KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Grindje në BE për financimin e Ukrainës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Grindje në BE për financimin e Ukrainës
AnalizeBotaPolitikeZhvillim

Grindje në BE për financimin e Ukrainës

Përditësimi i fundit: 11 Nëntor, 2026 9:27 am
107 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

ak para samiteve evropiane në Dublin, ka shpërthyer një debat mbi mbështetjen e ardhshme për Ukrainën. Kryeministri sllovak Robert Fico e akuzoi të martën kancelarin gjerman Friedrich Merz (CDU) për “shantazh” dhe sjellje “të pahijshme”, për shkak të kërkesës së tij që vendet e BE-së “pa përjashtim” të japin kontributin e tyre.

Ndërkohë, Merz ritheksoi se mbështetja për Ukrainën “nuk është detyrë e shteteve të veçanta anëtare”, por “një detyrë e përbashkët” e Bashkimit Evropian.

“Unë nuk do të dorëzohem përballë kësaj”, tha Fico para gazetarëve. “Ne jemi një vend sovran”, theksoi kryeministri sllovak, “dhe kemi mendimin tonë për këtë çështje.”

Kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU)  u kishte bërë thirrje më par të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të japin një “kontribut të drejtë” për mbulimin e mungesës financiare prej miliarda eurosh për Ukrainën. Në një letër drejtuar Presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, ai paralajmëroi në mënyrë indirekte se mund të bllokojë përparimin në çështje të tjera financiare, nëse nuk arrihet një angazhim i përbashkët për mbështetjen e Ukrainës.

Sipas letrës, të siguruar nga Agjencia Gjermane e Shtypit (dpa), një angazhim i tillë është “parakusht thelbësor” për zgjidhjen e këtij problemi dhe për diskutimin e temave të tjera, veçanërisht atyre me pasoja financiare. Për vitin e ardhshëm, Ukraina përballet me një mungesë financiare prej 45 miliardë eurosh.

Merz kërkon gjithashtu që gjatë negociatave për buxhetin afatgjatë të BE-së për periudhën 2028-2034 të gjendet një zgjidhje e përbashkët, e mbështetur nga të gjitha shtetet anëtare, për të garantuar financim të qëndrueshëm dhe shumëvjeçar për Ukrainën, e cila vazhdon të përballet me agresionin rus. Bashkimi Evropian synon të arrijë një marrëveshje për kuadrin e ri financiar deri në fund të këtij viti.

“Çështje e sigurisë së përbashkët evropiane”

“Mbështetja e Ukrainës është një çështje e sigurisë sonë të përbashkët evropiane dhe kjo duhet të reflektohet edhe në ndarjen e barrës së ndihmës”, shkroi Merz në letrën drejtuar Costës. Ai i kërkoi Presidentit të Këshillit Evropian që kjo temë të trajtohet si prioritet në samitin informal të BE-së, që do të zhvillohet të premten në Dublin.

Më herët, Komisioni Evropian kishte vlerësuar se boshllëku financiar për vitin e ardhshëm arrin në 70 miliardë euro, nga të cilat BE-ja pritet të mbulojë 45 miliardë euro. Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian kishte miratuar 90 miliardë euro ndihmë për Ukrainën për periudhën 2026-2027.

Megjithatë, këto fonde nuk konsiderohen të mjaftueshme. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski kishte kërkuar qysh në tetor edhe 70 miliardë euro shtesë nga aleatët perëndimorë për të financuar mbrojtjen e vendit ndaj agresionit rus. Pas kësaj kërkese, liderët e BE-së i kërkuan Komisionit Evropian të paraqesë një propozim për sigurimin e fondeve shtesë.

Bullgaria dhe Sllovakia kundër ndihmës së re

Megjithatë, disa shtete anëtare po shfaqin rezistencë. Presidenti bullgar Rumen Radev dhe Kryeministri sllovak Robert Fico kanë deklaruar se vendet e tyre nuk do të mbështesin paketa të reja financiare të BE-së për Ukrainën. Edhe Hungaria dhe Republika Çeke konsiderohen partnere të pasigurta në këtë çështje. Kryeministri hungarez Péter Magyar zhvilloi një takim me Kancelarin Friedrich Merz në Berlin. Mbështetja për Ukrainën ishte një nga temat kryesore të bisedimeve. Aty Merz theksoi, se mbështetja për Ukrainën duhet të vijë “plotësisht nga buxheti evropian”.

Gjermania mbetet donatori më i madh i Ukrainës brenda Bashkimit Evropian, çka shpjegon edhe këmbënguljen e Merzit për një shpërndarje më të gjerë dhe më të drejtë të barrës financiare mes vendeve.

 

Marrë nga DPA.de

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse, pas pushtimit të Ukrainës
Artikulli tjetër Bullgaria në zi kombëtare, pas tragjedisë automobilistike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.