Rama synon të zhvendosë vëmendjen
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.