KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Izraeli ndalon ndihmat për Gazën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Izraeli ndalon ndihmat për Gazën
AktualeBotaPolitikeSociale

Izraeli ndalon ndihmat për Gazën

Përditësimi i fundit: 4 Mars, 2025 11:13 am
122 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Izraeli bllokoi futjen e kamionëve me ndihmat humanitare në Gazë duke përshkallëzuar tensionet mes ngërçit të marrëveshjes së armëpushimit, në bazë të së cilës u pezulluan luftimet ndërmjet forcave izraelite dhe grupit militant Hamas. Kryeministri izraelit Benjamin Netanytahu tha se qeveria e tij ka miratuar propozimin e të dërguarit te posaçëm amerikan Steve Witkoff për të zgjatur armëpushimin në Gazë për 50 ditë, por po ashtu ndaloi ndihmat, duke akuzuar Hamasin se po i keqpërdor ato.

Kamionët me ndihmat humanitare formuan një radhë të gjatë në kalimin kufitar të Rafahut, ndërmjet Egjiptit dhe Gazës të dielën.

Shoferët e kamionëve me ndihma ushqimore, thanë se nuk iu ishte lejuar të kalonin kufirin dhe nuk u ishte dhënë ndonjë arsye për këtë ndalesë.

“Nuk na lejuan të kalonim, pa ndonjë arsye. Nuk e kuptoj përse është ndaluar hyrja? Bëhet fjalë për ndihma. Kur shkoja në Bosnje dhe Hercegonvinë na lejohej hyrja. Kam dërguar ndihma në Somali. Askush nuk më ndalonte. Këtu vetëm një gardh më ndan nga Gaza dhe nuk më lejohet hyrja”, thotë shoferi i kamionit, Mahmoud Mostafa Kamal.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se qeveria e tij ka miratuar një propozim nga i dërguari i posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, për një armëpushim të përkohshëm në Gazë gjatë periudhës së Ramazanit dhe festën hebraike ‘Pesah’.

Armëpushimi do të kushtëzohej me lirimin e gjysmës së pengjeve, të gjallë dhe të vdekur, që ende mbahen nga Hamasi, në ditën e parë të tij, ndërkohë që pjesa tjetër e tyre do të lirohej në fund të armëpushimit, nëse arrihet një marrëveshje për armëpushim të përhershëm.

“Hamasi ka vendosur kushte që janë plotësisht të papranueshme. Izraeli ka vendosur të ndalojë hyrjen e furnizimeve në Gazë, të cilat u lejuan gjatë 42 ditëve të fundit. I ndaluam sepse Hamasi po vjedh furnizimet dhe po ua ndalon banorëve të Gazës t’i marrin ato. Ata po i përdorin ndihmat për të financuar makinerinë e tyre të terrorit kundër Izraelit dhe kjo është e papranueshme për ne. Do të marrim masa të tjera nëse Hamasi vazhdon t’i mbajë pengjet tona. Dhe Izraeli e di që gjatë tërë kësaj përpjekje, Amerika dhe Presidenti Trump na mbështesin”, deklaroi Kryeministri Netanyahu.

Por Hamasi, të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, thotë se mbetet i përkushtuar ndaj armëpushimit me të cilin palët kishin rënë dakord fillimisht, që do të duhej të hynte në fazën e dytë të negociatave, që synojnë një përfundim të përhershëm të luftës.

Hamasi po kërkon ndërhyrjen e Egjiptit dhe Katarit. Zyrtarët e këtyre shteteve akuzuan Izraelin se po shkel ligjin ndërkombëtar duke përdorur urinë si armë.

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Badr Abdelatty e dënoi vendimin e Izraelit si një “shkelje flagrante dhe të qartë të të drejtës humanitare” dhe bëri thirrje për zbatimin e menjëhershëm të fazës së dytë.

Rreth 2 mijë izraelitë protestuan të dielën mbrëma në Jerusalem duke kërkuar arritjen e një marrëveshjeje që do të siguronte kthimin e të gjitha pengjeve nga Gaza.

“Duhet t’i japim fund luftës menjëherë. Siç tha Presidenti Trump, duhet t’i japim fund kësaj lufte të çmendur menjëherë, t’i lirojnë ata menjëherë. Hamasi nuk po ikën, mund të merremi me ta kur të duam. Por fillimisht, na duhet të sigurojmë lirimin e pengjeve, t’i japim fund luftës dhe t’i kthehemi jetës normale”, tha protestuesi Amiram Strulov.

Gjatë gjashtë javëve të fundit, dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes. Por përkundër problemeve të vazhdueshme, ajo u zbatua ndërkohë që këmbimi i pengjeve me të burgosur, i parashikuar të bëhej gjatë fazës së parë, përfundoi.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përpjekjet e Hollivudit për të ruajtur statusin e kryeqytetit botëror të filmit
Artikulli tjetër A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.