KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Merz do verifikojë modelin italian të azilit me Shqipërinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Merz do verifikojë modelin italian të azilit me Shqipërinë
AktualeAnalizeBotaPolitike

Merz do verifikojë modelin italian të azilit me Shqipërinë

Përditësimi i fundit: 19 Maj, 2025 8:13 am
161 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kancelari gjerman  Friedrich Merz e sheh të mundshme të zhvillohen procedura azili në vendet jashtë BE-së për të frenuar migrimin e parregullt në Evropë. Gjatë vizitës së tij të parë si kancelar në Romë, Friedrich Merz (CDU) bëri thirrje për bashkëpunim me vendet e treta për të frenuar migrimin e parregullt në Evropë. “Ne ramë dakord të angazhohemi kundër migrimit të parregullt në Bashkimin Evropian në mënyrë më të vendosur se më parë,” tha Merz të shtunën (17.05.) në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren italiane Giorgia Meloni.

“Iniciativat e ndërmarra nga Italia muajt e fundit, veçanërisht me disa vende mesdhetare, kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme. Këto janë nisma të mira që ne i mbështesim edhe në Gjermani”, tha Merz. Merz dëshiron të verifikojë edhe modelin italian me Shqipërinë. Në lidhje me ndalimin e përkohshëm të këtyre planeve në Itali nga gjyqësori, kreu i CDU tha gjatë vizitës së tij të parë si kancelar në Romë se ishte në dijeni të vendimeve të gjykatave. “Por sigurisht kjo mund të jetë ende një opsion,” shtoi ai.

Qendra bosh në Shqipëri

Koalicioni në Romë, i përbërë nga tre parti të djathta dhe konservatore,  kërkon të zhvendosë në Shqipëri procedurat e azilit për emigrantët e kapur në Mesdhe, por kjo është penguar disa herë nga drejtësia. Gjykata Evropiane e Drejtësisë aktualisht po shqyrton nëse një trajtim i tillë i migrantëve është në përputhje me ligjin evropian. Kampet e ndërtuara posaçërisht në Shqipëri, kanë qenë kryesisht bosh prej muajsh. Deri më tani, modeli nuk ka funksionuar.

Merz tha se zhvendosja e procedurave të azilit do të shqyrtohet pavarësisht përvojës në Itali. Kjo “sigurisht nuk është zgjidhja e problemit”. “Është një kontribut për ta bërë problemin më të vogël”. Merz këmbënguli gjithashtu në zbatimin e shpejtë të reformës evropiane të azilit dhe zgjerimin e bashkëpunimit brenda BE-së në luftën kundër migracionit të parregullt. “Nuk do të shkelim më frenat kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve në Bashkimin Evropian.”

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kryetari properëndimor i Bukureshtit fiton zgjedhjet presidenciale
Artikulli tjetër Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.