KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ish-ambasadori Bosch: Serbia nuk zbaton marrëveshjet, Kosova nuk duhet të lëshojë pe
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ish-ambasadori Bosch: Serbia nuk zbaton marrëveshjet, Kosova nuk duhet të lëshojë pe
AktualeOpinionPolitikeRajoni

Ish-ambasadori Bosch: Serbia nuk zbaton marrëveshjet, Kosova nuk duhet të lëshojë pe

Përditësimi i fundit: 22 Mars, 2025 10:57 pm
165 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch në një intervistë të zhvilluar së fundmi është shprehur se është e çuditshme që t’i kërkohet Kosovës të bëjë hapa përpara ndërkohë që Serbia nuk zbaton marrëveshjet. Ai shtoi se nuk ka arsye për kompromis për Asociacionin.

Sipas tij Serbia duhet të dorëzojë diçka konkrete, ose të ketë një marrëveshje të detyrueshme, ku të përcaktohet qartë ‘nëse bëni këtë, ne do të bëjmë atë’. Ish-ambasadori holandez shtoi se çështja është e tillë që duhet të bëjë diçka njëra palë dhe më pas të shpresohet që pala tjetër mund të bëjë gjithashtu diçka. Bosch tha se përmirësimi i marrëdhënieve me Serbinë do të jetë sfidë për cilindo që do ta drejtojë ekzekutivin.

“Sfida kryesore për një qeveri të re, cilado qoftë ajo, që ende nuk e dimë, sigurisht është përmirësimi i marrëdhënieve me Serbinë. Ky është problemi kryesor, të paktën në sytë e ndërkombëtarëve. Me qeverinë e re në Shtetet e Bashkuara, kjo është edhe më e rëndësishme, sepse duket se qeveria e re në SHBA do të jetë më miqësore ndaj Serbisë.

Qeveria e re në SHBA nuk duket e interesuar për demokracinë, por më shumë për liderët autoritarë, të cilët mund të bëjnë çfarë të duan dhe të injorojnë vullnetin e popullit, ashtu siç po ndodh në Serbi në një mënyrë ekstreme, ku, siç e dinë të gjithë, po ndodhin protesta dhe sigurisht qeverisë nuk i intereson. Atyre ndoshta i intereson, por nuk reagojnë në mënyrë pozitive. Ky është një problem edhe për Kosovën, sepse nëse ata preferojnë regjime si ai i Vuçiqit në Serbi, kjo do të jetë negative për Kosovën”, tha ai.

Bosch ka folur edhe për masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, për të cilat thotë se duhet hequr menjëherë.

“Masat evropiane ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë, sepse ato nuk është dashur të vendoseshin që në fillim. Nuk ka asnjë arsye për to. Arsyeja e pretenduar është moszbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por Serbia nuk ka zbatuar asgjë. Pse duhet që ju të ndëshkoheni për këtë? Dhe ata dëshirojnë që ju ta bëni hapin e parë. Dhe sigurisht, Serbia nuk do të jep asgjë në këmbim. Prandaj, Serbia duhet të bëjë disa hapa të parë, pastaj ndoshta mund të bëni ju”, thotë ai.

 

Marrë nga Kosovapress.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ukraina bie dakord për zgjedhje presidenciale
Artikulli tjetër Trump vijon dëbimet nga SHBA, gati largimi i 530 mijë kubanëve dhe haitianëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.