KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Insistimi tek krimi, arsyeja përse kryeminstri Rama duhet të dorëhiqet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Insistimi tek krimi, arsyeja përse kryeminstri Rama duhet të dorëhiqet
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitike

Insistimi tek krimi, arsyeja përse kryeminstri Rama duhet të dorëhiqet

Përditësimi i fundit: 7 Shtator, 2026 4:48 pm
28 Shikime
Share
10 Min. Leximi
SHARE

NgaBlendi Kajsiu

Një nga arritjet e mëdha të protestës është se nxorri në pah se projekti që po zhvillohej në Zvërnec ishte një atentat ndaj natyrës, pronës dhe demokracisë shqiptare. Përmbushja e projektit nënkuptonte realizmimin e një krimi të trefishtë, ambiental, politik dhe ekonomik.

Krimi ambiental ishte që në fillim më i qarti. Rrethimi i zonës me hekur dhe beton, ndërtimi i rrugës me zhall dhe shkatërrimi i dunave ranore nga ekskavatorët dhe kamionët, si dhe ndërtimi i urave prej betoni që bllokonin qarkullimin e ujërave në lagunë u dokumentuan nga protestuesit, shoqatat ambientaliste dhe mediat lokale dhe ndërkombëtare.

Ishte një ndërhyrje brutale në një zonë të mbrojtur që u bë në shkelje të plotë të ligjit, pa një studim mbi impaktin ambiental, pa asnjë leje nga asnjë organ apo institucion kompetent që autorizonte ndërtimin e rrugëve, gardheve apo urave prej betoni në atë zonë.

Nxitimi i kryeministrit për të fshehur krimin ambiental thjesht e nxori atë më në pah. Deklaratat e Ramës se ndërhyrja në zonë po bëhej në kuadrin e zhvillimit të një studimi mbi impaktin ambiental i la me gojë hapur gazetërat dhe qytetarët. Sikurse ia vuri në dukje kryeministrit një gazetare britanike, studimi bëhet para ndërhyrjes në terren dhe jo anasjelltas.

Akoma më absurd tingëllonte argumenti i kryeminstrit se do bëhej një studim mbi impaktin ambiental të projektit në Zvërnec kur po vetë ai deklaronte se projekti nuk ekzistonte.  Si mund të vlerësohet impakti ambiental i një projekti që nuk ekziston?

Si mund të garantonte kryeministri qytetarët se projekti nuk do kishte impakt negativ mbi ambientin kur nuk kishte as projekt dhe as studim mbi impaktin e tij ambiental? Ky ishte absurditeti i gënjeshtrave të kryeministrit mbi projektin e Zvërnecit që doli lakuriq përballë protestës qytetare.

Me dhjetëra shoqata, ambientalistë dhe shkencëtarë vendas dhe të huaj kanë shpjeguar me hollësi se betonizimi i lagunës së Vjosë-Nartës, dhe i Zvërnecit në përgjithësi do ishte një katastrofë ambientale për zonën. Shqipëria dhe Evropa do humbsnin një nga perlat e fundit të natyrës shqiptare dhe evropiane, që ka vlerë të pallogaritëshme ambientale dhe turistike.

Nuk do shumë mend të kuptosh se ndërtimi i një qyteti ekskluziv për të pasurit në Zvërnec dhe në Nartë do e shkatërrojë tërësisht ekosistemin atje. Pikërisht për këtë arësye kryeministri Rama e zhduku projektin nga qarkullimi.

Ajo që tregonte qartë projekti nuk ishte ndërtimi i një rezorti apo hoteli turstik por i një qyteti me rreth 15 kilometra plazh dhe mbi 400 hektarë terren. Ky është një qytetet jo një rezort.

Projekti parashikonte ndërtimin e apartamenteve dhe vilave super luksoze me marina për jahte dhe jo thejsht të rezorteve apo hoteleve. Nuk bëhej fjalë vetëm për dhoma hoteli por për pasuri të paluajtëshme që do nxirreshin në shitje si çdo ndërtim tjetër.

Nën vellon mashtruese të “rezorteve elitare” ajo që po zhvillohej në Zvërnec, njësoj si ajo që u zhvillua në Palasë me Green Coast, ishte një mega projekt ndërtimor ku qeveria e një prej vendeve më të varfër në Evropë financonte ndërtimin e një qyteti për disa nga investuesit më të pasur në botë dhe në vend. Herë duke i hequr taksa si  “investitorë strategjik”, herë duke i çuar infrastrukturë, ujë dhe drita dhe herë duke i dhuruar tokë dhe plazhe publike.

Dhe këtu fillon krimi ekonomik që u gatua në Zvërnec. Nga njëra anë kemi kapjen e shtetit nga interesa të forta dhe të ngushta financiare që pasurojnë vetveten duke varfëruar dhe shkatërruar pasuritë kombëtare dhe duke shpronësuar popullatën lokale.

Nga ana tjetër kemi një mpleksje të qeverisë dhe investitorëve me interesa dhe personazhe të dyshimtë që mundëson tjetërsimin dhe vjedhjen e pronës private si dhe pastrimin e parave nga aktivitete kriminale. Shfaqja e presonazheve si Artur Shehu në rolin e mega pronarit të zonës ku do bëhej investimi i Zvërnecit ishte dëshmia më e qartë e këtij fenomeni.

Artur Shehu është në konflikt pronësie me banorët e zonës që pretendojnë se ai e ka përfituar pronën me fallsifikime dhe intimidime. Disa nga këto pretendime, siç është fallsifikimi i dokumenteve, janë konfirmuar edhe nga  nivele të larta të gjyqësorit.

Në këto kushte blerja e tokës së Shehut nga ana e investitorëve arab që kryeministri Rama ka sjellë në zonë legalizon de facto pronësinë e tij mbi një truall të kontestuar duke fshirë çdo shpresë se banorët e zonës do rekuperojnë një pronë që pretendojë se i përket atyre prej shekujsh.

Pra, nëpërmjet investimit qeveria dhe investitorët e saj arab bëhen pjesë e tjetërsimit apo e vjedhjes së pronës private që u përket banorëve të zonës. Aq më tepër kur personazhi në fjalë Artur Shehu, është nën hetim për trafik droge dhe pastrim parash nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare të luftës kundër krimit të organizuar.

Situata bëhet akoma më e rëndë kur firma që po investon në zonë dhe që i ka blerë tokën Artur Shehut është tërësisht fantazmë. Ajo quhet Zvërnec South Adriatic Development dhe nuk e gjen dot as në Google. Është një firmë offshore e sajuar rishtaz në vitin 2025 me pronarë anonim që nuk ka qoftë edhe një faqe interneti, instagrami apo facebook.

Imagjinoni që edhe biznesi më i vogël në Shqipëri tashmë ka një faqe interneti, një faqe facebook apo instagram ku mund të informohesh mbi biznesin në fjalë. Qytetarët shqiptar edhe kur punësojnë një hidraulik tashmë mund të dinë se me kë kanë të bëjnë. Ndërkohë privatizimi dhe ndërhyrja në një nga asetet më strategjike të vendit do bëhet nga një konglomerat anonim komapanish të regjistruara offshore.

E megjithatë qevreria jonë rrjeshtohet pikërisht pas konglomerateve anonime e përkrah personazheve të dyshmtë të botës së krimit dhe kundër banorëve të zonës. Ajo mbron dhe përfaqëson interesat e Artur Shehut dhe të konglomeratit anonim Zvërnec South Adriatic Development dhe jo interesat dhe të drejtat e popullatës së zonës.

Dhe këtu vijmë tek krimi politik që u gatua në Zvërnec, që mund ta cilësojmë si një atentat kundër demokracisë.

I gjithë projekti u gatua në errësirë dhe në mungesë të plotë të transparencës, sidomos me banorët e zonës. Këta të fundit as u informuan dhe as u pyetën për një qytet me mijëra apartamente dhe vila luksoze që do ndërtohej në truallin e tyre shekullor.

Në fakt, nuk u pyetën as autoritetet vendore dhe nuk u përfillën as planet e tyre urbanistike dhe të zhvillimit që nuk parashikonin aspak ndëtimin e një qytetit ekskluziv në lagunën Vjosë-Nartë. Ashtu sikurse nuk u pyetën as Ministria e Mjedisit, shoqëria civile, shkencëtarët ambientalist, apo shoqatat për mbrojtjen e mjedisit dhe as qytetarët shqiptar.

Kryeministri Rama ia prezantoi  Zvërnecin dhe Sazanin çiftit Trump-Kushner sikur të ishte një tokë pa njeri, pa zot dhe pa histori. Një tabula rasa ku ata mund të ndërtonin ëndrrat e tyre sikur të ishin në Mars. Nuk është rastësi që në naivitetin e saj idiotesk Ivanka Trump deklaronte se ajo dhe bashkëshorti kishin zbuluar Sazanin dhe Zvërnecin, një tokë që në imagjinatën e saj ishte shkelur prej tyre për herë të parë.

Dhe ky është krimi politik më i madh që mund ti bësh demokracisë; eleminimi total i qytetarit, i demosit dhe i popullit nga procesi i vendimmarrjes që prek direkt ekzistencën e tyre. Dhe kur qytetari shfaqet pyet dhe proteston ai merret zvarrë nga rojet private nën indeferencën e policisë që tashmë i përket oligarkut.

Ndaj nuk është çudi që protesta ndaj qeverisë Rama filloi pikërisht si pasojë e krimit politik që e fshiu qytetarin shqiptar nga trualli, prona dhe demokracia e tij. Ajo që të çudit është insistimi i kryeministrit Rama tek i njëjti krim që prodhoi protestën më të madhe qytetare në historinë e demokracisë sonë.

Insistimi i Ramës se projekti në Zvërnec do zhvillohet edhe pse ai është tashmë simbol i kriminalitetit ambiental, ekonomik dhe politik të qeverisjes aktuale tregon se ai ose nuk mundet ose nuk dëshiron të reflektojë. Ndaj e vetmja rrugë mbetet dorëheqja.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërdorim dhe keqmenaxhim në prokurimin e mbrojtjes në Ukrainë

Dibër/ Shteti nxjerr ‘pasuritë’ e krimit në ankand

100 ditë protestë kundër qeverisë Rama/ Si u ndërkombëtarizuar “Revolucioni i Flamingove”?

“Muzeu i Hebrenjve dhe Klubi Labëria në Vlorë”

Fitorja e AfD-së e trondit Merzin dhe “shqetëson” Evropën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Greqia me paketë të re ekonomike
Artikulli tjetër Nga Tirana, te Durrësi e Vlora, si betonizimi mbush arkat e bashkive

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kosovë/ Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh
Aktuale Fokus Koment Kryesore Rajoni 7 Shtator, 2026
Sarajeva e tërheq stafin e ambasadës nga Serbia
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 7 Shtator, 2026
Kosovë/ Një person vret motrën dhe plagos nënën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 7 Shtator, 2026
Protesta kundër emigracionit në Britani
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 7 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.