KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kurti: “Sa herë që flet Vuçiç, unë nuk ndërhyj, kur flas unë, ai ankohet”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Kurti: “Sa herë që flet Vuçiç, unë nuk ndërhyj, kur flas unë, ai ankohet”
KomentPolitikeRajoni

Kurti: “Sa herë që flet Vuçiç, unë nuk ndërhyj, kur flas unë, ai ankohet”

Përditësimi i fundit: 25 Shtator, 2024 6:32 pm
98 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fajësoi Serbinë për mungesën e përparimit në bisedimet e normalizimit të ndërmjetësuara nga BE-ja ndërmjet dy vendeve, duke akuzuar presidentin e saj Aleksandar Vuçiç se strehoi liderin e një inkursioni të armatosur në Kosovë dhe se nuk e zbatoi një marrëveshje paqeje.

Kështu shkruan Politco.eu, pasi Kurti zhvilloi një bisedë me Nick Vinocur të Playbook të kësaj medie.

Pavarësisht se ndanë të njëjtën tryezë në Bruksel javën e kaluar, dy liderët ballkanikë nuk folën drejtpërdrejt dhe kanë vazhduar të shkëmbejnë thumba.

Pasi Vuçiç tha se nuk kishte “asnjë marrëdhënie” me Kurtin, lideri i Kosovës u kundërpërgjigj: “Kur ai flet, unë nuk ndërhyj. Sa herë që flas, ai ndërhyn”.

 “Qasja e Beogradit nuk është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën”, tha Kurti, një ditë pasi mori pjesë në një drekë në Bruksel të organizuar nga Komisioni uvropian së bashku me homologun e tij serb.

“Si i thanë po Marrëveshjes [Ohrit] por refuzuan ta nënshkruajnë atë?”, ka pyetur Kurti.

Politico ka shkruar edhe për akuzat që Beogradi ia bën Prishtinës për “të drejtat e serbëve në Kosovë”.

“Në një intervistë të fundit me POLITICO, Vuçiç bëri thirrje për të përfunduar zgjedhjet komunale në rajonin e Kosovës, të cilat ishin bojkotuar nga serbët lokalë”, shkruan mediumi.

Kurti në këtë bisedë akuzoi qeverinë serbe për shkeljen e marrëveshjes dhe për strehimin e Milan Radoiçiqit.

“Radoiçiç është i lirë në Serbi i mbrojtur dhe financuar nga Serbia”, tha Kurti.

Kurti drejtoi gishtin edhe kah kryediplomati i BE-së Josep Borrell dhe përfaqësuesi special i bllokut në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajčák.

“Problemi është se zoti Borrell dhe Lajčák nuk i kanë rënë pipit kur ka pasur shkelje. Imagjinoni një arbitër që ec në një fushë futbolli pa pip”.

E kontaktuar nga Playbook për koment, zyra e ministrit të Jashtëm serb Marko Gjuriç dërgoi një dokument tetëfaqesh që akuzon kryesisht Prishtinën për dështimin e krijimit të  Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të vendit.

“Kosova po përdor [argumentin], ‘së pari na duhen nënshkrimet’ vetëm për të luajtur lojën e fajit me Beogradin”, tha ajo.

“Megjithatë Kosova vazhdon të injorojë të gjitha obligimet e saj të dialogut”.

Si përfundim, Politico shkruan se “gjërat nuk po përmirësohen mes Prishtinës dhe Beogradit, gjë që nuk do të ndihmojë asnjërin vend në rrugën e anëtarësimit në BE – ashtu si Komisioni po përgatitet të zbulojë një seri raportesh të detajuara mbi perspektivat e vendeve kandidate”.

 

Marrë nga Politico.eu

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Izraeli gati të ndërhyjë ushtarakisht nga toka, në Liban
Artikulli tjetër Sokol Mëngjesi kërkon në Gjykatë të hiqen akuzat ndaj porositësit të rrahjes së tij

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.