KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë, kuvendi mblidhet për vazhdimin e seancës konstituive
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kosovë, kuvendi mblidhet për vazhdimin e seancës konstituive
AktualeAnalizePolitikeRajoni

Kosovë, kuvendi mblidhet për vazhdimin e seancës konstituive

Përditësimi i fundit: 17 Prill, 2025 8:27 am
203 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen në mesditën e së enjtes për vazhdimin e seancës konstituive, e cila u ndërpre më 15 prill.

Vazhdimi i seancës ndodh pasi kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, iu drejtua me një letër presidentes Vjosa Osmani, duke i kërkuar sugjerime se si të veprohej pas ndërprerjes së seancës. E para e shtetit iu përgjigj brenda pak orësh më 16 prill, duke kërkuar që seanca të vazhdojë brenda 48 orëve pas ndërprerjes – ashtu siç parashihet në Rregulloren e Kuvendit.

Pse u ndërpre seanca e së martës?

Më 15 prill, legjislatura e nëntë nuk arriti të kalonte pikën e parë, atë të miratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit. Kjo, pasi Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkuan nga anëtarët e Qeverisë në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, të ofrojnë dorëheqje formale nga postet ekzekutive.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po atë ditë përmes një letre njoftoi Kuvendin se ai kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit. Ai tha se ai dhe Qeveria ishin në dorëheqje që nga 23 marsi – kur përfundoi mandati i plotë katërvjeçar i ekzekutivit.

Megjithatë, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, argumentuan se dorëheqjet është dashur të paraqiten më herët, në bazë të Ligjit për Qeverinë – që thotë se dorëheqjet duhet të dorëzohen një ditë para certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, që u bë më 27 mars – duke shtuar se ata nuk mund të shkojnë në seancë për betim si deputet, duke mbajtur poste ekzekutive.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së ekzekutivit më 16 prill tha se thirrja e partive, që mandatin e kaluar ishin në opozitë, rrezikon të krijojë vakum institucional.

Qëndrimet e partive parlamentare

Pas përgjigjes së Osmanit ndaj letrës së Deharit, partitë që fituan ulëse në Kuvend në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, u deklaruan se do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive.

Lëvizja Vetëvendosje – partia fituese e zgjedhjeve – tha se deputetët e saj do të jenë të pranishëm në seancë. Sipas Hajrulla Çekut, ministër në detyrë i Kulturës, njëherësh deputet i zgjedhur më 9 shkurt, procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të vazhdojë, siç e parasheh ligji dhe letra e presidentes Osmani.

“Nuk ka kuptim të bllokohet konstituimi i Kuvendit dhe kjo është përgjegjësi e secilit prej 120 deputetëve të zgjedhur”, tha Çeku për Radion Evropa e Lirë.

Lidhur me kërkesën për dorëheqjen e ministrave dhe kryeministrit, Çeku tha se partia mbetet pranë vendimit të shprehur publikisht nga Kurti të mërkurën.

Partia e dytë e dalë në zgjedhje, PDK konfirmoi pjesëmarrjen në seancë. Deputetja e zgjedhur e kësaj partie, Ariana Musliu-Shoshi, megjithatë nuk tregoi për REL-in nëse partia e saj do të votojë ose jo raportin e Komisionit për mandate.

Partia e tretë, LDK edhe para letrës së Osmanit kishte thënë se do të shkonte në Kuvend të enjten për seancën konstituive. Pas letrës së Osmanit, kreu i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku, përsëriti kërkesën që Kurti dhe ministrat në detyrë të japin dorëheqje formale.

Ndërkaq, Time Kadrijaj, deputete e zgjedhur nga AAK-ja, tha se ky subjekt do të jetë i pranishëm në seancë, por vota e tyre për raportin e Komisionit për mandate, do të varet nga qëndrimi i partisë fituese, LVV-së.

“Të shohim se sa janë serioz me dorëheqjet anëtarët e Qeverisë [të zgjedhur deputetë]. Paraprakisht, nesër [të enjten] do të konsultohemi edhe me partitë tjera dhe do të vendosim”, theksoi Kadrijaj.

Miratimi i raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit do t’i hapte rrugë betimit të deputetëve, më pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Vetëm pas kalimit të të gjitha këtyre hapave, legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës do të konsiderohej e konstituuar.

E pas konstituimit të Kuvendit, do të hapej rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Asnjëra parti nuk ka fituar vota të mjaftueshme që të qeverisë e vetme. LVV-ja, që paraprakisht kishte shprehur dëshirën që të formonte një ekzekutiv vetëm me partitë joserbe, së voni ka ndryshuar qëndrim, duke thënë se i duhet bashkëpunimi edhe me një nga partitë shqiptare të përfaqësuara në Kuvend.

Partitë shqiptare që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës, kanë thënë se nuk preferojnë një bashkëpunim me LVV-në. Përjashtim këtu bën vetëm Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, që ka fituar tri ulëse në Kuvend. Limaj nuk i ka vendosur vija të kuqe LVV-së, por ende nuk ka njoftuar se ka arritur ndonjë marrëveshje bashkëpunimi me partinë e Kurtit.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në Europë

SHBA kërkon një koalicion të ri ndërkombëtar për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Champions/ Nuk ka fitues në gjysmëfinalen Atletico-Arsenal

Britania krijon forcë të përbashkët detare me 9 vende evropiane

Trump: Bllokada ime detare do të sfidojë historinë dhe do ta shkatërrojë Iranin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosovë, të akuzuarit për sulmin në Banjskë dalin sot para gjykatës
Artikulli tjetër Turqia mikpritëse e bisedimeve për sigurinë në Detin e Zi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kina nuk do largimin e teknologjisë drejt SHBA-së
Aktuale Analize Bota Ekonomi HI-Tech 30 Prill, 2026
Kosovë/ Haxhiu takohet sot me partitë, për datën e zgjedhjeve
Aktuale Analize Kryesore Politike Rajoni 30 Prill, 2026
Sekretari amerikan i Energjisë: Do të tronditesha nëse BE-ja nuk e mbështet Ndërlidhjen Jugore
Aktuale Analize Ekonomi Koment Politike Rajoni 30 Prill, 2026
Rreziku i “skenarit bullgar” për Kosovën
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.