KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Karamelet elektorale”, qeveria kritikohet për cenim të standardeve zgjedhore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Karamelet elektorale”, qeveria kritikohet për cenim të standardeve zgjedhore
AnalizeOpinionPolitike

“Karamelet elektorale”, qeveria kritikohet për cenim të standardeve zgjedhore

Përditësimi i fundit: 8 Janar, 2025 11:00 am
96 Shikime
Share
6 Min. Leximi
Kryeministri Edi Rama duke folur gjate takimit "SHQIPERI 2030 ne BE - Rruga e Reformave". Gjate takimit, ku kane marre pjese dhe ambasadoret e shteteve evropiane u fol mbi detyrat dhe angazhimin ne kuader te rrugetimit te Shqiperise per t'u bere pjese e Bashkimit Evropian. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama speaking during the meeting "ALBANIA 2030 in the EU - The Path of Reforms". During the meeting, which was also attended by ambassadors of European countries, there was a discussion on the tasks and commitments within the framework of Albania's journey to become part of the European Union.
SHARE

Në seancën e fundit plenare të dhjetorit, mazhoranca socialiste miratoi ligjin “Për anulimin e masave administrative”, i cili parashikon shfuqizimin e gjobave të vendosura nga 1 janari i vitit 2015 deri më 30 nëntor të vitit 2024, kryesisht për ndërtimet pa leje për banim dhe në bujqësi në zonat rurale. Po ashtu, ligji parashikon anulimin e të gjitha masave administrative të vendosura gjatë pandemisë për mosrespektimin e rregullave të COVID-19 dhe pasojave të tij.

Falja e gjobave pritet të prekë mijëra familje. Sipas relacionit të nismës ligjore, vetëm në një vit janë vendosur 1,492 masa për tipologji ndërtimesh pa leje si shtëpi, mure rrethues, çati apo magazina.

Sipas opozitës, kjo nismë po ndërmerret për qëllime të pastra elektorale në funksion të zgjedhjeve të reja parlamentare që mbahen më 11 maj. “Karamele elektorale” e cilësoi nismën deputeti Edmond Spaho gjatë një debati në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.

Një tjetër vendim i qeverisë për të shpërndarë bonuse nga 10 deri 15 mijë lekë për pensionistët në fund të vitit dhe premtimi për një tjetër bonus në pranverë u konsiderua si një ‘lëmoshë’ për zgjedhjet.

Nuk është hera e parë që qeveria ndërmerr nisma sociale apo bën rishpërndarje investimesh në prag të proceseve zgjedhore, duke ngjallur kritika për përdorimin e fondeve publike për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Neni 91 i Kodit Zgjedhor, i ndryshuar me marrëveshje politike në vitin 2020, parashikon se “katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive, të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore”.

Sipas dispozitës ligjore, afatet ndaluese nisin më 11 janar, por ekspertë të zgjedhjeve dhe eksponentë të opozitës ngrejnë pikëpyetje për përdorimin e pushtetit për të ndikuar tek votuesit dhe sugjerojnë se standardet demokratike të një procesi zgjedhor kanë një kuptim më të gjerë sesa disa afate të caktuara në ligj.

Kristaq Kume, drejtor i Aleancës Qytetare për Zhvillim Demokratik, i tha BIRN-it se këto veprime duken të nxitura nga arsye elektorale, edhe pse nuk kanë shkelur afatet ligjore.

“Duke analizuar këtë dispozitë, me të drejtë mund të pohohet se falja e penaliteteve për ndërtime pa leje, miratimi i bonusit për pensionistët dhe premtimi për një tjetër bonus janë veprime të ligjshme të mazhorancës qeverisëse, ndërkohë që koha e zgjedhur për t’i bërë i bën ato të konsiderohen si ‘hapje e qeses’ për të ‘mbushur’ kutinë e votimit,” thotë Kume.

Sipas tij, zbatimi i standardeve demokratike në zgjedhje dhe përgatitja e një procesi zgjedhor në kohë nuk është në prioritetet e partive politike.

“Afrimi i ditës së zgjedhjeve nxit te partitë vetëm angazhimin përherë më intensiv në ushtrimin e presionit psikologjik te zgjedhësit për votën, dhe faktorët që përdoren prej tyre për ta bërë sa më efektiv këtë presion janë ato ekonomikë që ndikojnë në përditshmërinë e jetës së qytetarëve,” shton ai.

Edhe Blendi Çeka, pedagog i shkencave politike në Universitetin e Tiranës, i konsideron nismat e mazhorancës qeverisëse si një mekanizëm elektoral që qeveritë e përdorin për të ndikuar tek sjellja e votuesve.

“Këto lloj praktikash disa muaj para zgjedhjeve, edhe pse mund të mos jenë shkelje ligjore, janë shpërblime masive elektorale për kategori të ndryshme sociale pa diferencime politike,” i tha Çeka BIRN-it.

Nga ana tjetër, Ceka mendon se efekti i këtyre masave prek kryesisht votuesin e partisë në pushtet dhe ka efekt inekzistent te një votues opozitar që nuk ka votuar më parë PS-në.

“Sa më karakter personal dhe ekonomik të drejtpërdrejtë tek individi të kenë këto masa të ndërmarra nga qeveria, aq më i fortë është ndikimi mobilizues dhe përforcues për votuesit potencial të saj,” thekson ai.

Opozita, nga ana tjetër, i sheh këto veprime si cenim jo vetëm të standardeve demokratike, por edhe të barazisë së garës elektorale.

“Absolutisht, këto nisma kanë lidhje të drejtpërdrejtë me zgjedhjet. Ato shkelin jo vetëm frymën e ligjit, por edhe marrëveshjet e arritura përmes negociatave me Partinë Socialiste,” thotë deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku për BIRN-in.

Sipas saj, falja e gjobave dhe shpërblimi i pensionistëve tregojnë për “krizë të thellë ekonomike dhe mungesë të moralit politik që shfaqet përmes skandaleve dhe manipulimeve elektorale”.

Tabaku sugjeron që situata e krijuar kërkon një zgjidhje të qartë ligjore ku të vendosen penalitete të ashpra për shkeljet.

“Nevojiten mekanizma që kufizojnë përdorimin e resurseve publike për qëllime elektorale dhe garantojnë ndarjen e qartë të shtetit nga partia në pushtet,” thekson ajo.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

4 shtete të BE-së bashkërendojnë masat për parandalimin e krizës migratore nga Lindja e Mesme

Pentagoni po shqyrton mundësinë e pezullimit të Spanjës nga NATO

Presidenti kroat: “Kroacia nuk ka armik tjetër përveç Serbisë”

Mediat ukrainase: Rama mban një qëndrim të fortë pro-rus

Rama: “Pranojmë që, SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqipëria”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rritja më e madhe e pagave në Bosnjë dhe Hercegovinë, në 30 vitet e fundit
Artikulli tjetër Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2025

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Panik në Greqi, Kreta goditet nga tërmeti me fuqi 5.7 ballësh
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 24 Prill, 2026
Kontenieri nga Durrësi niset gabimisht në Greqi
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Prill, 2026
Kapja e Maduro-s përfundon në skandal
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 24 Prill, 2026
Izraeli dhe Libani akuza njëri-tjetrit për shkelje të armëpushimit
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.