KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kriza energjetike, Brukseli bën thirrje për bashkëpunim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kriza energjetike, Brukseli bën thirrje për bashkëpunim
AktualeAnalizeBotaEkonomiPolitike

Kriza energjetike, Brukseli bën thirrje për bashkëpunim

Përditësimi i fundit: 23 Prill, 2026 8:41 am
183 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Për të përballuar më mirë krizën energjetike shtetet e BE-së duhet të bashkëpunojnë më ngushtë. Energjia bërthamore pritet të luajë një rol më të madh.

Bashkimi Evropian po i ndjen qartë pasojat e luftës në Iran. Sipas Komisionit Evropian që nga fillimi i konfliktit kostot për importin e lëndëve djegëse fosile janë rritur me rrethh 24 miliardë euro. Si pasojë disa shtete anëtare kanë ndërmarrë tashmë masa për të lehtësuar barrën për konsumatorët dhe bizneset. Deri më sot secili shtet ka vepruar më vete, por Komisioni Evropian synon tani ta koordinojë më mirë këtë proces dhe ka propozuar një sërë masash, me të cilat shtetet anëtare mund të përballojnë rritjen e çmimeve të naftës dhe gazit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi: “duhet të përshpejtojmë kalimin drejt energjive vendase dhe të pastra” që shtetet anëtare të jenë në gjendje të përballojnë më mirë edhe në të ardhmen “stuhi gjeopolitike”.

Komisioni theksoi gjithashtu se vendet e BE-së që përdorin tashmë më shumë energji të rinovueshme ose energji bërthamore dhe që disponojnë “rrjete më fleksibile me kapacitete dhe mundësi të mjaftueshme magazinimi” janë më pak të prekura nga kriza aktuale energjetike dhe luhatjet e forta të çmimeve.

Energjia bërthamore pritet të luajë rol më të madh

Në një dokument të ri strategjik energjia bërthamore konsiderohet si një “përbërës i rëndësishëm” për shmangien e emetimeve të CO₂. Mini-centralet bërthamore dhe “shmangia e mbylljes së parakohshme të kapaciteteve ekzistuese bërthamore” mund të ndihmojnë në uljen e varësisë nga lëndët djegëse fosile.

Përveç kësaj, Komisioni Evropian rekomandon lehtësime tatimore për instalimin e pompave për ngrohje dhe të paneleve diellore, si dhe për blerjen e makinave elektrike.

Sipas dokumentit Brukseli synon gjithashtu të lehtësojë koordinimin mes shteteve anëtare, për shembull për mbushjen e depozitave të gazit, vënien në dispozicion të rezervave të naftës dhe miratimin e masave kombëtare emergjente.

Mbikëqyrje e rezervave të karburanteve

Përveç kësaj, Komisioni Evropian planifikon krijimin e një qendre, e cila do të mbikëqyrë furnizimin dhe rezervat e karburanteve në 27 vendet e BE-së. Konkretisht Komisioni propozon, ndër të tjera, koordinimin e mbushjes së depozitave të gazit në shtetet anëtare, në mënyrë që të shmangen rritjet e menjëhershme të çmimeve si pasojë e blerjeve të mëdha të njëkohshme. Po ashtu synohet optimizimi i shpërndarjes së kerozinës mes vendeve të BE-së për të parandaluar mungesat në trafikun ajror.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

SPAK mbyll hetimet për Ballukun pa masë sigurie

Protestat në Francë, qeveria shqyrton bllokimin e rrjeteve sociale dhe internetit celular në disa zona

Ka blerë shtëpi 240 mijë euro? Zegjine Çaushi sqaron komentuesit

PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut, Guvernatorit të Bankës

Zjarri përfshin dy restorante në Librazhd, zjarrfikësit shpëtojnë njërin prej tyre

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Italia në Botëror në vend të Iranit, plani i Trump-it për t’u rilidhur me Melonin
Artikulli tjetër Parlamenti turk miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët, nën 15 vjeç

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kosovë/ Arrestohet në Deçan Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt
Aktuale Fokus Kryesore Rajoni Sociale 28 Tetor, 2026
Ilirjan Celibashi: “Inteligjenca Artificale mund të numërojë fletët e votimit, në Tiranë”
HI-Tech Koment Kryesore Politike Sociale 28 Tetor, 2026
Zgjedhjet, Izrael/ Blloku anti-Netanjahu kryeson, por pa shumicë
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
BE, e gatshme për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Serbisë
Koment Opinion Politike Rajoni Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.