KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Haradinaj akuza Kurtit: Bëri marrëveshje me Radojçiçin, kundër UÇK-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Haradinaj akuza Kurtit: Bëri marrëveshje me Radojçiçin, kundër UÇK-së
OpinionPolitikeRajoni

Haradinaj akuza Kurtit: Bëri marrëveshje me Radojçiçin, kundër UÇK-së

Përditësimi i fundit: 11 Tetor, 2024 6:30 pm
124 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK-së ka përsëritur se kryeministri Albin Kurti është “spiun i Serbisë” referuar bisedës së shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me kriminelin Milan Radojçiç, tha se Kurti po lan borxhe me Serbinë.

Ai tha se Vetëvendosje e Lista Srpska patën “marrëveshje për t’i larguar veteranët e kategoritë e lirisë dhe për të mos i përfshirë në pagën minimale e ka bërë Albin Kurti me Radojçiçin, po unë nuk them me Radojçiçin, por me presidentin e Serbisë Vuçiçin. Këtu dal te ajo që ju them çdo herë se Kurti është spiun i Serbisë, është njeri i Serbisë nuk mundet me qenë ndryshe”.

“Nëse në vitin 2018 paska qenë gabim të takohesh me Radojçiçin si nënkryetar i Listës Serbe, i pandjekur nga drejtësia e Kosovës, pra pa asnjë akuzë në Kosovë, i papërfshirë në listën e zezë të SHBA-së, ç’ka është komunikimi me të pasi e ndjek drejtësia, pasi ka aktakuzë prej Kosove, pasi e shti në listë të zezë SHBA. Çka është kjo? Është larje e borxhit ndaj Serbisë, ndaj Vuçiçit, ndaj BIA-s. Kurti po i lan borxhet. A ka akt më transparent të tradhtisë sesa me u bë me armikun kundër ushtarëve të lirisë”, tha Haradinaj.

Më tej ai tha se takimi me të në vitin 2018 ishte bërë kur ai s’ishte i ndjekur nga drejtësia në Kosovë. “Radooçiç është i ndjekur nga drejtësia e Kosovës nga viti 2018. Pra, Policia e Kosovës në atë kohë, ka rastisur që kam qenë kryetar qeverie, por këto s’e ka bë qeveria, por drejtësia e Kosovës. E ka bastisur banesën e tij në veriun e Mitrovicës. Që atëherë Radoiçiç e ka lëshuar Kosovën, pra është i ndjekur nga Serbia dhe i ikur në Kosovë në atë kohë ishte nënkryetar i Listës Serbe. Që nga ajo kohë, që nga ajo ditë e bastisjes, kryetari i atëhershëm i Qeverisë, Ramush Haradinaj, deputeti i sotëm, kryetari i Aleancës s’ka komunikim me Radojçiçin të çfarëdo natyre”.

Haradinaj shtoi se kushdo që thotë se ka bisedë me të le ta publikojë.

“Kur e ka ndjekë drejtësia jonë në atë kohë, ai i ka pasë të drejtat e veta me u përgjigj drejtësisë dhe me ardhë me u përballë me drejtësinë. Ka zgjedhur të ikë dhe si i ikur ndikimi i tij në proceset e brendshme në Kosovë u rishfaq me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit. Një njeri i ikur nga Kosova me pamundësi të operojë në Kosovë, pafuqi të vendimmarrjes në Kosovë na u ringjall me ardhjen kryeministër të Albin Kurtit. Situata arriti që në atë kohë kur VV e shumë të tjerë me të drejtë kishin mendimet dhe kritikat e tyre për rolin e tij edhe të mëhershëm kur ishte ende i pandjekur nga drejtësia në Kosovë ka arritur që ai të kthehet në faktor me ardhjen e VV-së në pushtet dhe të Kurtit. Deri ku shkon ky faktorizim i tij, përkundër faktit që ishte i ndjekur nga drejtësia, ai u vendos edhe në listën e zezë të SHBA-së, gjatë kohës së qeverisjes së Albin Kurtit ai pos banesës në veri, të cilën ia bastisi Policia e Kosovës, ai ndërtoi një vilë të madhe e të bukur në liqenin atje. Ai arriti edhe si i ndjekur nga drejtësia e Kosovës bëri marrëveshje me Albin Kurti.

Shihni dallimin! Në vitin 2018, ai i përndjekur nga Qeveria Haradinaj, këtë rast nga drejtësia e asaj kohe, tani Radojçiç u kthye në faktor të marrëveshjeve me Kurtin”, përfundoi ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati projektligji, kufiri i sigurimit të depozitave rritet në 6 milionë lekë

Punësimi sezonal jashtë solli një rekord të ri historik për të ardhurat

Kodi Doganor ndryshon, lehtësohen sanksionet për bizneset

Rama censuron takimin dhe trasmeton fjalimin e tij në Michigan

Vlora Hyseni dyshohet se i çoi informacione shtetërore Ergys Agasit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, përballë Çekisë
Artikulli tjetër Votim elektronik vetëm në Durrës dhe Elbasan, KQZ: Nuk ka kohë për qarqet e tjera

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kontrollet në banesën e Ilir Prodës, i sekuestrohen telefonin, PC dhe disa USB
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
BE ultimatum: Deri në fund të vitit ligji për Zonat e Mbrojtura duhet të ndryshojë
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Pezullohet nga detyra dhe firmoset ‘arrest shtëpie’ për drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni
Analize Fokus Kryesore Politike Sociale 22 Shtator, 2026
Protesta në ditën e 114-të/ Thirrje për grumbullim para Kuvendit, për anullimin e Paketës së Maleve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.