KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kryetari properëndimor i Bukureshtit fiton zgjedhjet presidenciale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kryetari properëndimor i Bukureshtit fiton zgjedhjet presidenciale
AktualePolitikeRajoni

Kryetari properëndimor i Bukureshtit fiton zgjedhjet presidenciale

Përditësimi i fundit: 19 Maj, 2025 8:05 am
240 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Kryetari i Komunës së Bukureshtit, Nicusor Dan, ka fituar në balotazhin presidencial kundër kandidatit ultranacionalist, George Simion. Ky rezultat shihet si shprehje e vullnetit të qytetarëve që Rumania të qëndrojë në rrugën e saj properëndimore.

Me 100 për qind të votave të numëruara në orët e para të 19 majit, Dan ka marrë mbi 53.6 për qind të votave (6.17 milionë) në balotazh, përpara Simionit që ka siguruar 46.4 për qind (5.34 milionë), sipas Komisionit Zgjedhor të Rumanisë.

“Është fitorja e juaj, e dini”, tha Dan në një fjalim drejtuar mbështetësve. “Është fitorja e mijëra e mijëra njerëzve që bënë fushatë, që besuan se Rumania mund të ndryshojë. Mos e harroni këtë forcë, sepse kemi ende punë për të bërë”.

Simion, pasi fillimisht pretendoi fitoren, e pranoi humbjen në orët e para të 19 majit, duke zbutur frikën për një përplasje të mundshme.

“Jam krenar për ju dhe e përgëzoj kundërshtarin tim për fitoren”, tha Simion në një postim në Facebook. “Nicusor Dan i fitoi zgjedhjet” dhe ky “ishte vullneti i popullit rumun”.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rekorde, me më shumë se 64 për qind apo rreth 11.6 milionë rumunë nga vendi dhe diaspora që dolën për të votuar – mbi dy milionë më shumë se në raundin e parë dhe më shumë se në votimin fillestar të nëntorit të kaluar, i cili u anulua mes akuzave për ndërhyrje ruse në fushatë.

Simion u fut në garë si zëvendësues për Calin Georgescu, të cili nuk iu lejua të kandidojë pasi fitoi raundin e parë të votimeve në nëntor.

Simion, 38 vjeç, i cili kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën fqinje dhe është kritik ndaj udhëheqjes së Bashkimit Evropian, priu bindshëm në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, duke shkaktuar rrëzimin e një qeverie koalicioni pro-perëndimore.

Ai ndërtoi mbi suksesin e Georgescut, pasi mori rreth 41 për qind të mbështetjes në raundin e parë të votimeve më 4 maj. Dan ishte shumë prapa me pothuajse 21 për qind.

Në shumicën e sondazheve të realizuara që nga ajo kohë, Simion kishte qenë përpara, megjithëse sondazhet më të fundit i paraqitnin kandidatët si më të barabartë.

Simion, lideri i partisë AUR, hodhi poshtë shifrat e exit poll-eve, duke thënë se të dhënat e tij tregonin se ai e kishte fituar votën me rreth 400.000 vota më shumë.

“Unë do të jem presidenti i të gjithë rumunëve, pra do të jem edhe presidenti juaj”, tha Simion në një fjalim duke pretenduar se kishte fituar.

“Faleminderit miliona njerëzve që bënë të mundur një fitore. Është fitorja e një njeriu që ishte i destinuar të bëhej president i Rumanisë, është fitorja e Calin Georgescut”, shtoi ai.

Pas dy përpjekjeve të dështuara për t’u bërë kryetar i Bashkisë së Bukureshtit, Dan u zgjodh në vitin 2020 dhe më pas u rizgjodh në vitin 2024 – pavarësisht kritikave se i mungonin aftësitë në komunikim gjatë mandatit.

Rezultati i zgjedhjeve ishte vlerësuar se mund të ketë ndikim si në ekonominë e dobësuar të vendit, ashtu edhe në unitetin brenda Bashkimit Evropian.

Presidenti i një shteti anëtar të BE-së dhe NATO-s ka kompetenca të konsiderueshme, përfshirë drejtimin e këshillit të mbrojtjes që vendos për ndihmën ushtarake. Ai gjithashtu mbikëqyr politikën e jashtme dhe ka të drejtën të vërë veton për votime në BE që kërkojnë unanimitet. Rumania është njëra nga pesë shtetet e BE-së që nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

Kushdo që zgjidhet, do të duhet gjithashtu të propozojë një kryeministër që të negociojë një shumicë parlamentare për të ulur deficitin buxhetor të Rumanisë – më i madhi në BE.

Presidenti mund të shërbejë vetëm dy mandate pesëvjeçare.

“Ndryshe nga shtetet perëndimore që mund të përballojnë më lehtë gabime, besimi në Rumani mund të humbet shumë më shpejt dhe mund të … kërkojë gjenerata për ta rikuperuar”, tha Radu Burnete, drejtor i grupit më të madh të punëdhënësve në vend.

Votimi në Rumani zhvillohet gati gjashtë muaj pasi raundi fillestar u anulua për shkak të pretendimeve për ndërhyrje ruse – të mohuara nga Moska – në favor të kandidatit të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, të cilit iu ndalua të kandidonte sërish.

Simion i detyrohet shumë nga suksesi i tij zemërimit popullor kundër këtij vendimi, si dhe zhgënjimit me partitë kryesore që fajësohen për koston e lartë të jetesës, pabarazinë dhe korrupsionin.

Ai ka thënë se do të zgjidhte Georgescun, i cili mbështet nacionalizimet dhe një qëndrim të hapur ndaj Rusisë, si kryeministër.

Simion votoi së bashku me Georgescun, i cili e ka quajtur atë “protegun” e tij, në periferi të Bukureshtit, i shoqëruar nga truproja dhe i rrethuar nga mbështetës.

“Votova kundër abuzimeve dhe … varfërisë”, tha Simion. “Votova kundër atyre që na përbuzin të gjithëve”.

Dan votoi në qytetin e tij të vogël në qendër të Rumanisë, Fagaras, përqafoi mësues nga shkolla e mesme ku kishte studiuar dhe thirri njerëzit të votonin duke thënë se “Rumania po zgjedh të ardhmen e saj për më gjatë se pesë vite, është në një pikë kthese”.

“Votova për ndryshim që sjell begati, jo për dekurajimin e investimeve në Rumani. Votova për … një bashkëpunim të mirë me partnerët tanë evropianë dhe jo për izolim”, tha ai.

Po ashtu të dielën, polakët votojnë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Poloni, ku pritet të kryesojë kryebashkiaku pro Bashkimit Evropian i Varshavës, Rafal Trzaskowski, dhe historiani konservator Karol Nawrocki.

“Ajo që (nacionalistët) duan është një Bashkim Evropian sa më pak i integruar”, tha analisti politik dhe historiani Ion M. Ionita. “Një BE ku vendimet merren vetëm në nivel kombëtar, por gjithsesi duke përfituar nga paratë evropiane”.

Disa analistë thanë se dezinformimi online ishte i përhapur përpara votimit të së dielës.

“Po shohim dezinformata që përhapen me shpejtësi të madhe nëpër platformat e rrjeteve sociale – përmes botëve dhe ri-shpërndarjeve strategjike që imitojnë postime autentike”, tha Roxana Radu, eksperte në Shkollën e Qeverisjes Blavatnik të Universitetit të Oksfordit.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dua Lipa, multimilionerja më e re në Mbretërinë e Bashkuar
Artikulli tjetër Merz do verifikojë modelin italian të azilit me Shqipërinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.