KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë, BE dhe ndërkombëtarët dënojnë moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kosovë, BE dhe ndërkombëtarët dënojnë moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ
AktualeAnalizeKomentPolitikeRajoni

Kosovë, BE dhe ndërkombëtarët dënojnë moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ

Përditësimi i fundit: 3 Dhjetor, 2025 12:30 pm
407 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë kanë kritikuar Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), i cili nuk e certifikoi subjektin politik Lista Srpska për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që mbahen më 28 dhjetor. Vetëm dy vota ishin për, nga dy anëtarët e partisë Vetëvendosja në KQZ, ndërsa pesë anëtarët tjerë abstenuan. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë shprehu keqardhje për vendimin e KQZ-së, duke e thënë se kjo “reflekton politizim të procesit zgjedhor nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera, gjë që bie ndesh me parimet e një procesi të rregullt dhe gjithëpërfshirës”.

“Sjellje të tilla janë të dëmshme për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe raportin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së”, thuhet në reagimin e BE-së.

Edhe misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë theksoi se është “seriozisht i shqetësuar për rritjen e polarizimit politik brenda KQZ-së, i cili reflektohet në sjelljen gjatë votimit që duket se udhëhiqet nga interesa partiake, e jo nga kritere ligjore dhe parime demokratike”.

“Sjellja e tillë minon paanshmërinë dhe besueshmërinë që janë thelbësore për një organ të pavarur të administrimit të zgjedhjeve”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Reagimi amerikan dhe gjerman

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se “përpjekjet e saj për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë me vizion afatshkurtër dhe përçarës”.

“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë me vizion afatshkurtër dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, duke përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të çuar përpara mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, nga ana e tij, shkroi se “procesi zgjedhor duhet të jetë i lirë nga manovrimet politike që bëhet nga akterët politikë”.

“Më vjen keq për sjelljen penguese të disa anëtarëve të KQZ në refuzimin për të certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga aktorët politikë”, shkroi Rudolph.

Hargreaves: Veprimet dëmtojnë reputacionin e Kosovës

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves tha se veprimet si ky i KQZ-së “e kërcënojnë reputacionin e Kosovës si demokraci multietnike”.

“Jam thellësisht i shqetësuar me përpjekjen e fundit të akterëve politikë për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në procesin zgjedhor. Veprime të tilla kërcënojnë ta shkatërrojnë reputacionin e fituar me mund të Kosovës si një demokraci multietnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët e ngushtë”, shkroi Hargreaves.

Ndërsa Ministri serb i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq, e cilësoi këtë vendim si “plotësisht të papranueshëm”.

“Kjo tregon jo vetëm mungesën e kapaciteteve demokratike, por edhe një qëndrim plotësisht të papranueshëm ndaj tërë një komuniteti kombëtar”, tha Gjuriq. Ai beson se  “me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, ky vendim do të rishikohet”.

LS ka të drejtë të ankohet

Lista Serbe e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka të drejtë të ankohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Kjo është hera e tretë që KQZ nuk e certifikon fillimisht këtë parti, pasi ngjashëm veproi edhe për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në të dy rastet e mëhershme, PZAP-ja refuzoi vendimin e KQZ-së. Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lista Serbe i fitoi 9 prej 10 ulëseve të garantuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa në zgjedhjet lokale të 12 tetorit ajo i fitoi të gjitha 10 komunat me shumicë serbe, duke u rikthyer në pushtet pasi në vitin 2022 i kishte braktisur institucionet e Kosovës.

KQZ gjatë mbledhjes së fundit bëri të ditur se për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit  kanë aplikuar 24 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Në këtë mbledhje, KQZ certifikoi 22 subjekte politike.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Administratës Trump i kërkohet të angazhim më i madh në Ballkan
Artikulli tjetër BE miraton marrëveshjen për ndërprerjen e importit të gazit rus

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.