KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hashim Thaçi: “Kosova, e përçarë nga brenda dhe e bllokuar nga jashtë”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Hashim Thaçi: “Kosova, e përçarë nga brenda dhe e bllokuar nga jashtë”
KomentKryesorePolitikeRajoni

Hashim Thaçi: “Kosova, e përçarë nga brenda dhe e bllokuar nga jashtë”

Përditësimi i fundit: 15 Maj, 2026 9:21 am
43 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se demokracia në Kosovë po përballet me sfida serioze, duke kritikuar polarizimin politik dhe mungesën e unitetit institucional. Në një intervistë për ABC News dhe Kanal10, Thaçi tha se Kosova aktualisht është e ndarë nga brenda dhe e izoluar nga jashtë nga Perëndimi, duke bërë thirrje që të mos shmangen objektivat strategjike të shtetit.

Thaçi foli edhe për zhvillimet politike që nga viti 2014, ndërsa shtoi se vendi po shkon sërish drejt zgjedhjeve të reja, gjë që sipas tij është e panevojshme. Në fund, Thaçi bëri thirrje për një qasje më të matur dhe më të durueshme në politikë.

“Sot demokracia në Kosovë po cënohet nga politika, dominon heshtja. Heshtja dhe indiferenca është karakteri dhe fytyra e së keqes. Kosova e ndarë nga brenda dhe e izoluar nga jashtë nga Perëndimi. Nuk duhet të shmangemi nga objektivat strategjike, kemi ditur të bashkohemi ka dominuar kultura dhe kodi I marrëveshjes.

Në 2014 filloi padrejtësisht logjika e lincimeve. Vendi po shkon në zgjedhje të reja, kjo është e tepërt. Duhet te dominojë interesi shtetëror përkundër atij partiak. Ka mbetur edhe integrimi në NATO e BE. Ata që duan të futen në aktivitete të tjera, pa ambicie nuk realizohet asnjë synim.

Ambiciozi ëndërron por edhe realizon. Ëndërruam lirinë, e shpallëm. Ambicia dhe përgjegjësia duhet të ecin paralelisht, personalisht kam hapur rrugë tri herë edhe pse fitues. Në politikë jo rrallë një hap prapa të hap shtigje të reja. Duhet që gjërat të merren shtruar, me durim,” – tha Thaçi.

Thaçi nënvizoi se hendeku i urrejtjes serbo-shqiptare është i thellë, por sipas tij, urrejtja ngjall vetëm hakmarrje dhe se kjo askënd nuk e ka çuar drejt mirëqenies e zhvillimit.

“PO: Kosova dhe Serbia mund dhe duhet të arrijnë paqe të qëndrueshme. Hendeku i urrejtjes serbo-shqiptare është i thellë. Urrejtja ngjall vetëm hakmarrje; askënd nuk e ka çuar drejt mirëqenies e zhvillimit. Dëgjoj zëra lokalë dhe faktorë ndërkombëtarë madje edhe me ndikim që po sugjerojnë se ky proces duhet të ndodhë hap pas hapi – nga perspektiva e tyre komode akademike apo diplomatike edhe mund të kenë të drejtë – por unë mendoj se do të duhej të ndodhnin veprime të vendosura për zbatimin e marrëveshjeve”, – tha Thaçi.

Ai u shpreh se verdikti përfundimtar i gjykatës, duhet të respektojë parimin e unitetit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe Konventat Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Jam plotësisht i pafajshëm. Verdikti përfundimtar duhet të respektojë, detyrimisht, parimin e unitetit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe Konventat Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Të respektohet baza ligjore mbi të cilën Parlamenti i Kosovës themeloi DHSK-të. Populli i Kosovës, në emër të të cilit nxirren vendime në DHSK, duhet ta dijë, kuptojë dhe besojë atë çka ka ndodhur në sallën e gjyqit. Sot për sot qytetari i Kosovës nuk e di, ose di pak – dhe ajo që di është e mjegullt…”, theksoi ai.

 

Marrë nga ABC News.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mesazhet zbulojnë punën e përditshme dhe dramat e një organizate ndërkombëtare të kokainës

Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE

Spektakël televiziv i Grida Dumës për të larë figurën e Mirlinda Karçanajt

Konsensusi i rremë europian dhe pazari i madh i politikës shqiptare

Trump përfundon vizitën dyditore në Kinë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Jeta në Tiranë kushton 60% më shumë se në 2021
Artikulli tjetër Mesazh i ri i SHBA-së për Evropën? Pentagoni “ngrin” vendosjen e trupave në Poloni

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nga Veliaj tek Beqaj, a po hapet rruga e lirimit të zyrtarëve të lartë nga qelitë?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Maj, 2026
“Gryka e Xhehenemit” në Sazan, rrezik për resortin e Jared Kushner
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Shqipëria dhe BE përballë një krize demografike
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Ligji i Putinit që “ngjall frikë” në Evropë
Analize Bota Fokus Opinion Zhvillim 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.