KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hungari/ Magyar fiton bindshëm – Orbán pranon humbjen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Hungari/ Magyar fiton bindshëm – Orbán pranon humbjen
AktualeAnalizeBotaPolitike

Hungari/ Magyar fiton bindshëm – Orbán pranon humbjen

Përditësimi i fundit: 14 Prill, 2026 8:12 am
32 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pas zgjedhjeve të dielën, (12.04.) në Hungari pritet ndryshim qeverie:  Njoftohet, se pas numërimit të pothuajse 99 për qind të votave, partia Tisza e udhëheqësit të opozitës Peter Magyar kryeson dukshëm ndaj partisë Fidesz të kryeministrit Viktor Orbán. Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Zgjedhor, partia opozitare Tisza ka siguruar 138 nga 199 mandate dhe ka arritur 53,2 për qind të votave. Me këtë ajo siguron shumicën prej dy të tretash, që ka kufirin e 133 mandateve. Vetëm me një shumicë prej dy të tretash, Magyar mund të zbatojë reforma të gjera, sepse shumë ligje nuk ndryshohen dot me shumicë të thjeshtë.

Magyar: “E kemi çliruar Hungarinë”

Magyar deklaroi vonë në mbrëmje se, përballë mandatit të fortë që ka marrë, ndërrimi i pushtetit do të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe të qetë. “Bashkë e kemi rrëzuar sistemin e Orbánit, bashkë e kemi çliruar Hungarinë”, tha ai para dhjetëra mijëra mbështetësve të entuziazmuar në bregun e Danubit në Budapest.

“Sot fituam sepse hungarezët nuk pyetën se çfarë mund të bëjë atdheu i tyre për ta – por se çfarë mund të bëjnë ata për atdheun e tyre”, shtoi Magyar. “Ju e gjetët përgjigjen. Dhe vepruat sipas saj.” Hungaria do të jetë sërish një partner i fortë në BE dhe në NATO, premtoi Magyar.

Orbán: “Një rezultat i dhimbshëm”

Kryeministri aktual, Viktor Orbán, e pranoi humbjen e partisë së tij. Ai e cilësoi rezultatin e zgjedhjeve si “të dhimbshëm”. “Nuk na është besuar përgjegjësia dhe mundësia për të qeverisur. I kam uruar partisë fituese fitoren”, tha më tej Orbán.

Pas 16 vitesh Orbán rrëzohet nga pushteti. Partia e tij Fidesz siguroi 55 mandate, me një përqindje votash prej 38,3 për qind.

Partia e ekstremit të djathtë Atdheu Ynë (Mi Hazank) e kaloi pragun prej pesë për qind me 5,9 për qind të votave dhe fitoi 6 mandate. Asnjë parti tjetër nuk arriti të hyjë në parlament. Në përbërjen e re parlamentare nuk do të ketë parti të majta, të gjelbra apo liberale.

Dita e zgjedhjeve në Hungari u karakterizua nga një pjesëmarrje rekord në votime. Gjysmë ore para mbylljes së qendrave të votimit, 77,8 për qind e votuesve me të drejtë vote kishin hedhur votën e tyre, bëri të ditur komisioni zgjedhor në Budapest. Katër vjet më parë, në të njëjtën orë, pjesëmarrja kishte qenë 67,8 për qind.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Britania e Madhe kundër bllokadës amerikane të porteve iraniane
Artikulli tjetër Peter Magyar paraqet prioritetet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.