KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosova voton më 12 tetor për zgjedhjet lokale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kosova voton më 12 tetor për zgjedhjet lokale
AktualeAnalizeKryesorePolitikeRajoni

Kosova voton më 12 tetor për zgjedhjet lokale

Përditësimi i fundit: 11 Tetor, 2025 7:37 pm
168 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Qytetarët e Kosovës më 12 tetor i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e kuvendeve komunale. Zgjedhje mbahen në 38 komuna të Kosovës, përfshirë edhe katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë qytetarë brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues tashmë janë regjistruar për të votuar nga jashtë vendit. “Ne kemi marrë të gjitha masat që procesi të jetë i besueshëm, transparent dhe i qetë. Fletëvotimet janë shpërndarë, qendrat e votimit janë gati dhe trajnimet për stafin zgjedhor janë në përfundim”, tha Radoniqi.

Pjesëmarrja e grave në zgjedhjet lokale mbetet e kufizuar

Në këtë garë për zgjedhjet lokale tashmë janë certifikuar 5626 kandidatë, përfshirë 206 kandidatë për kryetarë komunash dhe të tjerët për ulëse në kuvendet komunale. Në zgjedhje marrin pjesë 93 subjekte politike, ndër to 32 parti, 32 iniciativa qytetare, 2 koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur, ka njoftuar KQZ. Një aspekt që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile është përfaqësimi i vogël gjinor. Nga 206 kandidatët për kryetarë komunash, vetëm 20 prej tyre janë gra, dhe sipas një analize të Institutit Kosovar për Demokraci (KDI), kjo tregon se pjesëmarrja e grave në garën për postet ekzekutive lokale mbetet e kufizuar. “Në shumë komuna ku tradicionalisht kanë udhëhequr burra nga e njëjta parti, kandidatët femra përballen me vështirësi për të garuar përballë strukturave të konsoliduara”, thuhet në analizë.

Fushata zgjedhore, e cila ka nisur zyrtarisht më 20 shtator, u përqendrua në çështje të zhvillimit lokal, përmirësimit të infrastrukturës, shërbimeve komunale, arsimit dhe menaxhimit të mbeturinave. “Këto zgjedhje janë një mundësi për qytetarët që të japin vlerësimin e tyre për qeverisjen lokale dhe të zgjedhin përfaqësuesit që do të mbajnë përgjegjësi për zhvillimin e komunave të tyre”, ka deklaruar Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Tensionet në nivel qendror ndikojnë fushatën për zgjedhjet lokale

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit zhvillohen në një kontekst të ndërlikuar politik, pasi vendi gjendet ende në pritje të formimit të institucioneve qendrore pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti. Fushata për zgjedhjet lokale, megjithatë, u ndikua edhe nga tensionet politike në nivel qendror dhe nga rivalitetet e partive kryesore politike, Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të cilat garojnë në përpjekje për të konsoliduar ndikimin e tyre në pushtetin lokal.

Qeveria e Kosovës dhe kryeministri në detyrë,  Albin Kurti,  kanë ftuar pjesëtarët e komunitetit serb që të marrin pjesë në mënyrë aktive në këto zgjedhje. Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, për gati tash e tri vjet udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, pasi në nëntor të vitit 2022 të gjithë përfaqësuesit e Listës Serbe dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, si reagim ndaj një vendimi të autoriteteve kosovare për t’i hequr nga qarkullimi targat serbe të makinave. Në këto zgjedhje lokale garojnë, përveç Listës Serbe, edhe katër parti të tjera serbe, si dhe disa iniciativa qytetare.

Akuza nga Kosova për ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet lokale

Kryeministri në detyrë i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Serbinë për ndërhyrje në procesin zgjedhor në Kosovë përmes, siç thotë ai, “influencës politike dhe presioneve ndaj qytetarëve serbë që të votojnë për Listën Serbe”, parti politike kjo që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha për mediet serbe se Serbia do t’i hapë 400 vende të reja pune në strukturën e kujdesit shëndetësor në Kosovë. “Kjo është diçka shumë e madhe për Kosovën, dhe ne do ta bëjmë këtë brenda dhjetë ditëve të ardhshme, në mënyrë që njerëzit ta dinë se ne do të kujdesemi gjithmonë për ta”, tha Vuçiq.

Sipas kryeministrit në detyrë Albin Kurti, vetë presidenti serb Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë serbë e mbështesin Listën Serbe. “Premtimet për vende pune, joshja përmes përfitimit të mbështetjes financiare, kushtëzimi dhe shantazhi me beneficione sociale dhe deklarimet e zyrtarëve shtetërorë të Serbisë se vetëm Lista Serbe e mbron Serbinë në Kosovë, siç bëri së fundi ish-kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, e siç ka bërë vetë presidenti Vuçiq, janë metoda të përsëritura të ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë”, deklaroi Kurti, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta dënojë dhe ta sanksionojë Serbinë për cenimin e demokracisë dhe sovranitetit të Kosovës.

BE: Të sigurohet integriteti i zgjedhjeve

Serbia u akuzua edhe për ndërhyrje në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë që u mbajtën më 9 shkurt, edhe nga misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian, i cili konstatoi në raportin vëzhgues se “Serbia kishte ndërhyrë në zgjedhje përmes trysnisë ndaj votuesve serbë në Kosovë”. Serbia në atë kohë u akuzua edhe nga Gjermania për ndërhyrje në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka kërkuar edhe kësaj radhe nga institucionet që të sigurojnë integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e standardeve demokratike. “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë bazë e demokracisë dhe përfaqësimit qytetar. Presim që të gjithë pjesëmarrësit të garojnë me përgjegjësi dhe që procesi të zhvillohet në mënyrë të paanshme”, thuhet në një deklaratë të zyrës së BE-së në Kosovë.

Sidoqoftë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale ditën e diel më 12 tetor. Sipas KQZ-së, në ditën e zgjedhjeve do të hapen gjithsej 938 qendra votimi dhe 2 625 vendvotime në të gjithë territorin e Kosovës. Për votuesit jashtë vendit është mundësuar votimi me postë, një proces që ka nisur që nga data 17 shtator dhe përfundon më 11 tetor. Rrjeti i organizatave joqeveritare që monitorojnë proceset zgjedhore “Demokracia në Veprim” dhe KDI tashmë kanë mobilizuar qindra vëzhgues. “Zgjedhjet lokale janë po aq të rëndësishme sa ato parlamentare, sepse ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve. Transparenca në këtë proces është vendimtare”, thuhet në një deklaratë të KDI-së. Zyrtarë të KQZ-së, ndërkaq, kanë paralajmëruar se rezultatet e zgjedhjeve do të publikohen brenda 48 orëve pas mbylljes së procesit të votimit, ndërsa në komunat ku asnjë kandidat për kryetar nuk fiton me mbi 50 për qind të votave, do të organizohet raundi i dytë i balotazhit më 9 nëntor.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adams dhe Rama përballen me akuza për korrupsion

Shqipëria ndër vendet me akses më të lartë në internet, e fundit për aftësitë digjitale

Kush e udhëheq Iranin?

BE çertifikon protokollin Rama-Meloni

Ndërron jetë akademik Rexhep Qosja

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump: Armëpushimi në Rripin e Gazës i qendrueshëm
Artikulli tjetër Serbët nuk kanë nga t’ia mbajnë, detyrohen të “flasin” shqip në Leskovc

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Politike Rajoni Sociale 23 Prill, 2026
Regjimi iranian nuk është Irani
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 23 Prill, 2026
Shqipëria mbetet pas rajonit për lirinë në internet
Aktuale Analize HI-Tech Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
KLSH gjen shkelje të rënda në Autoritetin Portual Durrës
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.