KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjykata në Beograd lëshon fletë-arresti për Radoiçiçin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gjykata në Beograd lëshon fletë-arresti për Radoiçiçin
AktualeAnalizeFokusPolitikeRajoni

Gjykata në Beograd lëshon fletë-arresti për Radoiçiçin

Përditësimi i fundit: 18 Nëntor, 2026 9:31 am
135 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Gjykata e Lartë në Beograd ka caktuar masë të paraburgimit dhe ka lëshuar fletarrestim për Millan Radoiçiçin, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga kjo gjykatë.

Fletarrestimi u lëshua pasi Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në veri të Kosovës më 2023, nuk u paraqit në stacionin policor të Savski Venacit në Beograd më 15 nëntor, siç është i detyruar sipas vendimit të Gjykatës së Lartë në këtë qytet.

Më herët gjatë ditës, Radio Evropa e Lirë u përpoq të kontaktonte për këtë çështje edhe avokatin Goran Petronijeviç, i cili e përfaqëson Radoiçiqin, por ai nuk iu përgjigj telefonatave dhe mesazheve.

Radoiçiq, i cili kërkohet nga policia ndërkombëtare, INTERPOL, për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës, është nën hetime nga Prokuroria e Lartë Publike në Serbi.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ka lëshuar fletarrestimin për sulmin në Banjskë, për shkak se Kosova nuk është anëtare e INTERPOL-it.

Sipas Kodit të Procedurës Penale të Serbisë, fletarrestimi mund të lëshohet nëse i pandehuri është në arrati dhe ekziston një urdhër për sjelljen e tij ose një vendim për caktimin e masës së paraburgimit.

Lëshimin e fletarrestimit e urdhëron gjykata para së cilës zhvillohet procedura penale.

Ndërkaq, më 4 tetor 2023, gjykata e kishte refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj Radoiçiqit. Në vend të kësaj, i kishte caktuar masat që ai të mos largohej pa leje nga vendbanimi, ia kishte konfiskuar pasaportën dhe i kishte ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës.

Sipas Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Radoiçiç dyshohet për disa vepra penale që lidhen me tregtimin e paligjshëm të armëve dhe “shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm”.

Kryeprokurori i Serbisë, Nenad Stefanoviç, duke iu përgjigjur pyetjes se pse nuk është ngritur aktakuza në rastin e Banjskës, deklaroi më 16 nëntor se autoritetet nuk kanë pranuar prova që kanë kërkuar nga Kosova përmes Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

Edhe në të kaluarën, autoritetet në Kosovë kanë refuzuar kërkesën e Serbisë për t’i dhënë informacione lidhur me sulmin në Banjskë, duke thënë se kjo bie në kundërshtim me disa pika të Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, dhe se në bazë të ligjeve të Kosovës, vetëm organet gjyqësore të Kosovës kanë juridiksion t’i gjykojnë çështjet që pretendohet se janë kryer brenda territorit të vendit.

Ndërkohë, prokurorët në Kosovë i ngarkojnë 45 persona për sulmin ndaj Policisë në Banjskë të Zveçanit, në të cilin mbeti i vrarë një rreshter i Kosovës.

Tre prej sulmuesve janë dënuar, ndërsa të dyshuarit e tjerë, përfshirë Radoiçiçin, janë në arrati.

Në kohën e sulmit në Banjskë, Radoiçiç ishte nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, e cila deri më tani ka vepruar me mbështetjen e Partisë Përparimtare Serbe dhe ish-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Që nga tetori i vitit 2023, Radoiçiç e ka pasur për detyrë të paraqitet në stacionin policor më datat 1 dhe 15 të çdo muaji, ndërsa pasaporta i është konfiskuar. Sipas deklarimeve të mëhershme të Gjykatës së Lartë, ai e ka përfillur këtë masë deri më tani.

Megjithatë, më 13 nëntor, në publik u shfaqën pretendime jozyrtare se Radoiçiq ishte arratisur në Rusi.

Radoiçiç është, gjithashtu, nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të akuzave për krim të organizuar dhe korrupsion.

Ai u pa për herë të fundit në publik para zgjedhjeve të 25 tetorit në Serbi, kur mori pjesë në tubimin parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe në Kragujevc.

Më herët, nga Serbia është larguar Zvonko Veselinoviç, biznesmen nga veriu i Kosovës dhe deri vonë bashkëpunëtor i Radoiçiçit.

Sipas konfirmimit që REL-i mori nga burime të sigurisë në Bosnje e Hercegovinë, ai udhëtoi me aeroplan nga Sarajeva drejt Turqisë më 11 nëntor, duke përdorur pasaportën serbe. Me të ishte edhe vëllai i tij, Zharko Veselinoviç.

Të dy, sikurse Radoiçiçi, janë nën sanksionet amerikane, për shkak të akuzave për krim të organizuar dhe korrupsion.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pas më shumë se dy vjetësh, Kosova i rikthehet lobimit në SHBA
Artikulli tjetër Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti një shtetas i huaj

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.