KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Komisioni Evropian: Është në interes të Kosovës t’i formojë sa më shpejt institucionet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Komisioni Evropian: Është në interes të Kosovës t’i formojë sa më shpejt institucionet
AktualeKomentPolitikeRajoni

Komisioni Evropian: Është në interes të Kosovës t’i formojë sa më shpejt institucionet

Përditësimi i fundit: 7 Maj, 2025 10:46 am
241 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Komisioni Evropian, përmes komisioneres për zgjerim Marta Kos, është shprehur se është në interes të Kosovës që sa më parë t’i formojë institucionet . Këtë Kos e ka thënë të martën mbrëma në një debat në Parlamentin Evropian kushtuar raportit për Kosovën. Ky raport, i përgatitur nga raportuesi Riho Terras, pritet të votohet sot gjatë ditës në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

“Është në interesin e  Kosovës që t’i formojë sa më parë institucionet e saja për t’i quar përpara reformat urgjente evropiane”, ka thënë Kos duke veçuar edhe  nënshkrimin dhe ratifikimin e marrëveshjeve që lidhen me Planin për Rritje, i cili, sipas saj, do të duhet të trajtohet me prioritet nga Qeveria dhe Kuvendi i ri.

“Kjo do të mundësonte lirimin e fondeve nga ky instrument, me kusht që të përmbushen të gjitha kriteret e tjera”, ka thënë Kos.

Ajo ka përsëritur edhe nevojën që Kosova të përmbushë pa vonesa obligimet e saja nga Marrëveshja e Ohrit në kuadër të dialogut me Serbinë.

Sa i përket aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, komisionerja Kos është shprehur se Komisioni është i gatshëm që ta nisë punën për përpilimin e mendimit për kërkesën e Kosovës sapo ta marrë një mandat për një gjë të tillë nga Këshilli i BE-së.

Ndërkaq raporti i Parlamentit Evropian, i cili ishte miratuar më herët nga Komisioni i Politikës së Jashtme, përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe i bën thirrje vendeve anëtare që të nisin punën për ta shqyrtuar këtë kërkesë. Po ashtu Parlamenti Evropian edhe me këtë raport kërkon nga 5 vendet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë.

Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si në raportin për njërin ashtu edhe për tjetrin shtet, Parlamenti Evropian kërkon që të angazhohen sinqerisht për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve “përmes një marrëveshje ligjërisht obliguese të bazuar në njohje të ndërsjellët”.

Parlamenti Evropian ka kërkuar edhe heqjen e masave ndaj Kosovës të cilat BE-ja ia kishte vendosur para dy vjetësh. Sipas Parlamentit Evropian më nuk ka arsye për masa të tilla pasi Kosova i ka përmbushur kushtet për heqjen e tyre.

Raportuesi për Kosovën, deputeti nga Estonia, Riho Terras, ka kërkuar gjatë debatit po ashtu heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Kërkojmë heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian. Ato kanë qenë të padrejta dhe të panevojshme që në fillim. BE-ja financon shumë projekte dhe programe të dizajnuara për të mbështetur agjendën evropiane të Kosovës. Kjo është arsyeja pse duhet t’i heqim masat dhe t’i mundësojmë Kosovës të avancojë duke përdorur fondet të cilat i ofrojmë”, ka thënë ai.

Në raport shprehet po ashtu edhe shqetësim për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, veçanërisht pas sulmit të armatosur në Banjskë dhe në kanalin Ibër-Lepenc. Përsëritet kërkesa ndaj Serbisë për të nxjerrë para drejtësisë kryesit e sulmeve në Banjskë, përfshirë udhëheqësin e tyre Milan Radoiçiq.

Paralelisht me raportin për Kosovë votohet edhe ai për Serbinë i përgatitur nga deputeti kroat Tonino Piculla. Serbia kritikohet ashpër për shkak të raporteve me Rusinë dhe për përpjekjet për t’i destabilizuar shtetet fqinje. Parlamenti po ashtu kritikon edhe “politikën përkëdhelëse” të Komisionit Evropian ndaj Serbisë dhe e fton Komisionin që për Serbinë “të flet me një gjuhë të qartë” duke mos relativizuar problemet që ka Serbia. Për më tepër Parlamenti Evropian kërkon që ndihma financiare për Serbinë të rishqyrtohet nëse vazhdojnë raportet e tilla të Beogradit me Rusinë.

 

Marre nga Koha.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rumania emëron kryeministrin e përkohshëm
Artikulli tjetër Kurti: Unë kryeministër, vazhdojmë tutje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.