KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kush është kryeministri i ri i Serbisë, Gjuro Macut?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kush është kryeministri i ri i Serbisë, Gjuro Macut?
AktualeAnalizePolitikeRajoni

Kush është kryeministri i ri i Serbisë, Gjuro Macut?

Përditësimi i fundit: 21 Prill, 2025 11:28 am
269 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Gjuro Macut u bë emri më i kërkuar në Serbi më 6 prill, pasi presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiq, e nominoi atë për kryeministër të vendit.

“Besoj se ai do ta sjellë një diskurs ndryshe në jetën tonë politike dhe do të ndihmojë në lehtësimin e tensioneve. Mendoj gjithashtu se ai do të bëjë shumë gjëra të mira dhe të rëndësishme për vendin tonë”, tha Vuçiq.

Tensionet të cilave iu referua Vuçiqi nxitën dorëheqjen e kryeministrit të deritanishëm, Millosh Vuçeviq, në janar, pas tre muajve protestash të udhëhequra nga studentët në gjithë Serbinë.

Protestuesit kanë kërkuar llogaridhënie, duke e akuzuar Qeverinë për korrupsion dhe për mbikëqyrje të dobët të rindërtimit të stacionit të trenit, pasi 16 njerëz humbën jetën kur një strehë prej betoni u shemb në Novi Sad në nëntor.

Kush është Gjuro Macut?

Në fjalimin e tij të parë para parlamentit më 15 prill, Macut tha se protestat e udhëhequra nga të rinjtë janë shprehje natyrale e pakënaqësisë, por kritikoi taktikat, si bllokimi i rrugëve dhe shkollave.

“Kur ua mohoni të tjerëve të drejtën për arsim dhe lëvizje, bëheni uzurpator i lirive të të tjerëve”, tha ai, duke premtuar mbështetje për përfshirjen e të rinjve, por vetëm brenda kuadrit ligjor dhe kushtetues.

Ai u zotua se do t’i rihapë universitetet, duke thënë se Serbia është “e lodhur nga bllokadat dhe përçarjet”.

Macut premtoi gjithashtu do ta ruajë qëndrimin e tanishëm të politikës së jashtme të Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme për serbët etnikë në Kosovë.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, të cilën Serbia ende nuk e pranon, ka pasur tensionet të vazhdueshme mes dy vendeve.

Këto tensione lidhen kryesisht me serbët etnikë në veriun e Kosovës, të cilët nuk e njohin autoritetin e Prishtinës dhe kanë tentuar t’i ruajnë struktura paralele të qeverisjes me mbështetjen e Beogradit.

Bashkimi Evropian e udhëheq dialogun mes dy vendeve që nga viti 2011, me synimin për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre.

Anëtarë të tjerë të kabinetit

Në mesin e 30 anëtarëve të kabinetit, 10 janë fytyra të reja.

Ministri i ri i Arsimit, Dejan Vuk Stevanoviq, është i vetmi profesor në Fakultetin e Edukimit që e ka kundërshtuar publikisht bllokadën e udhëhequr nga studentët që nga fillimi.

Ai është mysafir i shpeshtë në mediat proqeveritare dhe ka kritikuar si profesorët, ashtu edhe studentët që kërkojnë llogaridhënie për tragjedinë në Novi Sad.

Ministri i ri i Informacionit, Boris Bratina, është i njohur gjerësisht për retorikën e tij antievropiane dhe dhe për avokimin e ndalimit të Paradës së Krenarisë.

Ai është xhiruar duke bërtitur “Serbia dhe Rusia – nuk na duhet Bashkimi Evropian!” në një tubim në Beograd në vitin 2009, ku gjithashtu dogji flamurin e BE-së.

Zyrtarisht, Serbia thotë se synim i saj strategjik është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, i cili është investitori më i madh në vend.

“Nuk kam pikëpamje plotësisht pozitive për BE-në, dhe ndoshta këtu dalloj nga të tjerët. Nuk do të nxisja entuziazëm të tepruar për BE-në, pasi ajo ka mjaft probleme”, tha Bratina për Shërbimin ballkanik të Radios Evropa e Lirë (REL), më 14 prill.

Hapja e kapitujve të rinj në negociatat e anëtarësimit të Serbisë në BE është bllokuar që nga dhjetori i vitit 2021.

Bratina e ka quajtur Paradën e Krenarisë “kortezh të sëmurësh” dhe ka thënë se ngjarje të tilla nuk i përkasin kulturës që ai e përshkruan si “thellësisht heteroseksuale” në Serbi.

Organizatorët e Paradës së Beogradit kishin kërkuar tërheqjen e kandidaturës së tij.

Ashtu si shefi i tij, Bratina është anëtar i Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin.

Çfarë mund të pritet nga Qeveria e re e Serbisë?

Anëtarët e opozitës dhe analistët nuk presin ndryshime të mëdha në politikën e brendshme, apo në pozicionin ndërkombëtar të Serbisë, pasi vendi vazhdon të mos pranojë t’i bashkohet Perëndimit në sanksionimin e Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe ruan lidhjet historike e kulturore me Moskën.

Serbia ka gjasa të mbetet partneri i preferuar i Kinës në Ballkan dhe të vazhdojë “miqësinë e hekurt,” siç i përshkruan Vuçiq, marrëdhëniet me Pekinin.

“Fakti që kryeministri i ri është anëtar i lëvizjes së sapoformuar të Vuçiqit tregon qartë se ai nuk është një kandidat politikisht i pavarur”, thotë Zoran Stojiljkoviq, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.

“Ai do të jetë një lloj drejtuesi ‘kukull’, pasi i mungon përvoja e konsiderueshme politike dhe nuk garanton autonomi nga presidenti i Serbisë”, shton ai.

Më 6 prill, kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Bërnabiq, e quajti kryeministrin Macut “të guximshëm, të qetë dhe të qëndrueshëm – gjithçka që Qeverisë serbe i duhet tani”.

Kryeministri në largim, Millosh Vuçeviq, shtoi se Macut është njeri “që mund të hapë dialog shoqëror”.

Por, disa liderë të opozitës e kanë cilësuar emërimin e tij si simbolik.

Dragan Gjilas nga Partia e Lirisë dhe Drejtësisë tha se Vuçiq “po fiton kohë” duke emëruar dikë që “nuk do të zgjedhë ministra, nuk do të formësojë politikë dhe nuk do të marrë vendime”.

Partia serbe Qendra shtoi se “nuk ka rëndësi kush e udhëheq Qeverinë kur është e qartë që Vuçiqi është në krye”.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

E djathta franceze kundër Sanchez

Bota fantastike e rrëfimit progresiv

Kush janë kandidatët që synojnë karrigen e shefit të OKB-së?

“One Albania” pengoi policinë të zbulojë Call Center-at mashtrues

Gjirokastër/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shitjet e Tesla-s bien globalisht, por kërkesat rriten në Ukrainë
Artikulli tjetër Berlin: Bum ndërtimesh në horizont?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria e Shqipërisë së varfër, që sillet si e pasur
Aktuale Analize Kryesore Sociale 21 Prill, 2026
Rrokadë kullash në Tiranë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Prill, 2026
Deputetët e Melonit kërkojnë “sukses” në Gjadër
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 21 Prill, 2026
Migrimi i paligjshëm i shqiptarëve drejt Britanisë bie ndjeshëm në vitin 2025
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 21 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.