KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike

Përditësimi i fundit: 24 Korrik, 2025 9:19 am
242 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli të mërkurën (23.07) ndarjen përfundimtare të 37 mandateve për qarkun e Tiranës, në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Vendimi i kryekomisionerit Ilirjan Celibashi , i cili zyrtarizoi përbërjen e deputetëve që do të përfaqësojnë kryeqytetin në legjislaturën e re erdhi pas më shumë se dy muajsh shqyrtimesh teknike, verifikimesh dhe debatesh ligjore mbi interpretimin e listave.

Sipas vendimit të KQZ-së, Partia Socialiste ruan shumicën në Tiranë me 19 mandate, ndërsa Partia Demokratike si pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” konfirmon pozicionin si forca e dytë më e madhe në kryeqytet, me 13 mandate.

Përtej dy partive kryesore, harta politike e Tiranës pasqyron rritjen e fragmentimit të përfaqësimit në Kuvend. Partia “Mundësia”, një forcë e re politike, siguroi 2 mandate, ndërsa me nga një mandat përfaqësohen Lëvizja Bashkë, Partia Socialdemokrate (PSD) dhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Përplasjet për mandatin brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”

Përplasja brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për mandatin e vetëm të fituar në Tiranë u mbyll këtë të mërkurë, me vendimin e KQZ-së për t’ia dhënë atë Kleana Xhuvelit, kandidate nga partia “Shqipëria Bëhet”. Ky vendim erdhi pas një procesi të zgjatur me interpretime të ndryshme ligjore dhe mosmarrëveshje brenda koalicionit, i përbërë nga dy forca politike “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”.

Sipas një marrëveshjeje të brendshme të nënshkruar përpara zgjedhjeve, kandidatët e listës së mbyllur kishin deklaruar paraprakisht dorëheqjen nga mandati, për t’i hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur, nga të cilët më i votuari rezultoi Adriatik Lapaj. Por KQZ rrëzoi këtë pretendim, duke argumentuar se dorëheqjet e nënshkruara para miratimit zyrtar të listave nuk kanë vlerë juridike.“Nuk ka dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar. Kjo është e qartë në Kod dhe është kështu për çdo lloj shkaku apo motivi” – u shpreh Celibashi.

Situata u komplikua më tej kur kandidati Zeqir Kordhoni, renditur i nënti në listën e mbyllur dhe i afërm me bashkëdrejtuesin e koalicionit Endri Shabani paraqiti kërkesë për të marrë mandatin e deputetit. Meqë disa prej kandidatëve më lart ishin tërhequr, mandati përfundoi te Kleana Xhuveli, e katërta në listë.

Ndërkohë, edhe Partia Socialdemokrate (PSD) e drejtuar nga Tom Doshi, zgjodhi të tërhiqte të gjithë kandidatët nga lista e mbyllur, duke ia hapur rrugën kandidatit më të votuar në listën e hapur. Si rezultat, mandati i vetëm i PSD-së në Tiranë i kaloi Tedi Mulës, një 30-vjeçar që siguroi rreth 2.500 vota preferenciale dhe kryesoi listën e hapur të kësaj force politike.

Kuvend i ri po me shumicë të njohur

Me shpërndarjen e mandateve për Tiranën, përmbyllet zyrtarisht procesi i ndarjes së vendeve në Kuvendin e ri që del nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Partia Socialiste fitoi 83 vende, Partia Demokratike në koalicion me “Aleancën për Shqipërinë Madhështore” siguroi 50 mandate, ndërsa forca të vogla si PSD fitoi 3 mandate, Partia “Mundësia” vetëm 2, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” plotësuan përbërjen parlamentare me nga 1 mandat secila.

Ky ishte votimi i parë që u zhvillua sipas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të miratuara në vitin 2024, të cilat sollën një model të kombinuar me lista të mbyllura dhe të hapura. Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit morën pjesë rreth 44.8% e votuesve të regjistruar në Shqipëri. Për herë të parë u përfshi edhe diaspora, ku 191 mijë shqiptarë jashtë vendit dorëzuan fizikisht votën.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm KQZ shpërndan mandatet e qarkut Tiranë, shtyhet shqyrtimi i kërkesave të Lapajt dhe Doshit
Artikulli tjetër Made for Germany:Gjigantët ekonomikë bashkohen për investime

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.