KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Konflikti Iran – Izrael, rritet ndjeshëm çmimi i naftës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Konflikti Iran – Izrael, rritet ndjeshëm çmimi i naftës
AktualeAnalizeBotaFinanceKryesore

Konflikti Iran – Izrael, rritet ndjeshëm çmimi i naftës

Përditësimi i fundit: 20 Qershor, 2025 11:36 am
212 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Tensionet dhe bombardimet e njëpasnjëshme mes Iranit dhe Izraelit kanë filluar që të japin shenjat e para.

Përmes një artikulli, të publikuar një ditë më parë, prestigjozja “Reuters” njoftoi se çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është rritur ndjeshëm, duke kapërcyer kështu pragun e 77 dollarëve për fuçi.

Përgjatë të enjtes, çmimet e naftës u rritën me 3%, teksa lufta një jave midis Izraelit dhe Iranit u përshkallëzua dhe pasiguria rreth përfshirjes së mundshme të SHBA-së po i mban investitorët në ankth dhe të frikësuar për një ndërprerje të furnizimit në Gjirin e Hormuz, një nga rrugët më të rëndësishme për eksportin global të naftës.

Kontrata e ardhshme e naftës së papërpunuar Brent u rrit me 2.15 dollarë, ose e përkthyer në përqindje me 2.8%, në 78.85 dollarë për fuçi. Shifra këto që vlen të theksohet se janë më të lartat që nga janari i këtij vitit.

Ndërsa, nafta e papërpunuar e West Texas Intermediate e SHBA-së u rrit me 2.06 dollarë, ose 2.7%, në 77.20 dollarë

Kjo rritje e çmimeve është reflektuar menjëherë edhe në Shqipëri, ku çmimi i naftës në pikat e karburanti është rritur ditën e sotme me 3 deri në 5 lekë për litër. Konkretisht në disa pika furnizimi, një litër naftë është duke u shitur me mbi 180 lekë.

Irani është prodhuesi i tretë më i madh midis anëtarëve të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, duke nxjerrë rreth 3.3 milionë fuçi në ditë naftë të papërpunuar.

Rreth 18 milionë deri në 21 milionë fuçi nafte dhe produkte nafte në ditë kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit përgjatë bregdetit jugor të Iranit dhe ekziston shqetësim i përhapur se luftimet mund të prishin flukset tregtare.

Rreziku i ndërprerjeve të mëdha të energjisë do të rritet nëse Irani ndihet i kërcënuar ekzistencialisht dhe hyrja e SHBA-së në konflikt mund të shkaktojë sulme të drejtpërdrejta ndaj anijeve cisterna dhe infrastrukturës energjetike.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Izraeli paralajmëron Hezbollahun, kundër përfshirjes në konflikt
Artikulli tjetër Klosi paralajmëron zhdukjen e opozitës: PS do pushtojë çdo cep të Shqipërisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.