KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: KESH, në qendër të reformës energjetike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > KESH, në qendër të reformës energjetike
AnalizeEkonomiKryesorePolitikeZhvillim

KESH, në qendër të reformës energjetike

Përditësimi i fundit: 5 Tetor, 2025 8:54 am
248 Shikime
Share
15 Min. Leximi
SHARE

Sektori energjetik shqiptar po hyn në një fazë vendimtare, ku tranzicioni drejt liberalizimit dhe integrimit rajonal po përshpejtohet. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), si aktori kryesor i prodhimit dhe garantimit të furnizimit, jo vetëm që po përballet me sfida të rënda hidrike, por njëkohësisht po ndërmerr hapa strategjikë për të ndërtuar një sistem më të sigurt dhe më të qëndrueshëm.

Nga bashkimi i tregut të energjisë me Kosovën nëpërmjet ALPEX, te projektet madhore si ndërtimi i HEC-it të Skavicës dhe parqeve fotovoltaike në Belsh e Vau i Dejës, KESH po ripozicionohet si një aktor rajonal. Njëkohësisht, reformat dhe politikat e reja po sjellin përfitime të drejtpërdrejta për konsumatorët, duke ulur çmimet e energjisë dhe duke rritur transparencën në treg. Administratori Erald Elezi, në intervistën për “Monitor”, thekson rëndësinë e këtyre reformave dhe projekteve si bazë për të garantuar siguri afatgjatë, diversifikim prodhimi dhe përafrim me standardet europiane të energjisë.

Si ka rezultuar viti 2024 për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare në aspektin e prodhimit të energjisë, blerjeve në tregun e lirë dhe kushteve hidrike? A mund të ndani gjithashtu vlerën totale të importeve dhe çmimin mesatar të tyre për të plotësuar kontekstin e vitit?

Nga pikëpamja hidrike, viti 2024 ka qenë një vit nën mesataren shumëvjeçare, pra hidrologjikisht ka qenë një vit relativisht i thatë në reshje dhe për rrjedhojë me prurje, poshtë treguesve shumëvjeçarë.

Prurjet mesatare në HEC Fierzë ishin 140 m³/s, krahasuar me 182 m³/s (mesatarja e 30 viteve të fundit). Pavarësisht se prurjet rezultuan konsiderueshëm me 23% më pak se mesatarja shumëvjeçare, falë mirëmenaxhimit të integruar dhe të balancuar sipas skenarëve më optimal, prodhimi bruto i Kaskadës së Drinit rezultoi në 4,124 GWh, pra me vetëm 4.7% më pak se mesatarja shumëvjeçare 1994–2023.

Ndërkohë, për të mbuluar Detyrimin e Shërbimit Publik prej 5.6 TWh, u arrit që 73% e energjisë të sigurohej nga prodhimi i brendshëm, 12% nga energjia e depozituar nga Prodhuesit Privatë të Energjisë (PPE) dhe 15% nga importet. Konkretisht, gjatë vitit 2024, u importuan 828 GWh, me një kosto totale prej 105.6 milionë eurosh dhe çmim mesatar të favorshëm prej 127.5 €/MWh. Evidentohet që Korporata ka optimizuar me kujdes skenarët e administrimit të kostove të importit kombinuar me shfrytëzimin e kaskadës në mënyrë sa më eficiente, duke iu përgjigjur kërkesës për energji.

Çfarë ndikimi po sjell ecuria e reformave dhe zhvillimeve në sektorin elektroenergjetik, në performancën e aktivitet të KESH gjatë vitit 2024?

Fillimisht, duhet theksuar se sektori elektroenergjitik dhe veçanërisht tregu i energjisë elektrike, gjatë vitit 2024 ka njohur zhvillime të konsiderueshme, në kuadër të reformave transformuese drejt derregullimit dhe përafrimit me standardet e vendosura nga Komuniteti Europian i Energjisë. Hapat kryesorë gjatë 2024 kanë qenë:

Nga 1 Shkurt 2024, tregjet e energjisë të Shqipërisë dhe të Kosovës u bashkuan në ALPEX, duke e kthyer këtë të fundit në operator rajonal të tregut të energjisë.

Dalja në treg të lirë e konsumatorëve të energjisë elektrike, të lidhur në nivel tensioni 20 kV (fabrika dhe njësi prodhuese, qendra tregtare dhe zinxhirë supermarketesh, hoteleri dhe resorte, spitale, ujësjellës, etj.) prej 1 Janar 2024 është një hap mjaft i rëndësishëm dhe me ndikim pozitiv edhe në aktivitetin komercial të Korporatës, pasi dalja e këtij segmenti do të lehtësojë KESH nga një pjesë furnizimi për DSHP (detyrimi për shërbim publik) dhe ndërkohë, krijon mundësi biznesi, duke shfrytëzuar licencën për furnizimin me pakicë, klientë që kanë dalë në treg të lirë nga ky segment konsumatorësh energjie elektrike. Liberalizimi i tregut po vazhdon me ritme të  shpejta, pasi nga 1 Janar 2025 ka dalë në treg të lirë edhe segmenti i konsumatorëve të lidhur në nivel tensioni 10 kV.

Një zhvillim i rëndësishëm në sektor ishte edhe ulja e çmimit për konsumatorët “Familjarë” nga 9.5 ALL/kWh, në 8.5 ALL/kWh, për konsumin mujor deri në 700 kWh, e cila hyri në fuqi nga 01 Shkurt 2025. Në këtë vendim me ndikim pozitiv për konsumatorët, kontribut thelbësor ka edhe KESH sh.a., jo vetëm si furnizuesi me sasitë e energjisë elektrike i FSHU-së, për këtë kategori konsumatorësh, por duke kontribuar direkt në marzhin e uljes së çmimit, pasi tashmë KESH do t’ia shesë FSHU energjinë për DSHP, me çmim më të ulët nga 2.6 ALL/kWh, në 2.34 ALL/kW

Cilat kanë qenë investimet kryesore të realizuara nga KESH gjatë vitit të kaluar, veçanërisht ato që lidhen me sigurinë e digave dhe të gjithë sistemit të Kaskadës së Drinit?

Investimet në KESH përqendrohen në fushat që lidhen me garantimin e sigurisë së veprave (aseteve gjeneruese aktuale dhe ato të reja), eficiencës në prodhim dhe në përmirësimin e kushteve të punës. Investimet më të rëndësishme kanë qenë të lidhura me projektin kombëtar të Sigurisë së Digave, i cili ka për qëllim parandalimin e rreziqeve nga dëmtimet e veprave hidroteknike dhe rritjen e sigurisë së furnizimit me energji.

Ky projekt modernizon infrastrukturën kritike hidrike dhe përmirëson eficiencën e prodhimit. Projektet e realizuara me sukses në këtë drejtim janë rehabilitimi i portave të shkarkimit në Fierzë dhe Koman, instalimi i sistemeve të monitorimit gjeologjik, sizmik dhe gjeodezik, si dhe përforcimi i masave kundër rrëshqitjeve, rehabilitimi i HEC Koman, rehabilitimi i portave të HEC Vau i Dejës dhe ngritja e Qendrës së Kontroll-Monitorimit të Kaskadës së Drinit.

Ky investim garanton siguri afatgjatë fizike, rrit prodhimin e energjisë elektrike dhe e vendos Shqipërinë si një aktor të besueshëm në tregun rajonal të energjisë. Ndërkohë, investime të tjera të rëndësishme që lidhen me Kaskadën në tërësi mund të përmend rinovimet në linjat elektro-mekanike, sistemet e monitorim-kontrollit në HEC-e, investimet në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe sigurisë kibernetike.

Në çfarë faze ndodhet aktualisht projekti për ndërtimin e HEC-it të Skavicës? A ekziston një plan i qartë për zbatimin e tij, veçanërisht në lidhje me fazat, afatet?

Projekti i Skavicës ka përfunduar fazën e parë teknike, duke përfshirë studimet, investigimet dhe projektin paraprak. Oponenca teknike është realizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës. Aktualisht është përgatitur raporti i fizibilitetit financiar i projektit, si dhe Raporti i Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS) që përcakton ndikimet pozitive dhe negative, strategjitë e kompensimit dhe planin për zhvendosjen e banorëve.

Studimi i VNMS-së do të auditohet nga palët të treta lidhur me përputhshmërinë me legjislacionin kombëtar dhe standardet e IFC-së. Raportet teknike, raporti i fizibilitetit financiar, dhe VNMS do të paraqiten pranë Këshillit të Ministrave dhe vetëm pasi të ketë një vendimmarrje dhe angazhim për financimin e Projektit Skavica, mund të vijohet me konsultimet me publikun dhe hapa të tjerë ligjorë të cilët i hapin dyert fazës së zbatimit të projektit.

Si ka avancuar strategjia e diversifikimit të prodhimit të energjisë përmes projekteve fotovoltaike? Cili është progresi konkret për impiantin diellor në Belsh dhe atë lundrues në kaskadë?

Në Vau i Dejës, SENA sh.a., një shoqëri bijë e KESH sh.a do të ndërtojë një impiant fotovoltaik lundrues me kapacitet  13.8 MWp, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe rajon. Ai pritet të prodhojë rreth 18.5 GWh energji vjetore, duke shërbyer për mijëra familje dhe duke shmangur emetimet e CO₂.

Jetëgjatësia e këtij impianti parashikohet të jetë  rreth 25 vjet dhe struktura lundruese është projektuar për të përballuar luhatjet e ujit dhe erërat e forta. Ky projekt po zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë financiarë si BERZH dhe WBIF.

Në Belsh do të ndërtohet një park diellor 50 MWp, i cili pritet të prodhojë 79 GWh në vit, duke furnizuar mbi 16,100 familje dhe duke reduktuar mbi 50,000 tonë CO₂ çdo vit. Projekti është mbështetur nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bashkimi Europian dhe do të kushtojë rreth 42.5 milionë euro, duke sjellë investime të konsiderueshme dhe duke rritur sigurinë energjetike të vendit. Të dy projektet përfaqësojnë hap të rëndësishëm drejt diversifikimit të portofolit të prodhimit dhe energjisë së pastër.

Kur pritet të përfundojë kontrata për gjeneruesit termikë në Triport? Sa energji kanë prodhuar deri më tani dhe, në analizë përfundimtare, a ka rezultuar e leverdishme kjo zgjidhje?

Kontrata për gjeneruesit termikë në Triport është e planifikuar të përfundojë në gusht 2026.

Gjeneruesit kanë prodhuar sasi të konsiderueshme energjie për të mbuluar kërkesën gjatë periudhave me mungesë prodhimi vendas dhe veçanërisht në orare piku të kërkesës ku çmimi i energjisë elektrike në treg ka qenë shumë i lartë. Analiza e leverdishmërisë tregon se këto zgjidhje kanë siguruar furnizim të vazhdueshëm, sidomos gjatë periudhave të thatësirës, duke ofruar një mbulim të besueshëm të nevojave të konsumatorëve.

Gjithashtu për shkak të madhësisë të secilës njësi përbërëse, ky gjenerues ka shërbyer edhe për ofrimin e shërbimeve ndihmëse/balancuese duke kontribuar edhe në sigurinë e sistemit elektroenergjetik.

Si ka qenë performanca e KESH në prodhim, importe dhe eksporte gjatë vitit 2025 deri në këtë moment?

Gjatë këtij viti, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare është përballur me një situatë hidrike jashtëzakonisht të vështirë. Prurjet mesatare në kaskadën e Drinit kanë rezultuar rreth 120 m³/s, ndjeshëm më të ulëta se mesatarja 30-vjeçare prej 182 m³/s, çka përbën një deficit prej rreth 34%.

Kjo mungesë uji ka ndikuar drejtpërdrejt në rezervën energjetike dhe në rendimentin e kapacitetit prodhues të hidrocentraleve. Nisur nga kushtet hidrike aktuale, vlerësojmë se prodhimi total vjetor pritet të arrijë rreth 3,180 GWh, ose afërsisht 1,146 GWh më pak se mesatarja historike. Për të kompensuar sasinë e munguar, KESH ka shtuar blerjet në tregjet rajonale dhe në bursën shqiptare të energjisë, duke siguruar import të energjisë elektrike në periudhat me çmime më të favorshme.

Megjithëse prurjet e pakta kanë kufizuar mundësinë për eksport, kompania ka shfrytëzuar çdo periudhë me reshje të papritura për të realizuar eksporte të kujdesshme dhe për të gjeneruar të ardhura shtesë, ndërsa ka menaxhuar me kujdes rezervat në liqene për të garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe siguri energjetike për konsumatorët vendas.

2025

Gjatë këtij viti, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare është përballur me një situatë hidrike jashtëzakonisht të vështirë. Prurjet mesatare në kaskadën e Drinit kanë rezultuar rreth 120 m³/s, ndjeshëm më të ulëta se mesatarja 30-vjeçare prej 182 m³/s, çka përbën një deficit prej rreth 34%. Kjo mungesë uji ka ndikuar drejtpërdrejt në rezervën energjetike dhe në rendimentin e kapacitetit prodhues të hidrocentraleve. Nisur nga kushtet hidrike aktuale, vlerësojmë se prodhimi total vjetor pritet të arrijë rreth 3,180 GWh, ose afërsisht 1,146 GWh më pak se mesatarja historike.

Cili ka qenë niveli i angazhimit të KESH në Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX)? A mund të ndani disa të dhëna mbi vëllimet e tregtuara dhe ndikimet që ka pasur kjo pjesëmarrje në aktivitetin e kompanisë?

KESH është një nga anëtarët e parë të regjistruar dhe më aktiv të tregut të organizuar të energjisë (ALPEX) duke shtuar ndjeshëm aktivitetin komercial në ALPEX. Korporata merr pjesë rregullisht në opsione komerciale të “Dita-në-Avancë” dhe “Brenda-Ditës” të bursës.

Kjo pjesëmarrje i ka mundësuar kompanisë të diversifikojë portofolin e tregtimit, të balancojë me fleksibilitet prodhimin vendas me kërkesën e brendshme dhe të akomodojë tepricat e mungesat e energjisë elektrike. Nëpërmjet ankandeve ditore, KESH ka arritur të sigurojë çmime konkurruese duke ulur kostot e importit dhe duke maksimizuar të ardhurat nga shitjet e energjisë.

Përfshirja aktive në bursë ka rritur transparencën e operacioneve, ka forcuar rolin tregtar të kompanisë dhe ka bërë të mundur një reagim të shpejtë ndaj luhatjeve të çmimeve dhe kërkesës në tregun rajonal, duke e bërë KESH më të qëndrueshme financiarisht dhe më dinamik në menaxhimin e portofolit të tij energjetik.

Konkretisht, gjatë vitit 2024 nëpërmjet ALPEX, janë tregtuar 351,855 MWh energji për klientët e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF) të lidhur në nivel tensioni 6/10/20 kV, me një vlerë të ardhurash rreth 47 milionë euro. Po kështu gjatë 2024, shitje në tregun e lirë nëpërmjet ALPEX janë kryer në sasinë prej rreth 40,000 MWh, duke siguruar të ardhura në rreth 3.6 milionë euro.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adams dhe Rama përballen me akuza për korrupsion

Shqipëria ndër vendet me akses më të lartë në internet, e fundit për aftësitë digjitale

Kush e udhëheq Iranin?

BE çertifikon protokollin Rama-Meloni

Ndërron jetë akademik Rexhep Qosja

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dixhitalizimi, ura drejt së ardhmes financiare
Artikulli tjetër Çmimet e shtëpive në BE u rritën me 5.4% në 3-mujorin e dytë të 2025-ës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Politike Rajoni Sociale 23 Prill, 2026
Regjimi iranian nuk është Irani
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 23 Prill, 2026
Shqipëria mbetet pas rajonit për lirinë në internet
Aktuale Analize HI-Tech Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
KLSH gjen shkelje të rënda në Autoritetin Portual Durrës
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.