KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Jo” Scholz-it, Rama: Asnjë marrëveshje tjetër emigracioni
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > “Jo” Scholz-it, Rama: Asnjë marrëveshje tjetër emigracioni
OpinionPolitikeZhvillim

“Jo” Scholz-it, Rama: Asnjë marrëveshje tjetër emigracioni

Përditësimi i fundit: 16 Tetor, 2024 12:39 pm
126 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qeveria shqiptare është e vendosur: Nuk do të ketë asnjë marrëveshje tjetër për migracionin përveç Italisë. Kryeministri Edi Rama                     madje i pohoi gazetës gjermane “Berliner Zeitung” se do të thotë ‘jo’ edhe sikur të marrë një telefonatë nga kancelari aktual Olaf                         Scholz ose nga kancelari i mundshëm, si Friedrich Merz.

          Rama kërkon marrëdhënie më të zhvilluara midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Nëse më pyesni nëse Shqipëria do të lidhë një marrëveshje të dytë të ngjashme me një vend tjetër, unë ju them, jo! Kjo është unike dhe vlen vetëm për Italinë, për dy arsye, duhet të ketë zgjidhje afatgjatë evropiane dhe marrëdhëniet midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor duhet të zhvillohen ende. Atëherë mund të diskutonim shumë gjëra.

Por Rama e sheh si model të mundshëm europian, marrëveshjen e lidhur me Romën.

“Për mendimin tim, çështja e emigracionit kërkon zgjidhje mbarë-europiane. Është çështja e dytë më e rëndësishme pas ndryshimeve klimatike. Migrimi nuk mund të ndalet dhe çdo përpjekje për ta bërë këtë është politikisht dritëshkurtër.”

Rama ndodhej në Gjermani për Samitin e Procesit të Berlinit dhe “Berliner Zeitug” e pyet për integrimin europian, duke nënvizuar se rruga e Shqipërisë ka qenë e ngadaltë, ndryshe nga ajo e Malit të Zi. Por kryeministri kujton se tani Shqipëria është vendi me përparimin më të shpejtë në rajon drejt anëtarësimit.

“Në Podgoricë njerëzit priren të mendojnë me shumë optimizëm. Megjithatë, nëse shikojmë pozicionet përkatëse fillestare, atëherë jemi vendi me përparimin më të shpejtë. Kemi dyfishuar produktin tonë të brendshëm bruto, paga minimale është pothuajse trefishuar dhe paga në sektorin publik është 900 euro. Këto janë shifra që dhjetë vjet më parë ishin të pamendueshme.”

Rama e sheh si ambicioz dhe realist vitin 2030 për anëtarësim në BE:

“Shqipëria tashmë është gati për BE-në. Megjithatë, kërkesa që të jemi anëtarë të plotë deri në vitin 2030, ushtron presion të panevojshëm në proces dhe i bën gjërat më të komplikuara.”

E ndryshe nga Serbia fqinje që është ftuar në “Brics”, një grup vendesh që drejtohen nga Rusia e Kina për të kundërshtuar rendin botëror të drejtuar nga ShBA-ja, Rama e thotë prerë se nuk ka alternativë tjetër veç BE-së, pavarësisht sfidave.

“Së pari, “Brics” është një shaka. Së dyti, historia na ka mësuar në rrugën e vështirë se ka vetëm një vend ku mund të mbështetemi. Kjo është Europa, Bashkimi Europian. Nuk ka alternativë për këtë rrugë. Nuk ka tundim për të kërkuar diku tjetër sepse ne kemi qenë diku tjetër dhe e dimë se si është atje.”

I pyetur për Kosovën dhe marrëdhëniet e saj me Beogradin, Rama thotë se “Serbia e injoron realitetin”.

Pavarësisht se Tirana e Beogradi ndahen për Kosovën, Rama sheh edhe mundësi bashkëpunimi.

“Sigurisht që ne kemi dallimet tona, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën. Serbia ende e injoron realitetin se Kosova është një shtet i veçantë dhe i pavarur. Dhe kthim nuk ka. Kjo nuk duhet të na pengojë të punojmë së bashku për çështje të tjera, sepse ka shumë interesa të përbashkëta. Për shembull, edhe nëse Serbia është afër Rusisë dhe Kinës, gjë që Shqipëria nuk do ta bëjë kurrë, ne përsëri kemi nevojë për një paqe të qëndrueshme.”

Për kryeministrin Rama, fqinjët janë fqinjë dhe nuk mund t’i zgjedhësh. Por gjithmonë duhet punuar për të përmirësuar dhe ruajtur marrëdhënien me ta.

Marrë nga Fjalajonë.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Televizioni publik gjerman për protestat: Përshkallëzohet lëvizja politike kundër Edi Ramës

BBC: Spiunët, strategjitë dhe mundësitë e humbura, 25 vjet pas 11 shtatorit

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë

Champions League/ Bayerni, United dhe Como shkëlqejnë

Trump mbyll konventën e republikanëve me thirrje për zgjedhjet: Votoni, ose do të shkoni në ferr

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Braktisën seancën plenare, PDK akt simbolik në Kuvend
Artikulli tjetër Edhe Holanda e interesuar për modelin e marrëveshjes Itali-Shqipëri, për emigrantët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tensionet përshkallëzohen në Lindjen e Mesme
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 11 Shtator, 2026
Mijëra drita në qiellin e Nju Jorkut, në përkujtim të 25-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit
Aktuale Analize Bota Sociale 11 Shtator, 2026
25 vite pas sulmit të 11 shtatorit
Analize Bota Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
“Reforma në drejtësi faktor kyç në avancimin Shqipëri-BE”
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.