SPAK bëri të ditur, se ka krijuar “Taskë Forcën” për të zbuluar, parandaluar dhe goditur krimin zgjedhor, ndërsa Kryeministri Edi Rama nuk po i ndalon pagesat, shpërblimet, punësimet, lejet e ndërtimit, financimet dhe investimet elektorale.
Dje, “Pamfleti” denoncoi urdhërin që Edi Rama i ka dhënë Ministrit të Financave, Petrit Malaj, për t’u paguar 100 milionë Euro paradhënie; 3 koncesinarëve të shëndetësisë dhe 12 kompanive shumë të afërta me Edi Ramën dhe familjarët e tij.
Një informacion i orëve të fundit, zbulon lëvizjen tjetër të paligjshme, që ka nisur të zbatojë Kryeministri, për përdorimin ilegal të burimeve njerëzore, financiare dhe krejt asteve materiale të pushtetit, në shërbim të fushatës elektorale e grumbullimit të votave për PS.
Me një skemë të ideuar prej tij, kryeministri ka caktuar shumicën e ministrive, për të bërë patronazhimin dhe mbështetjen e fushatave elektorale në 12 qarqet e vendit, me mjete, propagandë e fonde të buxhetit, nëpërmjet shpenzimeve të brendëshme jo legale.
Sipas ndarjes që ka bërë Babloku, Ministria e Infrastrukturë-Energjisë dhe Ministria e Sipërmarrjes, kanë në patronazhim financimi qarqet Fier e Berat, ku Babloku parashikon rënie të mbështetjes, megjithëse këto zona janë bastione të PS.
Ministria e Ekonomi-Kulturë-Inovacionit dhe Ministria e Brendshme, që kanë buxhete të mëdha, asete të shumta dhe policinë e IKMT, janë caktuar të kenë në patronazhim financimi Qarkun e Tiranës, ku prej 12 vitesh Edi Rama ka fituar me lehtësi, ndërsa më 11 maj e ka sfidë.
Ministria e Mbrojtjes, që po kështu ka buxhet të madh vjetor, është caktuar të ketë në patronazhim financimi Qarkun e Vlorës; Ministria e Financave është caktuar për patronazhimin e Qarkut të Elbasanit, ndërkohë ka dhe rolin e koordinatores, për kalkulimin, rakordimin dhe justifikimin e shpenzimeve.
Ministria e Arsimit është caktuar për pantronazhimin financiar elektoral të qarqeve Durrës e Dibër; Ministria e Shëndetësisë është caktuar për qarqet Shkodër e Kukës; Ministria e Turizëm-Mjedisit është caktuar për Qarkun e Gjirokastrës.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është caktuar për pantronazhimin financiar elektoral në Qarkun e Vlorës; ndërsa Ministria e Drejtësisë është caktuar për patronazhimin financiar të Qarkut të Lezhës.
Detyra e çdo ministri, është kjo: nga buxhetet e vitit 2025, të sajojnë sa më shumë shpenzime fiktive, që të duken rutinore e justifikohen si shpenzime normale; dhe nëpërmjet procedurash të brendshme, kontratash e faturash false, do futen në kanalet e zeza të fushatës.
Marrë nga Pamfleti.net