KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Klosi paralajmëron zhdukjen e opozitës: PS do pushtojë çdo cep të Shqipërisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Klosi paralajmëron zhdukjen e opozitës: PS do pushtojë çdo cep të Shqipërisë
AktualeKomentPolitikeTe Tjera

Klosi paralajmëron zhdukjen e opozitës: PS do pushtojë çdo cep të Shqipërisë

Përditësimi i fundit: 20 Qershor, 2025 11:38 am
495 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, në emisionin “Now” foli për zgjedhjet e 11 Majit, 34 vjetorin e Partisë Socialiste dhe 83 mandatet që PS fitoi në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën një muaj më parë.

Klosi u shpreh se PS garon për të fituar 140 mandate në vijim dhe 61 bashkitë. Sipas tij, Partia Socialiste në 34 vite i ka bërë vetëm mirë Shqipërisë.

Deklarata e Klosit duket se paralajmëron zhdukjen e opozitës nga politika duke treguar se PS do të pushtojë çdo cep të Shqipërisë dhe duke patur pushtet të plotë.

“Ne garojmë për 140 mandate. Garojmë për 61 bashki. Garojmë për të gjithë këshillat bashkiakë. Jemi forcë politike e përgatitur për fitore. Këtë punë të fortë ja dedikoj lidershipit të fortë të Ramës dhe strukturave të Partisë Socialiste.

Kemi filluar punën për zgjedhjet e vitit 2027 dhe vitit 2029. Jemi të përgatitur për garën. Tirana ka një debat juridik sa i përket pozicionit dhe duhet të presim përfundimin e procesit hetimor.

Në çdo moment që do zgjidhet ky problem i Tiranës, në tre bashkitë që janë në garë ne jemi të gatshëm. Jemi me diferencë të thellë në Tepelenë, Berat, Mat. Kur të ketë një vendimmarrje juridike do jemi gati dhe për Tiranën.”-tha Klosi.

Blendi Klosi foli edhe për festën e 34 vjetorit të PS e cila u zhvillua sot në selinë rozë ku mbajti një fjalë përshëndetëse edhe Kryeministri Edi Rama.

“PS kaloi momente të bukura. U takuan figura të reja dhe të vjetra. Kishte shumë themelues të PS në atë takim. PS edhe sot dëshmoi që është një parti që një nga forcat e mëdhaja të saj ka harmonizimin e jetës ndërmjet gjeneratave.

Gjen aty themelues të ditës së parë, themelues të PS, pastaj ata që e mbajtën opozitën e parë të vështirë të 92-97-ës, etj. Të gjithë brezat e PS ishin në atë festë. PS, jo vetëm 34 vite ka forcuar veten, por i ka shërbyer shumë mirë Shqipërisë. Në 34 vite i kemi bërë vetëm mirë këtij vendi.”-tha Klosi.

 

Marrë nga Euronews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Humbja e Trumpit në zgjedhjet e mesit të mandatit, mund të ndryshojë marrëdhëniet me Evropën

Sateliti i NASA-s do të bjerë sonte në Tokë pas 22 vitesh në hapësirë

Franca në protesta: Interesat po shpërthejnë buxhetin francez

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Zgjedhjet në SHBA/ Demokratët marrin kontrollin e Kongresit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Konflikti Iran – Izrael, rritet ndjeshëm çmimi i naftës
Artikulli tjetër Mallrat që paguajmë deri në 50% më shtrenjtë se në Europë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh
Analize Bota Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Tatimet me asistent virtual për t’iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve
Analize Finance HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Shqipëria në krizë energjetike
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.