Zyra për Komunikim Publik e kryeministrit Albin Kurti, ka njoftuar se sot do të mbahet mbledhja e parë e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit mbledhja do të nisë në orën 10:00.
Kabineti i ri qeveritar u betua dje në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku pro qeverisë së re votuan 62 deputetë.
Të dielën, Kuvendi i Kosovës votoi Qeverinë Kurti 4 në një seancë të jashtëzakonshme. Tetë deputetë të Listës Serbe votuan kundër, ndërsa deputetët e PDK-së, LDK-së dhe Aleancës nuk morën pjesë fare në seancë.
Votimit të Qeverisë i parapriu vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, e cila u mbajt në orët e paradites.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e shpalli të konstituuar Legjislaturën e 11-të, ndonëse nuk u zgjodh nënkryetari nga radhët e PDK-së.
Marrë nga RTKlive.com